FSHF trembet nga kontrolli financiar, justifikon detyrimet ligjore si sulm politik

18 Prill 2018, 14:18Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të evitojë një kontroll të mundshëm të kërkuar nga zyra e Tatimeve mbi të ardhurat e përfituara nga personat e kontraktuar në 8 vitet e fundit nga institucioni i futbollit.

Në një reagim të publikuar nga institucioni i futbollit, gjithçka është cilësuar si ndërhyrje politike në punët e institucionit duke thyer ligjet shqiptare.

Njëkohësisht, institucioni i futbollit ka premtuar betejë ligjore kundër kësaj kërkese, që lë të kuptohet se do të kundërshtojë kërkesën që i ka mbërritur nga zyra Rajonale e Tatimeve.

NJOFTIMI I FSHF

FSHF njofton opinionin publik se nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë ka ardhur një shkresë ku kërkohet kontroll në vend me objekt: Tërheqja e dokumentacionit të kërkuar sipas shkresës së ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë, me Nr.Prot.551/2, datë 28.02.2018, ku kërkohet:

FSHF bën me dije se ky informacion është i depozituar në organet tatimore në mënyrë të rregullt dhe në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Në mbyllje të çdo viti pasqyrat finanaciare auditohen nga një kompani ndërkombëtare auditimi. Këto raporte janë të publikuara për të gjithë.

FSHF nuk ka asgjë për të fshehur, në raport me detyrimet ndaj buxhetit, dhe në respekt të ligjeve ne fuqi.

Por, FSHF konstaton me keqardhje që kjo kërkesë është e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me procedurat normale të kontrollit tatimor.

Së pari, kërkesa nuk është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, por nga një deputet i mazhorancës.

Fatkeqësisht, kjo kërkesë është në tejkalim të Ligjit, saktësisht të Nenit 8 të statusit të Deputetit, në bazë të të cilit “deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij nga përfaqësues të organeve shtetërore qendrore, si dhe ato vendore.

Por në fakt, në kërkesën e tij Deputeti i mazhorancës kërkon jo “ Shpjegime”, por një informacion për një palë të tretë, që është ndër të tjera edhe një OJF, në rastin konkret Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo është gjithashtu në shkelje flagrante me Ligjin Nr.9920, “Për procedurat tatimore” saktësisht në nenin 31 të këtij Ligji, i cili sanksionon konfidencialitetin e të dhënave.

Së dyti, në këtë rast organet tatimore shpërdorojnë detyrën, sepse kërkesa e Deputetit të mazhorancës është në bazë të Ligjit, që vetëm të kërkojë” shpjegime” dhe jo të iniciojë kontrolle në palë të treta.

Organet tatimore i kanë informacionet e depozituara nga FSHF dhe janë të lirë të japin shpjegimet e tyre, sipas ligjeve në fuqi.

Kërkesa për verifikim në vend nga organet tatimore është tej kërkesës së paarsyeshme ligjore të Deputetit të mazhorancës, ç’ka na bën të mendojmë se ka një prapavijë të pastër politike.

FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjshme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.

4 komente në “FSHF trembet nga kontrolli financiar, justifikon detyrimet ligjore si sulm politik”

  1. Vito Kermilli, shoku i Nikos says:

    Ore zotni Duka, po kur nuk ke probleme perse nuk e dorezon informacionin qe ke? Car pune te prish ty qe rikontrollohesh eshte nga kuvendi? ?
    Ta them une ku fle lepuri :
    Lepuri fle tek : Union Bank ka kontrate sponsorizmi me FSHF, ndersa ALBANIAN COURIER ne pronesi te UNION GRUP SH.P.K. te Niko e Mond Leka, VaruzhanPiranjani ,aksionere te Union Bank, kane nje firme te perbashket KATO VORA ALBANIA, 16/02/2017 , kapitali 100 000 leke, 50 % me AIBA Kompani ne pronesi 100% te Armand Dukes.
    Litari po mblidhet…
    Skema KLASIKE : investim në pasuri të paluajtshme, makina luksoze, kompani mediatike ( botim, prodhim dhe shpërndarja e revistave psh Monitor ) me kapitale në para , transaksione në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, shërbim postar, agjensi doganore, kompani ndërtimi, agjensi udhëtimesh, këmbim valutor dhe transfertë parash, veprimtari e agjentit për transfertë parash në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jobankë ose në instrumente të ndryshme financiare etj. etj. etj
    PASTRIM PARASH.

  2. alesia says:

    o tema, jeni bere me Duken tani? te papar jeni…. kaq shpejt ua dha paret Duka?

  3. Ton says:

    Duhet kontrolluar kjo nuk diskutohet. Ne Gjermani hyri Henes brenda nga taksat… por gabimi eshte qe nuk mund te kontrollohen me urdher politikani. Tatimet kane vite we nuk drejtohen si duhet… paaftesia e drejtuesve eshte proverbiale.

  4. dajti says:

    Ore debil qe dukesh nga surrati qe je i korruptuar kur i ke dokumentat ne rregull çfare ke qe perdridhesh si kurvat? Kerkesen ta ka bere nje organ ligjor dhe zbatoje! Pse e ben politike çeshtje? Ai Braçe mgjth se nuk duhet te prononcohet ne TV, ka te drejte te dije çfare pislliqesh ben ti me pagesat. Prandaj i ka dhene voten shumica e popullit te na mbroje nga hajdutet si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje