Rama ftesë publike Bashës: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë, ja oferta ime për opozitën

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh publik për kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.

Shefi i qeverisë e ka ftuar liderin e opozitës që të bashkpunojnë bashkarisht në funksion të integrimit të Shqipërisë në familjen Europiane.

Rama ka ftuar të gjithë zërat kundër tij që të lenë brenda vendit “betejat politike” dhe ta përqafojnë ashtu siç duhet veten në sy të ndërkombëtarëve…

Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe çudira në vijim, se loja politike nuk është ndonjë gjë e vështirë për t’u kuptuar.

Por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi, vendosmërinë e argumentave dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën më të lehtë këtë punë jo të lehtë.

Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos u trajtuar si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematike të natyrshme, që do i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente dhe dëftesa që kem në dorë nga dje na e bën më të lehtë këtë punë. 

Por sot i lutem, jo si kryeministër, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës që të mos bashkëpunojnë me faktor të jashtëm politik që për interesa të brendshme do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

Të mos udheheqë zyra deputetësh me gjysmë të vërteta dhe të mos eksportojnë baltën e luftës tonë të brendshme politike, por ta lënë mënjanë mllefin kur flasin në gjuhë të huaj.

Ftoj Bashën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, dhe t’u kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend.

Nuk kam fituar unë e PS dje, ka fituar e gjithë Shqipëria, e dimë të gjithë që shqiptarët, të majtë apo të djathtë, nuk kanë mes tyre asnjë ndasi,”u shpreh kryeministri.

Gjermania skeptike për zgjerimin? Rama: Ka forca politike në Bundestag që mbështesin PD, furnizohen me propagandë

Negociatat, Rama në konferencë me Mogherinin: Sot nis kapitull i ri historik, ja mesazhi për penguesit e integrimit brenda dhe jashtë vendit

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...