”New York Times”: KE jep lajmin e mirë për negociatat e Shqipërisë me BE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në artikullin kushtuar takimit të djeshëm të Parlamentit Europian, gazeta e njohur amerikane ”New York Times” i kushton vëmendje edhe rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

”Ndërkohë që Europa po mendon se çfarë do të bëjë pas Brexit, Komisioni Europian ka lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë duke rekomanduar fillimin e negociatave zyrtare për anëtarësimin në BE”, shkruan NYT, raporton ata.

”Aktualisht, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë duke i zhvilluar këto negociata, për një anëtarësim në BE që nuk ka të ngjarë të paktën deri në vitin 2025 apo më vonë. Por, ky lajm ishte një shenjë domethënëse progresi për Shqipërinë dhe do të përfaqësojë fillimin e parë të negociatave të anëtarësimit në gati pesë vite”, thekson ajo.

Megjithatë, Komisioni vë në dukje se “rezultatet konkrete dhe të prekshme” për të siguruar një sistem gjyqësor të pavarur “do të jenë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e quajti “një kapitull të ri në historinë tonë të përpjekjeve të gjata, mundimeve, humbjeve dhe rezultateve gjatë të paktën tre dekadave për të realizuar ëndrrën tonë evropiane”.

Gjatë një interviste me telefon nga Tirana, zoti Rama tha se procesi i hyrjes në BE tani është “fokusuar në detaje dhe është i vështirë”, duke marrë parasysh problemet e brendshme europiane.

Por, për Ballkanin Perendimor, “vende që nuk kanë histori shumë bujare, rruga europiane është i vetmi instrument për t’u modernizuar dhe për të ndërtuar shtete dhe institucione të besueshme”, përfundon gazeta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *