Gjermania skeptike për zgjerimin? Rama: Ka forca politike në Bundestag që mbështesin PD, furnizohen me propagandë

18 Prill 2018, 12:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat se Gjermania është njëvend spektik përsa i përket zgjerimit dhe anëtarëtsimit të Shqipërisë në BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, një ditë pas marrjes së rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave Rama tha se në Gjermani ka forca politike brenda koalicionit që mbështesin Partinë Demokratike në Shqipëri, që ushqehen nga propaganda, ashtu si dhe ka ndonjë që ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar.

Ndërksa teksa u pyet nga gazetarët për Saimir Tahirin shefi i qeverisë tha se për procesin e tij kuvendi ka zbatuar në frymë e gërmë, gjithçka Komisioni i Venecias ka nënvizuar për rastet kur komisioni thirret për të trajtuar çështjen e masave për një deputet.

 “Meqë Federica e mbylli me Ferrarin unë po e mbyll me Mercedesin, Gjermania nuk është vend skeptik për zgjerimin përkundrazi është një vend kampion i projektit të Europës së bashkuar dhe kancelarja Merkel është në krye prej vitesh të një procesi që jo rastësisht ka marrë dhe lidershipin për të shpallur raport të ri me Ballkanin Perëndimor. T’i bëjmë të qarta këto dallime që të mos ngatërrohemi me këmbët tona.

Në Gjermani si dhe vende të tjera ka njerëz që janë skeptikë, dhe ka një forcë që ka hyrë së fundmi në parlamentin gjerman që është kundër politikave të zgjerimit në BE.

Por për fat është jashtë koalicionit qeverisës, por ka dhe brenda koalicionit që mbështesin Partinë Demokratike në Shqipëri, që ushqehen nga propaganda, ashtu si dhe ka ndonjë që ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar, dhe është normale dhe s’ka asnjë problem, por ne duhet të përballemi me argumentat.

Është e rëndësishme që të shpjegojmë se në procesin e Saimir Tahirit, kuvendi ka zbatuar në frymë e gërmë, gjithçka Komisioni i Venecias ka nënvizuar për rastet kur komisioni thirret për të trajtuar çështjen e masave për një deputet. Unë e kam thënë që presim që Prokuroria të rikthehet me të paktën 1 provë, jo 10, 1 të vetme, dhe Prokuroria është shumë larg së qënit një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme.

Përpjekjet për të na ndaluar, vonuar e penguar do të jenë në këtë proces, por ne do t’i kapërcejmë të gjitha, rëndësi ka që kemi marrë dëftesën e provimit, të pastër, të qartë të drejtëpërdrejtë. Akrobacirat politike që duan të bëjnë të tjerët,” tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje