Zef Brozi: Rekomandimi për negociatat, hap i rëndësishëm. Vetting dhe ndëshkim për politikanët e zyrtarët e lartë të korruptuar

18 Prill 2018, 08:34Politika TEMA

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi që nga SHBA ka përshëndetur dhënien e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Brozi nënvizon se tashmë Vettingu duhet përshpejtuar dhe duhet të përfshijë edhe politikanët dhe pushtetarët, ku ndeshkimi i te korruptuarve te rangut te l;arte eshte imediat.

“Pershendes rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Ndonese ky eshte nje hap i rendesishem drejt anetaresimit te vendit tone ne Bashkimin Europian, dihet se rruga drejt BE eshte e gjate dhe kerkon kontributin dhe perkushtimin e te gjitha institucioneve shteterore, partive politike, shoqerise civile dhe cdo qytetari te Shqiperise.

Ne menyre te vecante duhet pershpejtuar procesi i vetingut dhe reformes ne drejtesi sepse eshte teper e vonuar dhe hapat e deritanishem jane shume te ngadalshem.

Ndersa ndeshkimi i korrupsionit e krimit te rangjeve te larta te politikes e qeverisjes akoma nuk ka filluar.

Perveç vetingut ne drejtesi e polici, ka nevoje per veting real te politikaneve e pushtetareve.

Me vullnet te mire dhe shume pune nga te gjithe shqiptaret e institucionet, Shqiperia jone e dashur mund dhe duhet te realizoje endrren e saj Europiane e Perendimore pa e vetevonuar edhe me tej veten”, shprehet Brozi.(TemA)

1 komente në “Zef Brozi: Rekomandimi për negociatat, hap i rëndësishëm. Vetting dhe ndëshkim për politikanët e zyrtarët e lartë të korruptuar”

  1. return of the saint says:

    Patjeter vetting dhe kjo fale SHBA-VE sepse ne si popull nuk keni bere asnje per te ndershkuar korrupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje