FOTOT: “Tri motrat e Zogut udhëtuan me producentin e famshëm kinematografik amerikan”

“Paris-soir” ka botuar, të martën e 29 marsit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me udhëtimin e tri motrave të Mbretit Zog nga Amerika për në Francë, në të cilin shpjegon arsyen e kthimit të tyre të përshpejtuar në Evropë.

Nga Aurenc Bebja 

Tri motrat e Mbretit Zog, princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, të cilat kaluan disa javë në Amerikë, po kthehen në Evropë në bordin e “Queen-Mary”.

Ato mbërrijnë këtë pasdite në Cherbourg (Francë).

Producenti i njohur kinematografik amerikan, Samuel Goldwyn, i cili u pati propozuar princeshave shqiptare që t’i bëjë të famshme, gjendet gjithashtu midis pasagjerëve të “Queen-Mary”.

Motrat e Mbretit Zog përshpejtuan kthimin për në Evropë, në mënyrë që të merrnin pjesë në martesën e vëllait të tyre me Princeshën Geraldinë Apponyi; ceremonia do të zhvillohet me 27 prill në Tiranë.

Gjatë paradës ushtarake, pas martesës, do të marshojë një regjiment i tërë i amazonave shqiptare, të veshura me uniforma piktoreske dhe të udhëhequra nga Princesha Maxhide.

Është kjo e fundit, e frymëzuar nga idetë moderne, që ka krijuar këtë regjiment amazonash, të rekrutuara në mesin e vajzave të familjeve më të mira të Shqipërisë. (darsiani)

2 komente në “FOTOT: “Tri motrat e Zogut udhëtuan me producentin e famshëm kinematografik amerikan””

  1. vito says:

    SHYQYR qe nuk jan kalamojt e ENVERIT se do hidheshin llumi te qanin hallin e parave te popullit ,do behej nami duke shar e çfryr , se jan njerez me dy surreter kur behet fjal per llumin e antishqiptaret jan tolerant dhe modern , kur behet fjal per regjimin qE SHKOJ NUK BEJN KADO , çfryn te ter arsenalin e fyerjeve dhe shajeve ,prandaj ne nuk bejm kurr prokopi si popull , se jemi plera te pa sinqert , nuk e themi kurr te verteten , sidomos ne kte koh kan frik me keq se ne kohen e PPSHse , po ti thuash antishqiptar perkedhelen , por komunist mos i thuj e kan per shum ofendim , dumbabista hesapi. shetisnin me parat e popullit SHQIPTAR kto zonjat brravo i qoft.

  2. vito says:

    SHYQYR qe nuk jan kalamojt e ENVERIT , se do hidheshin llumi komentusve te qanin hallin e parave te popullit ,do behej nami duke shar e çfryr , se jan njerez me dy surreter kur behet fjal per llumin e antishqiptaret jan tolerant dhe modern , kur behet fjal per regjimin qE SHKOJ NUK BEJN KADO , çfryn te ter arsenalin e fyerjeve dhe shajeve ,prandaj ne nuk bejm kurr prokopi si popull , se jemi plera te pa sinqert , nuk e themi kurr te verteten , sidomos ne kte koh kan frik me keq se ne kohen e PPSHse , po ti thuash antishqiptar perkedhelen , por komunist mos i thuj e kan per shum ofendim , dumbabista hesapi. shetisnin me parat e popullit SHQIPTAR kto zonjat brravo i qoft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *