Hapja e negociatave, Mogherini: Ne mbajtëm fjalën pasi ju realizuat Reformën në Drejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini  tha se rekomandimi pozitim për hapjen e negociatave ishte rezultat falë një pune kolektive si edhe rezultat i të gjitha institucioneve të Shqipërisë.

Duke folur ne konferencën për shtyp në selinë e kryeministrisë Mogherini  tha se mbajtëm fjalën për rekomadimin pozitiv për hapjen e negocitave pasi ju realizuat Reformën në Drejtësi.

Më tej ajo tha se tani është momenti për të festuar, por edhe për të parë se çfarë pune e pret Tiranën nga tani e në vijim.

Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsërisim gjithmonë.

Vitin e kaluar ishim krahë për krahë njëri tjetrit ku unë përballë medias u shpresa mjaft qartësisht përballë qytetarëve të Shqipërisë se Komisioni Europian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, Ju e realizuar ne përmbushëm atë që thamë.

Është moment mjaft historik, sepse është një punë e përbashkët që ne e kemi bërë dhe në BE.

Do të doja që ti bashkohesha kryeministrit për të falenderuar të gjithë që kanë punuar për arritjen e këtij rezultati po dhe kolegëve të mi në Bruksel që kam punaur mjaft ngushtë, presidentin Juncker, komisionerin Hahn dhe të gjithë komisionerët që kanë mbështetur deri tani.

Vlerësimi i komisionit që ne miratuam dje thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në raportin dhe rekomandimet e fundit të miratuar një vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat.

Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara, është moment festimi po dhe momenti për të parë punët e mëtejshme që do bëjmë së bashku.

Për mua është e qartë 100% dhe numrin e të rinjve shqiptarë që bëjnë komente entuziaste. Kjo është një punë që duhet të vijojë për shkak të njerëzve tuaj.

Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem kuy është një nga vendet e Europës që ka besimin më të lartë në BE.

Nuk është vetëm një vendosmëri e fortë e popullit shqiptar për tu bashkuar me BE, por në interes të BE që të marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj se do të jetë shpejt.

Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët.

Është moment festimi por duhet parë se ç’punë mund të bëjmë më tej së bashku.– tha Mogherini. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *