Don Duka, pse je trembur dhe të ka kapur paniku…

Nga Erjon Braçe

Mirmengjes Don Duka!!

Cfare ke?

C’eshte ky panik kaq i madh?

Nga se je trembur?

Ti sikur je i ligjshem, i ndershem, i paster, mbi te gjitha transparent?!

Cfare ka ndodhur qe je shqetesuar kaq shume?! Ke nje pergjigje?

Pooo e vertete eshte, prej me shume se dy muajsh, kam kerkuar informacion per nje ceshtje qe ka te bej me te ardhurat e krijuara nga tatimi mbi te ardhurat e ligjshme per cdo te punesuar, te kontraktuar ne Federaten Shqiptare te Futbollit!

Kerkesa eshte thelbesisht e ligjshme, bazuar ne Kushtetuten e vendit, rregulloren e Kuvendit, pika ime e referimit si deputet dhe kryetari i komisionit per ekonomine e financat!

Pra nuk kam urdheruar kend, nuk eshte ne tagrin tim te urdheroj, kam kerkuar te disponoj kete informacion!

Mund ta kisha adresuar kete kerkese edhe tek ty, direkt, por nuk me intereson ti, me intereson zbatimi i ligjit njesoj per te gjithe dhe, pa as me te voglin diskutim, me interesojne te ardhurat ne buxhetin e shtetit.

Eshte detyre e imja kjo.

Mendoja se deklarime te tilla, ti ne krye te FSHF i beje online, si te gjithe, madje sic ne bizneset e tua te shumta.

Por nga pergjigja e pare marre nga Tatimet, me rezultoi se ti nuk e ben kete per te gjithe.

Ndaj jam detyruar te detajoj informacionin qe kerkoj, duke kerkuar listen e te punesuarve-e ben edhe biznesi i vogel kete, listen e te kontraktuarve-e ben cilido tatimpagues kete,

shumat e paguara si rroga, shperblime, bonuse etj, perfshire shumat ne zbatim te kontratave si dhe tatimin ne burim paguar per to ne baze te ligjit perkates per te ardhurat personale.

Jane te ardhura te tauteshme te detajuara ne ligj keto.

Cfare ka ketu per panik?

Perse je trembur Armand?

Nuk me intereson hic sa para merr e ndan ti, po fare.

Me intereson a e merr apo jo buxheti i shtetit tatimin qe parashikon ligji per keto te ardhura!

Pra, cdo gje eshte e ligjshme nga germa e pare deri tek e fundit!

Parate qe ti besojne te tjeret, perdori si te duash kur komuniteti qe ti perdor te lejon te besh qef dhe as qe me duhet.

Per parate e tatimeve te percaktuara me ligj do pergjigjesh njesoj si ai biznesi i vogel aty rreth e rrotull selise tende!

Me pelqen qe e ke frike ligjin Armand!

Por ne fillim bindju, zbatoje deri ne qindarken e fundit!

Dy fjale per gazeten Panorama Sport;

Kryeredaktor, mendoj qe ti duhet te mesohesh ti referohesh fakteve, kjo e para, pastaj komentet beji si te duash.

Letra qe perdor, nuk ka asnje urdher ne permbajtje, eshte teresisht e ligjshme ne rastin kur ti i referohesh Kushtetutes, ligjit, rregullores.

Termat “urdher”, “sulm” etj si keto, nuk kane lidhje me te verteten, faktet, dokumentet.

Kujtoja se te kerkosh transparence referuar permbushjes se interesit publik-kete here tatimet e paguara ne buxhetin e shtetit, eshte detyrim edhe ne median tende.

Por kur behet fjale per FSHF-ne, ti tjetersohesh!

Madje kujtoja se kur ti paguan regullisht tatimet, ke interes qe kete ta bejne kaq ligjshmerisht edhe te tjeret.

Por perseri, kur behet fjale per FSHF, ti harron qe per vete paguan tatim mbi rrogen, shperblimet, bonuset!

Epo une nuk e bej dot kete!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...