Xhafaj: Me kontributin e çdo qytetari, institucioni, organizate, mund ta mbajmë të frenuar kriminalitetin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dibra ishte qarku i dytë ku u mbajt Forumi Qytetar për Sigurinë Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. Të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, ambasadori britanik në Tiranë, deputetë të zonës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qindra qytetarë.

Ministri Xhafaj tha se çështjet e rendit publik nuk duhet t’i ndajnë partitë politike apo njerëzit sipas bindjeve, pasi të gjithë kërkojnë jetë më të qetë. Ai shtoi se për të pasur një qytet të sigurt, duhet të gjithë të bashkëpunojnë me policinë.

“Nëse flasim për parandalim, a ka detyra Policia? Absolutisht po. Dhe ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Por nëse ndëshkimi është aktiviteti dhe funksioni ynë kryesor, përgjegjësia jonë kryesore, padyshim parandalimi është një përgjegjësi dhe një detyrë për ne, por unë besoj fort që është një detyrë dhe një angazhim jo thjesht dhe vetëm për Policinë, por për të gjithë, për çdo qytetar të këtij vendi. Sepse nga kontributi i çdo qytetari, çdo institucioni, i çdo organizate, i çdo komuniteti ne mund ta mbajmë të frenuar kriminalitetin, mund ta parandalojmë futjen e të rinjve dhe të rejave në rrugën e krimit dhe ta bëjmë më të shëndetshme shoqërinë tonë”, theksoi z.Xhafaj.

Ministri tha se projekti i Policimit në Komunitet, do të ketë në fokus një kontroll më të mirë të territorit. Ai shtoi se synohet gjithashtu një transparencë më e mirë të punës së Policisë si dhe llogaridhënie e drejtuesve të saj.

Unë jam shumë i bindur që Drejtori i Policisë do të mendojë gjatë për këtë event. Sot dhe në vijim do ta ketë më të vështirë punën e tij, sesa dje. Se ka dalë para qytetarëve, ka folur para tyre. Nesër do të vijë përsëri këtu Drejtori dhe ne të gjithë bashkë dhe nuk themi më se çfarë duam të bëjmë, por edhe se çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë dhe çfarë mund të bëjmë sërish akoma më mirë bashkë. Ky është një instrument, një mekanizëm që policia, drejtuesit e policisë, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ekipi i tij në nivel qendror dhe nivel vendor të kuptojnë se jemi këtu, jo thjesht për të qenë në një karrige, por për të qenë në shërbim të qytetarëveDhe organizimi i ri që ne kemi filluar në Polici synon pikërisht këtë gjë, një shërbim më të mirë. Çdo njeri në lagjen e vet, në komunitetin e vet të dijë se kë ka punonjës policie, cili është polici që i shërben. Nga ana tjetër polici të njohë se kujt i shërben, çfarë problemesh ata kanë”, nënvizoi z.Xhafaj.

“Fakti që morëm një ftesë për të qenë në këtë event është një konfirmim i radhës i dëshirës dhe i bashkëpunimit të qeverisë britanike me qeverinë shqiptare për të zgjidhur çështjen e krimit. Ne jemi shumë të lumtur të ndajmë eksperiencën tonë sesi i jemi përqasur luftës kundër krimit të organizuar. Parandalimi është puna me komunitetin, për t’u përballur me krimin, është pikërisht ajo që Ministri propozoi”, nënvizoi ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman, pjesë e takimit. 

Duke u ndalur tek Vetting-u në Policinë e Shtetit, ai deklaroi se qëllimi nuk është largimi i disa punonjësve dhe zëvendësimi i tyre, por të pasurit e një trupe policore me integritet moral.

Kemi qenë fare të qartë kur nisëm Reformën në Drejtësi (për të cilën ka njerëz pro e kundër, ka njerëz që besojnë më pak dhe shpresojnë ta shohin që të besojnë më shumë, ka dhe kundërshtarë pa dyshim). Por që në ditën e parë kur e kam nisur Reformën në Drejtësi, dhe që në ditën e parë kur erdha në Ministrinë e Brendshme, kam qenë dhe vijoj të jem i bindur se nëse ka një Drejtësi dhe një Polici me njerëz me integritet e të ndershëm, e ka shumë më pak të lehtë mundësinë politika dhe çdo lloj pushteti të abuzojë me interesat e qytetarëve. Nëse ka njerëz të ndershëm në Polici, në Policinë Kriminale, ata nuk hezitojnë që për çdo lloj korrupsioni ekonomik dhe financiar në të gjitha nivelet, të veprojnë, të reagojnë dhe të ndëshkojnë. Por nëse edhe ata janë të korruptuar, të gjithë janë të korruptuar. Nëse njerëzit që shërbejnë në Drejtësi e Polici janë njerëz të ndershëm e me integritet, ata  mund t’i vënë kufirin tek thana çdo lloj zyrtari që abuzon me interesat e ligjshme të qytetarëve. Ndaj kam qenë fare i qartë në nisje të këtij procesi. Kemi qenë të gjithë të vendosur”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve dibranë që qarkullimin, tha se me riformatimin që do t’i bëhet Policisë Rrugore do të ketë një organizim më të mirë në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Dua të ndaj edhe me ju që mbi bazën e studimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Policia Rrugore do të riformatohet dhe do të ristrukturohet përsa i përket organizimit të saj, duke u organizuar mbi bazë qarku me qëllim që ne të mbulojmë të gjithë akset kryesore rrugore dhe jo t’i kemi prezent vetëm në disa akse kryesore ku ju të shikoni në çdo 2 km, dy pika kontrolli dhe pjesa tjetër e pambuluar apo pjesë të tjera të rrugëve rurale, të cilat kanë qenë problematike dhe fatkeqësisht edhe në qarkun tuaj ne kemi patur disa aksidente me viktima”, tha kreu i Policisë.

Përsa u përket konflikteve që ndodhin në zonat rurale, Veliu theksoi se objektivi i kësaj strategjie është t’u gjendemi qytetarit në momentin dhe kohën e duhur.

Në çdo komunë apo njësi administrative, e cila është aktualisht në qarkun tuaj, në bashkëpunim me qeverisjen vendore ne do të kërkojmë zyra ku do të jenë jo vetëm specialistët e Policimit në Komunitet të asaj krahine, por të mbështetur edhe nga shërbime të tjera që qytetari për problematika të caktuara të drejtohet te këto ambiente dhe jo të lëvizë dy orë apo tre orë që të mbërrijë në Komisariatin më të afërt apo në Stacionin e Policisë më të afërt, por për ta trajtuar problemin dhe për ta zgjidhur direkt në atë zonë ku ai banon, duke kërkuar patjetër dhe ndihmën e aktorëve të tjerë siç janë qeverisja vendore apo duke kërkuar dhe ndihmën e aktorëve të tjerë të Drejtorive të institucioneve që operojnë në qarkun tuaj”, shtoi ndër të tjera Drejtori i Policisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Xhafaj: Me kontributin e çdo qytetari, institucioni, organizate, mund ta mbajmë të frenuar kriminalitetin”

  1. Don says:

    Kryesore eshte ecuria e reformes ne drejtesi. Ku jemi me formimin e BKH dhe SPAK. Pse po ecet kaq ngadale? Kush po e saboton kete faze te reformes? Keto pergjigje kerkon populli Fatmir. SIipas fjales tende ne nje intervisteq the se institucionet e reja te drejtesise do te formohen ne fund te Qershorit. Qershori eshte afer dhe asnje gje nuk ka ndodhur.

  2. Ana says:

    Frika nga ligjet e bene njeriut te ndershem dhe jo spiunimet qe te kane ngelur ne mendje dhe shpirt si simptoma nga sistemi I kaluar,per vazhdimesine ne forma te reja ,te sterholluara e te atij i sistemi Sh..Xhafaj ka kontribuar sa ka mundur deri ne klithje histerike:Ne nuk ju a japim tokat…Deri kur do zbatoni i udhezimet e siigurimit per te shkaterruar shtetin dhe individin sh.Xhafe’?

  3. Ana says:

    Zoterinj te gazettes Tema !Kuptoj se degjohet sh.rende komenti qe nuk u lejua.Mendoj se gradualisht duhet te jeni te hapur per persona te tipit Xhafa ,,i cili nuk ka ndjesine e pendeses ,te kerkoje falje per viktimat e se kaluares ,te zevendesohen me te rinj te shkolluar,larg mendesive te vjetra sic Jane denoncimet apo arrestimi i njerzve naten .Qytetaret ne cdo moment duhet te Jene te mbrojtur nga policia ,nga shtetit .Ne se dikush ka shkelur ligjin ai duhet te Jete pergjegjes per veprimin e kryer ,nuk duhen terrorizuar persona te tjere.Kjo eshte shkelje flagrante e te drejtave te njeriut ,jashte cdo justifikimi te z.Xhafaj ,icili nuk eshte ndeshkuar as vet dhe as familja e tij per cfare ka shkaktuar te viktimat qe pmv sistemit te kaluar ata Jane njerez ….

  4. Latif says:

    Jep doreheqjen ose dorezo tet vella, leri hipokrizirat me fjali boshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *