Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes

18 Prill 2018, 08:49Kulturë TEMA
Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksandër Novik rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por ja, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200  tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opnionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.

Nëpërmjet kësaj interviste Aleksandër Novik zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Dhe me sa duket këtë vit, pas përpjekjeve për reformimin e Akademisë, trashëgimia e shqiptarëve të Ukrainës po merr vëmendjen e merituar. Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik ka rrëfyer se në Rusi ccështja e studimit të diasporës shqiptare është shumë e rëndësishme. Sipas Novik gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në  vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Intervista

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

-Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke.

Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në  Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë  isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar  këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk ksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alafabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare dhe kjo  më la shumë mbresë. “Shqiptarja.com” bëri një lajm që ngjalli interes të madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin  Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin  në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po kemi i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa  duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim,  por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

Më lejoni ju bëj një pyetje jashtë profesionit, cili është opinioni juaj për vendimin e largimit të Ambasadave ruse nga vendet e Ballkanit dhe Europës?

-Opinioni im privat dhe personal është që është gabim. Për jetën  njerëzve puna e diplomatëve është shumë e rëndësishme, dhe na duhet të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira, dhe diktati në këtë mënyrë ndikon keq mes marrëdhënieve mes popujve, mes vendeve të ndryshme. Na duhet të diskutojmë probleme nga më të ndryshmet.

Sa ka ndihmuar Ambasada Ruse gjatë pranisë së saj në Shqipëri për të thelluar studimet për shqiptarët e Ukrainës?

-Tek ne institucionet shkencore punojnë vetë dhe nuk kanë ndikim nga politikanët dhe nga qeveria. Unë për shembull mund të merrem me çdo popull në tërë botën, pa asnjë diktat nga Këshilli Shkencor. Jemi të lirë në zgjedhjen e studimeve tona. Jemi të lirë në veprimet tona.

…………………………………

Zbulimi i tullave

“Letrat” e dheut të harruar, ruhen shqip në tulla të lashta në Margaritovo

Sipas Aleksandër Novik në korrik të vitit 2015 në fshatin Margaritovo të rrethit Azov, në rajonin e Rostovit, ka shkuar për të punuar një ekspeditë etno-gjuhësore nga Univesiteti i Shën Petersburg-ut. Arsyeja e mbërritjes së tyre atje, ishte zbulimi i një monumenti të rrallë të trashëgimisë së lashtë shqiptare. Objektet e gjetura ishin rreth 200 tulla me mbishkrime të ngjashme me tre alfabetet e përdorura në Shqipëri rreth 400-500 vjet më parë, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, që kishin përkatësisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.

Pas këtij zbulimi që bëri bujë në Moskë në vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk në një konferencë për mediat është shprehur se:

“Në fakt, ky është një zbulim që u bë për një kohë shumë të gjatë. Tulla e parë e ngjashme që kam gjetur ishte kur isha nxënës në klasën e tretë. Ndërsa në këtë moment nga zbulimet e bëra tulla të tilla njihen me rreth 300 kopje.

Në vitin 2007 kemi bërë një krahasim të letrave të shënuara në tulla me gjuhën e Elbasanit, ku gjatë kësaj kohe u përgatit një bazë teorike dhe u bënë tabelat krahasuese. Po kjo punë nuk ishte e mjaftueshem pa marrë mendinin e skstertëve shqiptarë.

Vetëm tani, për herë të parë, mund të deklarojmë zyrtarisht se në jug të Rusisë është hapur një monument që dokumentimin e shkrimit të vjetër të shqiptare.

Dhe është e mahnitshme! Në botë mbijetojnë disa disa shembuj të përdorimit të alfabetit të vdekur të shqipes në  arkivat shtetërore në Tiranë, ku një nga ato është “Bibla e Anonimit të Elbasanit” dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët nga Elbasani të afërmit e tyre të mërguar.

Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo janë me interes serioz shkencor!”. Këto kanë qenë deklaratat e arkeologut Dmitry Zenyuk, pas zbulimit të tullave me mbishkrime në gjuhën shqipe./Shqiptarja.com

27 komente në “Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes”

  1. capi.dhia says:

    Gjyshi im nga Dushari i Korces me mbiemer
    “Skenderi” ka emigruar ne Odesa, Besarabi, familjarisht dhe atje jane varret e prinderve te tij qysh 120 e kusur vite me pare. Gjyshi ishte i dt.lindjes 1905.

    1. toni says:

      Pseudoalbanoget ruso-sllav paguhen per manipulimin e historise tone mbasi krijojne besimin.

      1. Hoxh Armandi says:

        Iknin shqiptaret nga vendi i tyre dhe u mbush me turkoshqiptare race ariane nipa te rexhepit.

        1. toni says:

          Mos e ke gje fjalen per spermo-turqit e pontit kelyshat e Janulles te ashtuquajtur greke!?

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Keto tulla allvanosesh i ka vendosur janulla !

    1. theatrical says:

      po s’qene dakord keta të anastasit,nuk eshte alfabet i vjeter shqip.mbaroi kjo pune hahaha

    2. theatrical says:

      shiko si jane leshuar urithët e anastasit,iu ka hikur truri per nje alfabet te zbuluar ne Rusi i cili mendohet të jete i gjuhes shqipe..edhe ketu ja nxjerrin inatin Erdoganit haaaahaaaahaaaahaaaa…
      anastas o pusht plak,ç’iu ke bere ketyre qe na urrejne kaq shume?!
      haaahaaaahaa

  3. AC/DC says:

    Po ishin germa shqip ato i bie qe baba me i dashur i trojeve shqiptare,bab Erdogani te jete suedez!!!!

  4. Panagiotis Thithkarshqiptaroglou ...afendiko i AC/DC says:

    Ella re file mou…mos na permend Erdoganin, se nuk do na zere gjumi naten.

  5. Gramenor says:

    Jo nuk eshte e pa njohur kjp perpjekje,per ti qorjentuar faktet Historike te shqipetarve,ju kujtoje Kapllan Resulovic,teza e tije se shqipetaret kan prejardhje nga Stepat ruse,Kurse krhase kesaj teze,Serbet me te madhe po botojne libra,kinse per prejardhje te srbeve nga Iliret,Sllavet preardhje Ilire haahahaha Sllavet jan shum te njoftur per genjshtra.jan kmjeshter te mashtrimeve,shtremberimeve,dhe genjshtrave,Spese mitin mbi Kosoven spo mund me ta shesin,sepse u ka dal genjshtra ne siperfaqe,

  6. Lexues says:

    Hajde gallate hajde! Alfabet i vjeter i shqipes qe nuk shpjegon asnje tingull asnje germe asnje shkolle asnje fjale te shkruar. Po analizen e karbonit e bete more? Te pakten te dinim te cilit shekull a mijevjeçar jane keto pallavrat

    1. ELIOT says:

      JENI NAIVA APO BUDALLNEJ ….. MBAS KOLONIZIMIT NGA TURQIT ARABE … SHQIPTARET IKEN GJITHANDEJ NE KROACIE.. ITALIE DHE NE GJITHE EUROPEN…. PRANDAJ MOS U CUDITNI …. VETEM TURQIT GREKERIT SJANE KRENARE .. JA REALITETI …ME FALNI POR CDO NAIVE DHE QE E NJEH PAK HISTORINE E DINE SE TURQIT BENE CMOS PER TE NA I HARRUAR MALLKUAR GJUHEN TONE TE BUKUR … DHE BENIN CDO GJE QE NE TE HARRONIM SE NE ISHIM ILLIRE ISHIM KRISTIANIZUR QE NE SHEKULLIN E 2 NGA ROMAKET … DHE PRANDAJ NE BOTE NE EUROPE KA SHUME PAK LIBRA NGA GJUHA JONE … SEPSE REXHEP ER DOGANI BERI TE PAMUNDUREN PER TI ZHDUKUR NGA FAQJA E DHEUT ….. JA KONKLUZIONI … PER ATE QE SE KANE KUPTUAR JU A BEJE ME VIZATIME SI NE KOPESHT …MERCI ..

  7. Dibrani says:

    Un besoj qe eshte nje fare menyre me lidh slavet me Shqiptaret.

    Kur nuk jan gjetur ne Balkan,..do gjinden ne Russi

  8. Adea says:

    Ore po ju ruset qenkeni mje popull i ndyre fare.
    Juve sju doli me lufte ti nenshtroni shqiptaret filliat me alfabetin. Ai alfabet mund te jete i vertet, por me siguri eshte vjedhur nga ruset ne trojet shqiptare.
    Edhe e fillon intervisten tek alfabeti dhe pperfundoi tek dipllomatet
    Plehre artikull nga guzhina ruse.
    Qendroni sa me larg shqiptareve skemi nevoje per akademine tuaj sllave te studioje shqipen.

  9. uau says:

    kjo tregon qe shqiptaret jane mongolet e pare para mongoleve

  10. uau says:

    shqiptaret jane car nga mendja: po ta kishin zbuluar angleze apo …
    kjo tregon qe shqiptaret jane mongolet e pare para mongoleve
    ka nje fjale te urte shqip per shqiptaret e vertete: MOS E GJYKO LIBRIN NGA KAPAKU

  11. uau says:

    shqiptaret jane car nga mendja: po ta kishin zbuluar angleze apo … ..
    kjo tregon qe shqiptaret jane mongolet e pare para mongoleve
    ka nje fjale te urte shqip per shqiptaret e vertete: MOS E GJYKO LIBRIN NGA KAPAKU

  12. Pellazgos says:

    I “lashte” 500 vjecare!
    Myslimane te Allahut ju a kalojne edhe sllavet jane 1000 vjet me te vjeter,
    Sa per glua qe vjen nga glosa dhe klisha nga Eklilisia,klau nga kleo,apo kuqe nga koqino,veri nga vora etj,etj,etj,etj.
    Ikni mer te degjeneruar se edhe gluhen e “lashte” e beret gjuha.

  13. uau says:

    shqiptaret jane car nga mendja: po ta kishin zbuluar angleze apo … …..
    kjo tregon qe shqiptaret jane mongolet e pare para mongoleve
    ka nje fjale te urte shqip per shqiptaret e vertete: MOS E GJYKO LIBRIN NGA KAPAKU

  14. dibrani says:

    shqiptaret jane car nga mendja: po ta kishin zbuluar angleze apo … …..
    kjo tregon qe shqiptaret jane mongolet e pare para mongoleve
    ka nje fjale te urte shqip per shqiptaret e vertete: MOS E GJYKO LIBRIN NGA KAPAKU

  15. beni says:

    Në tharjen e kënetës së Maliqit,u gjenden shum sende të vendbanimeve në lashtësi,ishin shum puntore e inxhinjer të ardhur nga jugosllavia!!
    Kur sendet dhe vendbanime po u zbuloheshin identiteti më urdhër suprem të ministrisë së kulturës e enver Hoxhës u dëbuan tër arkeologët e ardhur nga jugosllavia kur u zbulua vendbanimet!!!!!??????
    Puntorët që punuan e Pan me syt e tyre u thirren në degën e punëve të brendshme,për të qepur gojën!
    Fshehurazi dikush thoshte se identiteti është më sllavët,por nuk guxonin hapur?
    Fotografit e sendet jan ne arkivat e shtetit kur esht tharë kënetat,veçse në rast zhdukje,ka të bëj me nacionalizmin ekstrem??

  16. Albi says:

    Kur lexon komentuesit te ulet inteligjenca. E lexoj njeri intervisten apo s’shkuan pertej titullit? Zoteria thote qe u sollen nga shqiptaret qe u vendosen ne territore ruse gjate Perandorise Osmane ne fshtarat Margaritove, Epirski, Albanski etj.

    Lexoni a te mjere!

    1. Klimax says:

      Ti ate kuptove qe tullat me “germat shqipe” u transportuan nga shqiptaret qe emigruan ne territoret ruse?
      Por kur ky “alfabet” ishte i njohur edhe nga keta shqiptare te emigruar drejt Lindjes, atehere si ka mundesi qe nuk njihej nga shqiptaret e tjere apo nuk eshte gjetur asnje gjurme tulle ne trojet shqipefolese? Mire tullat i transprtuan te gjitha emigrantet dhe nuk ngeli asnje per fare, por ndonje liber, ndonje shkrim diku sikur edhe neper shpella, perse nuk eshte gjetur?

      1. Albia says:

        Ti ne pergjithesi e ke treguar qe je pak si i mangut, se intervista e thote qarte, qe ata qe kane sjellur alfabetin jane shqiptar te ardhur pergjithesisht nga Greqia. Fakti qe Alfabeti nuk perdoret sot, dhe nuk dihet nga ‘ te tjeret’, nuk tregon asnje gje. Shqipja eshte shkruar dhe ne alfabete te tjera si ai arab ose latin. Dihet qe ne 1750 deri ne 1850 u bene perpjekje per alfabete unike per shqipen, ndoshta ky eshte nje nga ata. Le te flasin studiuesit, te cilet sic e thote intervista, po punojne akoma qe te gjejne te vertetat mbi kete alfabet.

  17. andreas says:

    Te gjithe komentuesit pervec ndonjerit kane deficence psikike dhe mangesi te theksuara ne histori… Behet fjale per shqiptare apo arber qe emigruan ne ato toka dhe jo per ilire apo shqiptare qe kane ardhur prej andej ne Ballkan… Zbulimi i ketij alfabeti eshte nje risi dhe zbulim i madh per shkencat albanologjike…

  18. shqiptari says:

    Keshtu manipulohet historia,ne do na nxjerrin nga uralet dhe serbet si autoktone ne ballkan.Keto “zbulime ” nuk kane asnje lidhje me origjinen e te pareve tane .Historine e ben me i forti dhe kete gje vazhdojne te bejne edhe sot e kesaj dite armiqte tane shumeshekullore ,greket dhe serbet.
    Ndoshta para boterorit duan te terheqin vemendjen e shqiptareve per te vajtur ne Rusi.

  19. Përjetësisht says:

    Ato tullat kanë qënë printim i Gazetës Tema, po çe do që se fshinin dot bythën me atë lloj gazete..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje