RAPORTI: Rrjetet sociale kërcënojnë fëmijët, numër rekord imazhesh që tregojnë abuzimet

18 Prill 2018, 11:06Hi-Tech TEMA

Sipas “The Independent”, rrjetet sociale po bëhen një kërcënim mjaft serioz për fëmijët të cilët po ekspozohen çdo ditë dhe më shumë ndaj rreziqeve të ndryshme .

The Internet Watch Foundation, ka gjetur në faqe të ndryshme interneti imazhe të abuzimeve seksuale të bebeve dhe fëmijëve nën 10 vjeç.

Pedofilia ka qenë gjithmonë e pranishme, por ky zhvillim që po merr edhe në rrjetet sociale është i frikshëm.

Rreth 80.000 faqe online janë gjetur në vitin 2017, 37% më shumë sesa vitin në vitin 2016 dhe kjo shifër është akoma në rritje.

Një zhvillim tjetër alarmues është edhe fakti që jo vetëm pedofilët i shpërndajnë fotot e fëmijëve, por në shumë raste janë dhe vetë fëmijët që postojnë foto origjinale të tyre.

Susie Hargreaves, shefja ekzekutive e IWF (The Internet Watch Foundation) tha se njerëzit kanë më shumë informacion për këtë çështje sesa në vitet e kaluara, por përsëri duhet të bëjnë shumë kujdes me lirinë që ju japin fëmijëve në rrjetet sociale dhe se duhet ti edukojnë ata mbi rrezikun që mbart shpërndarja e fotografive të tyre online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje