FOTOT: Romana Vlahutin injoron Lulzim Bashën

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri  Romana Vlahutin, duket se i ka marrëdhëniet mjaft të ftohta me kryedemokratin Lulzim Basha që pas sulmeve të shumta që deputetët e tij dhe mediat e kontrolluara nga opozita kanë ndërmarrë ndaj saj.

Gjatë takimit me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, Vlahutin zgjodhi të qëndrojë e distoncuar duke zgjedhur që të mos e dëgjojë teksa ai fliste.

Ashtu siç mund të shihet edhe nga fotografitë e mëposhtme, se sapo Basha filloi të flasë me shefen e saj Mogherini, Romana bëri të pa interesuarën, kerkoi gjatë në çantën e saj dhe filloi të lundrojë në celular.

Duket qartë që ambasadorja ka treguar shenja të zemërimit të saj me liderin e opozitës i cili prej kohësh ka kordinuar sulme frontale ndaj misionit europian në Shqipëri. (TemA)

 

                 Loading...