Ja kush interesohet për Gurin, “ylli” i ri i kampionatit mund të mbush arkat e Kukësit

18 Prill 2018, 11:37Sport TEMA

Sindrit Guri është një prej lojtarëve më të mirë jo vetëm të Kukësit, por dhe gjithë kampionatit shqiptar. Shtatlarti shkodran po shkëlqen me Kukësin dhe ka arritur të kryesojë listën e golashënuesve me 15 të tillë në 28 takime. Guri ka arritur shifra të frikshme për vitin 2018.

Kurr drejtimin e ekipit e mori Peter Pakult, Gurit iu dha ajo çka i takonte, pozicioni i qendërsulmuesit, pasi me ish-trajnerin Milinkoviç ai luajti shpeshherë si mesfushor i djathtë. Shkodrani ka shënuar plot 11 gola në kampionat në 12 javë dhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë.

Pra, me 15 golat e tij në total në kampionat dhe 4 të tillë në Kupë, me formën e jashtëzakonshme që po kalon 24-vjecari ka rënë në sy në Europë dhe më gjerë. Shumë klube europiane po monitorojnë sulmuesin dhe disa prej tyre kanë kërkuar informacione konkrete për të.
OFERTË NGA BELGJIKA Mbas ofertës prej 500 mijë eurosh që Kukësi refuzoi nga Ganguan FC në Korenë e Jugut, tashmë në adresë të verilindorëve ka ardhur një letër interesi nga një klub belg. Gazeta zbulon ekskluzivisht se bëhet fjalë për klubin e Lokeren, drejtuesit e të cilit kanë kontaktuar me drejtues të klubit të Kukësit dhe kanë shprehur interes për të. Paraprakisht, belgët kanë ofruar një shifër prej 450 mijë eurosh, por është presidenti Gjici që iu ka komunikuar vartësve të tij që Guri e ka çmimin 1 milion euro, kush e do, le ta paguajë.

Gjici ka refuzuar kategorikisht këtë shifër. Belgët duket se kanë gjetur terren në kampionatin shqiptar dhe konkretizimi i parë ishte talenti Kristal Abazaj, i cili kaloi te gjigantët e Anderlehtit. Gazeta mëson se, në lidhje me Gurin, dy agjentë të Lokeren kanë ndjekur nga afër shtatlartin në takimin FlamurtariKukësi, ku për fat të mirë në atë takim shkodrani shënoi golin e barazimit. Burime të sigurta pranë klubit verilindor bëjnë me dije se belgët janë shprehur se oferta e tyre mund të shkojë deri në 700 mijë euro. Mbetet për t’u parë reagimi i presidentit Gjici, i cili duke parë rendimentin dhe cilësitë e “xhevahirit” të tij, nuk e lëshon pa u paguar klauzola prej 1 milion eurosh.

ZVICËR Për sulmuesin ka disa klube të tjera zvicerane që janë në vëzhgim të tij, drejtues të të cilëve janë në kontakte me homologët e tyre te Kukësi. Gazeta mëson që ka interesime konkrete deri në kuadrin e ofertave në adresë të skuadrës kampione në fuqi për bomberin. “Panorama Sport”, nga burime të sigurta, bën me dije se Grasshopers ka bërë një ofertë në klub. Drejtuesit e skuadrës zvicerane kanë nisur negociatat me homologët e tyre të Kukësi.

Gjithashtu, gazeta ka më- suar se skautët e skuadrës në fjalë do të jenë sot në “Zeqir Ymeri” për të ndjekur nga afër sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Laçit dhe paraqitjen e sulmuesit shkodran. Një gjë është e sigurt, për Gurin është sezoni i fundit në Shqipëri dhe kalimi i tij në një klub europian është çështje kohe. (PanoramaSport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje