Mobindja civile, Mogherini mesazh opozitës: Merrni përgjegjësitë, bashkoni forcat për të ecur me integrimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka përcjellë një mesazh për opozitën e vendit.

E pyetur lidhur me mosbindjen civile, diplomatja e lartë e BE-së shprehet se kur bëhet fjalë për interesat e vendit duhen bashkuar fuqitë dhe se përçarja mes palëve nuk është pozitive.

Mogherini i sugjeron deputetëve opozitarë që të marrin përgjegjësitë dhe të punojnë në rrugë institucionale për integrimin e vendit…

“Unë do të takohem me opozitën sot. Mesazhi im për ta do të jetë saktësisht si mesazhi për kryeministrin.

Ky nuk është rezultat i njërës apo tjetrës parti.

Nuk është rezultat për një institucion apo një tjetër, është për të gjithë ata që kanë punuar vendin kaq thellësisht gjatë dekadës së fundit.

Jo vetëm të marrin meritën për të, por edhe përgjegjësitë për të ardhmen.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në BE që rrugëtimi të jetë përdorur nga njëra apo tjetra parti. Unë shoh mjaft unitet kur bëhet fjalë për aspiratën e anëtarësimit në BE.

Më duhet të them se nëse Shqipëria dha rezultate në reformën në drejtësi, në vetting, kjo ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë.

Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon brezat.

Kjo nuk është çështje e partive politike, e qeverisë apo e opozitës, është përpjekje kombëtare.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit në qershor, Komisioni u shpreh se vlerësimi që ne bëjmë është që kushtet janë përmbushur.

Me një rekomandim qartësisht pozitiv për këshillin duke presupozuar që reformat do thellohen.

Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në terma teknike. Më pas i takon Këshillit të marrë vendim.

Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe vlerësimin teknik që e bëmë dhe rezultati ishte pozitiv”– tha Federica Mogherini. (TemA)

Hapja e negociatave, Mogherini: Ne mbajtëm fjalën pasi ju realizuat Reformën në Drejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Mobindja civile, Mogherini mesazh opozitës: Merrni përgjegjësitë, bashkoni forcat për të ecur me integrimin”

  1. xoni says:

    E thu moj zonje e thu po kujt ja thu ,a merr vesh Sali krimineli me Monika FLORIDIN.

  2. Dibrani says:

    Fuck Europeeeeee ,..Europa eshte vendi qe ka marr ne qaf shqiptaret gjithmon

    Europa gjithnje ka favorizuar Sllvet ,..ngaqe me shum se gjysma e tyre jan Sllav ne gjak

    Shqiptaret nuk kan lidhje me Europen,..as me zakone,.as pamje fizike,..as me gjak,..as me histori ,..dhe as me gjuh

    Ato Shqiptare qe lidhin veten e tyre me gjermanet apo skandinavet jetojne ne fantazin Europjane e te qenurit i bardh apo bjond ,…dhe kjo lloj fantazi thjesht ul rracen tende dhe historin tende.

    E njejta fantazi shikohet dhe tek Europjanet te cilet lidhin kulturen e tyre me Greket e lashte te Balkanit per tu krenuar me historin e tyre te antikitetit

    Stop propagandes Europjane ,..Shqiperia e Shqiptareve

Lini një Përgjigje te xoni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *