Akademikët, militantët qorra… Dhe si e kuptoj unë çfarë kërkon Evropa nga NE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Shpëtim Nazarko

Kohë më parë, duke biseduar me ish-ambasadorin grek në Shqipëri, Kokosis, me origjinë të largët shqiptare, ai, familjar me shkrimet e shtypit tonë, më rrëfen se i dukesha si një njeri i vetmuar që kërkoja ujë në shkretëtirë, sepse Shqipëria e djeshme dhe e sotme nuk përputhet gjëkundi me konceptet që Evropa ka për ne.

Shembulli praktik që i mora ish-ambasadorit grek ishte i tillë: Për shkak të agjencive shumë të mëdha që kishin grekët në atë kohë në Bruksel, ata përfitonin pafund  ndihma dhe programe nga Evropa, dhe një nga shembujt tipikë të kësaj ndihme ishte praktikisht porti i Igumenicës dhe më pas autostrada e tyre, që shkon prej këtij porti dhe zëvendëson atë që ne e quajmë Egnatia, apo rrugën e vjetër, që lidhte dy perandoritë.

I thashë ish-ambasadorit se historia e shfrytëzimit të portit të Vlorës sikur atij të Igumecinës i ngjan asaj historisë me dhelprën dhe lejlekun, e cila e fton këtë të fundit në gosti dhe e vë të hajë në një pjatë të sheshtë, dhe me pas lejleku i kthen reston duke e ftuar të pijë qumësht në një qyp, e në fund të dyja palët mbetën pa ngrënë.

Vijova duke i thënë se për shkak të prapambetjes së shtetit tim dhe të agjencive të pafundme që ju keni, duke qenë në Evropë, natyrisht që ju do ta fitoni betejën e Igumenicës në vend të Vlorës, por është e qartë se jemi në pozicionin e një lejleku që i duhet të hajë në pjatën e sheshtë të dhelprës.

Në thelb, isha shumë i qartë në mendjen time – ose ndoshta mund të ishte një teori konspirative – që grekët të mund të shfrytëzonin dobësinë e pushtetit qëndror në Shqipëri dhe të mund t’i rekomandonin komunitetit evropian apo të kishin hartuar déjà raporte që Shqipëria nuk është në gjendje, për shkak të një pushteti politik të paqëndrueshëm, për shkak të bandave kriminale, etj., etj., për të favorizuar një rrugë tjetër që do të ishte shumë më e përshtatshme, supozojmë, se rruga Egnatia, që ata e ndërtuan, dhe praktikisht sot është inefektive.

Vetë Greqia së pari u dëmtua nga ky veprim, duke qenë se porti i Igumenicës nuk mund të zëvendësojë kurrë portin e Vlorës, jo vetëm për shkak të madhësisë, thellësisë, dhe gjatësisë që krijohet nga rruga e ndërtuar, etj.

Për se shërben ky rrëfim

Po e riformuloj problemin duke u nisur nga një tregim i përafërt. Pyes një ditë shoferin e gazetës sime se kush e fitoi luftën e dytë botërore dhe ai m’u përgjigj pa u menduar aspak, pavarësisht kulturës që kishte, se fituese ishte Amerika.

Të mundur dhe fitues, Anglia, Gjermania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik kishin rënë përdhe, dhe Amerika, në atë moment, sipas rregullave, duhej ta shfrytëzonte këtë epërsi, e cila ishte forcuar, sepse në vitin 1945 ajo jo vetëm ishte bërë shumë e pasur nga Lufta e Dytë Botërore, por kishte marrë 95% të rezervave të arit të botës dhe njëkohësisht kishte arritur të fuste në një marrëveshje shumë të famshme dollarin në ADN-në e parasë botërore.

Dhe Amerika vendosi që të ndërtonte atë që quhet Plan Marshall, i cili presupozonte shfrytëzimin e ideve të grekëve të vjetër për t’u dhënë vendeve të mundura, veçanërisht Gjermanisë, e cila kishte humbje të konsiderueshme në infrastrukturë, ndihmë në teknologji, në reduktimin e përqindjes së borxhit, e cila, përveç përfitimeve që do të kishte për vetë evropianët, do të sillte edhe të këqijat e veta, pasi Amerika do të kontrollonte procesin teknologjik dhe pas 50 vjetësh, Evropa, e dalë nga kriza e vet, u barazua në kapital me Amerikën, për t’u çliruar prej luftërave.

Në një proces analog është Ballkani i sotëm me të mundurit dhe fituesit e luftës së dytë botërore, për gjendjen aktuale të të cilit shumë akademikë e gazetarë thonë se ndoshta do i nevojitet plani Marshall i Amerikës. Unë besoj se problemi është më i thjeshtë dhe do ta shikojmë nga këndvështrimi shqiptar populist, që mund të bëjë të mbledhin buzët shumë akademikë dhe militantët qorra. Thelbi është shumë i thjeshtë: nëse do të kemi përpara një qengj të porsalindur, ky qengj nuk mund të hahet, duhen pritur 40 ditë që ai të forcohet, etj.

Ç’do të thotë kjo?

Thelbi i Evropës në marrëdhënie me Ballkanin është gjithaq i thjeshtë, analog me atë të planit Marshall të Amerikës, por ka një veçori nga ky i fundit: nëse Amerika e dinte shumë mirë se Gjermania e pasluftës dhe aleatët që duheshin ndihmuar praktikisht kishin humbur ndërtesat e tyre, por jo kuadrot e veta shkencore (megjithëse në vitet ’45-’55 Amerika mori me vapor shpikjet dhe shkencëtarët e gjithë Evropës, prapësëprapë, në vitin ’55 Gjermania ishte sërish në vend të parë, duke qenë se ajo nuk kishte humbur klasën e vet politike, që u mishërua nëpërmjet Adenauer-it).

Duke iu kthyer temës, mund të themi që ajo që kërkon Evropa prej nesh është një plan Marshall, i cili paraprakisht ka plotësimin e kushteve, për të mos ta ngrënë atë qengjin të porsalindur. Që do të thotë: nëse Evropa do ta shohë Shqipërinë si një rrugë kalimi për të shkuar drejt Lindjes, ajo do të kërkojë prej vendeve ballkanike që të kenë pikërisht infrastrukturën e plotë, pra, të kenë një sistem gjyqësor, porte, dogana, rrugë të klasit të parë, ku të kalojnë kamionët e saj të ngarkuar me mall, pra praktikisht Evropa, hiq qëllimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, kërkon që atë “qengjin” në tregun e ri ballkanik ta parapërgatisë për ta ngrënë, për t’i shërbyer asaj.

E për ta bërë këtë gjë, në nuk mund të vemi me një infrastrukturë, gjyqësor, dhe më një pronë të bërë copa-copa. Pra, nuk është se Evropa na bën ndonjë favor të madh, është e njëjta marrëdhënie sikur e kishte Amerika me të pas luftës së dytë botërore, ku ajo vërtet e ndihmoi, dhe e kishte me detyrim këtë ndihmë, për arsye se po të luante e izoluar nuk do t’i shtonte dot fitimet e saj ose do të detyrohej të shkonte në Afrikë, ku gjendja ishte më keq se në Gjermani, ku përveç infrastrukturës mungonte edhe energjia apo kapitali njerëzor i kulturuar për të realizuar planet e veta.

Kështu që, në pikëpamjen më pragmatike në botë, Evropa është po aq e interesuar sa ne që të na futë në gjirin e vet dhe nuk janë vetëm arsyet gjeopolitike, por edhe disa të karakterit pragmatik. Evropa kërkon që ta hapë këtë treg duke e çuar atë fillimisht në kushtet e tregut, pra duke ndihmuar klasat përkatëse politike ose vendet e caktuara që do të hyjnë në rrjetën e saj, që të kenë infrastrukturë të posaçme rrugore, gjyqësore, probleme të zgjidhura me pronën private, arsim profesional të klasit të parë, energji dhe ujë. Dhe në këtë pikëpamje, ndihmat e saj të dhëna gjoja si me pikatore janë vërtet një mjet i vazhdueshëm me një përgatitje për ta ngrënë qengjin në kohën e duhur.

Në një pikëpamje të karakterit gjeopolitik, është e natyrshme që Shqipëria, duke iu referuar shembullit me Igumenicën, duke qenë për gati një mijë vjet rruga lidhëse mes dy perandorive, është përsëri një nga rrugët më të shkurtra që siguron pozicionin e vet tranzit nëpërmjet korridorit 8 apo portit të Vlorës, që do ta lehtësonte menjëherë marrëdhënien e Shqipërisë me Evropën, me rajonin, ndoshta edhe më gjerë.

Në këtë sens, çka kuptohet, marrëdhëniet aktuale të Evropës janë të një specifike të ndryshme nga ato të Amerikës së vitit ’55, gjegjësisht, Evropa po e përgatit Ballkanin me tepër se në pikëpamje gjeopolitike dhe gjeostrategjike, për të shkuar në një marrëdhenie të tillë që hapja e tregut të korrespondojë më një fitim të dyanshëm.

Evropa nuk mund të pranojë që me kushtet aktuale që kemi të bëjë një tregti të barabartë me ne, dhe nga ana tjetër ajo përgatitet dalëngadalë për të na i inkorporuar. Përmbi këto arsye, që janë të karakterit real, pragmatik, ka mijëra programe, artikuj, etj., që perceptohen si një plan Marshall i Evropës (analog me atë të Berlinit), por në thelb është një kërkesë pragmatike shumë e thjeshtë.

Pra në nuk mund të kërkojmë investitorë evropianë për sa kohë nuk kemi rregulluar gjërat bazë (ujë, drita, prona etj.). Për vende si yni lindin detyra specifike që një klasë politike i ka shumë të vështira për t’i përmbushur, arsimi profesional etj. Në rrëmujën e gjërave vihen përballë akademikë që merren me formulimin e letrave, e militantët qorra që kërkojnë përfitime të mëdha.

Ne duhet të jemi të gatshëm për t’u bërë partnerët e Evropës nëpërmjet parametrave që më sipër analizohen dhe e rëndësishme është gjetja e një të mesmeje të artë në një marrëdhenie me përfitim të dyanshëm. Në përmbyllje, thënë shkurt, Evropa do na kullufisë si atë qengjin e vogël, jo menjëherë të porsalindur, por pasi të jetë kujdesur që të jetë bërë i ngrënshëm.

Akademikët, militantët qorra… Dhe si e kuptoj unë çfarë kërkon Evropa nga NE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Akademikët, militantët qorra… Dhe si e kuptoj unë çfarë kërkon Evropa nga NE”

  1. Cobo rrapushi says:

    Te kam lexuar vazhdimisht po te ky shkrim mu duke I turbullt. Vendi jone, I nderuar, eshte sa I varfer aq dhe i paditur ose thene ndryshe I prapambetur, Jemi shume te prapambetur, kjo gje duhet futur ne rrugen e zgjidhjes. Nga kush prisni ju projekte zhvillimi kur s’kemi politikane, s’jemi te organizuar dhe s’ kemi institucione e specialiste, nga hajdutet? Ne kishim nje shtet komunist qe u prish, po mjetet apo veglat e atij shteti nuk bejne per kete tjetrin. Na duhet nje filozofi e re, politikane e specialist te ri, na duhet mendim I ri politik dhe ekonomik, aleanca te reja nderkohe qe operojme me mendesine komunisto-turke; te vjedhim, te behet si them une, ose une ne qoshe ose asgje etj. Shoqeria jone po merr nje kthese per te shkuar nga lindja ne perendim. Eshte nje kthese e madhe ku te gjithe duan te ushqehen nga shteti, ku perplasen interesa te medha, te brendeshme e te jashtme pa harruar qe kapitenet tane Jane axhami ne punen e tyre. Duhet kohe e sakrifica, duhet force e durim. A e keni degjuar ministrin e financave kur flet per financat e vendit, te vjen turp ta degjosh ai nuk njeh as termat e as koncepte, vajhalli per menyren si e menaxhon ai institucionin. Thua se ky vend nuk ka nje financier per ne krye te kesaj ministrie. Keshtu eshte ne disa institucione, ne akademine e shkencave, neper Universitete etj. Vendi jone nuk eshte ne gjendje te prodhoje burra te vertet shteti, eshte ende heret. Ne duartrokasim e glorifikojme kedo qe del ne krye dhe i masakrojme ata kur largohen. Kjo eshte kultura dhe historia jone shteterore. Fati jone eshte demokracia Amerikane dhe aleanca e saj me kete vend. Te kapemi fort pas kesaj lidhje, ti degjojme ata dhe te shpresojme te te rinjte qe shkollohen dhe punojne neper bote, ata mund te behen dikushi.

  2. kuqezi (i vërtetë) says:

    Zoti Nazarko, po flet kot pa patur parasysh realitetin … Po shpjegohem: Shqipot, nuk kanë për t’u ngritur kurrë në ato parametra që ti kërkon…! Natyra jonë (turko-anadollake) është e tillë, që ne duam të vijnë të huajt për interesa ushtarako-strategjike dhe ekonomike, ne t’u japim pa kursim çfarëdo që kërkojnë (jemi gati t’u lajmë këmbët çdo ditë dhe t’i lëpijmë), ndërsa ata nga ana e tyre, mjafton të na “mbushin gavetën me supë, paçe e groshë”… Këta kemi qënë dhe jemi ne, i dashur Nazarko dhe mos shiko ëndrra me sy hapur…! Ky është një realitet “që djeg”, prandaj “shahinët” (injorantë-patriotë) të Meros, nuk m’i botojnë komentet…

  3. Llaman says:

    Paravolite e Nazarkos me shume shtojne padijen se sa sqarojne

  4. H says:

    Asnjëherë nuk do të hyjë shqipëria në evropë,edhe pse shqiptarët e dëshirojnë. Hapja e negociatave është vetëm një nxitje për të filluar reformat e pamundura.Jetoni 30 vjet në evropë që të kuptoni hendekun e pa kapërcyedhëm mes fu realiteteve. Prona,prona,prona.

  5. @autori says:

    Anes e pas anes – o, nuk na the ndonje gje te re – mo!
    Historite me qengja, lejleke dhe dhelpra, nuk i zgjidhin hallet tona.
    Sa per Gjirin e Vlores, e kane thene prej kohesh shume specialiste,
    qe ka avantazhe ne krahesim me Durresin, Igumenicen e me gjere.
    Problem jane mungesa e parave dhe politika kleptokrate e qeveritareve tane.
    Nuk e di, por shkrimet e ketij Nazarkos me kujtojne fushen e lojes,
    ku mendimet e autorit levizin si guret e shahut, por jeta eshte ndryshe..

  6. Peshkaqeni i PD-se

    O Sajmir! Sa mire ja the:”Sa paske rrjedh mor taj!”Ai ka vite qe ka rrjedhur dhe humbet vajra e felliq dynjane.Por problemi eshte se ai ben sikur nuk e kupton qe ka rrjedhur.Ne fakt ai i cmendur ka qene prej kohesh,se nje njeri normal,qe ka lyer duart me gjakun e kushedi sa veteve,(vetem ne Tropoje zhduku 175 vete ne vitet 1998-9,kater ne 21 Janar,shto dhe te Gerdecit…)e te tjereve si Remzi Hoxha,Trebicka,Pashko,Olldashi etj,te zbuluar e te pazbuluar akoma,qe ka vjedhur parate e shqiptareve me thase,qe ka perhapur e tregetuar kanabisin me makinat e ushtrise e me makinen e tij personale,qe ka shpifur e share mbare e mbrapsht e me liber shtepie,qe ka shkaterruar shqiperine nga jugu ne veri etj etj,nuk del ne televizor te thote qe kisha veve e urdheruar 4-5 snajpere te vrisnin Edi Ramen dhe une me snajper ne dore rrija ne dritare qe po te deshtonin ata te qelloja une…!!!!Mund te quhet normal nje njeri i tille?Veterm UDB-ja,qe ka dosjen e tij dhe qe sa here ka dashur e ka urdheruar te vere ne jete kete apo ate skenar,gjurmet e te ciles ,ky vampir i ka pastruar nga dosja e tij ketu ne shqiperi,por serbia ja hap kur te doje,si dhe Nokes, e di mire se me cfare “luleje”ka te beje.Edhe ish sigurimi i shtetit qe e etiketonte si “rezident i rendesishem” e njihte kete bandit me kollaro! E shihni se ke paranojak,kriminel te shpifur kemi patur per kryeminister e president gjate gjithe ketyre viteve?Dhe me e bukura e historise eshte se ku kulish dhe baba i krimit ne kete vend,qe leviz para dhe pas kuintave gjithe fijet e krimit ne shqiperi ,eshte deputet akoma dhe hyn ne parlamentin shqiptar si burre “i mencem”,qe jep mend e urdhera majtas djathtas si trim dhe ben gjyqin e kujtdo,sikur te mos ishte ai qe ne njohim,djalli vete me fytyre njeriu,pavaresisht se me nofulla cakalli te dale nga shpellat e vicidolit!Ka fytyre ky kerme te gjykoje Sajmir Tahirin,qofte dhe sikur (qe nuk ka asnje fakt deri tani te ekspozuar dhe nga treshja e prokuroreve tropojane te Berishes)te kete gabuar me miqte e lyl tavarishit,pra me Habilajt!Verini ne ballance!Sajmiri eshte “ngaterruar e bashkepunuar”me Habilajt per droge nga njera ane dhe Berishe krimineli,shkaterruesi dhe shkaktari i vuajtjes e vrasjeve te kushedi sa familjeve e personave ne shqiperi per 28 vjete me radhe dhe me gjithe bgiografine sterre te zeze te tij ,per te mos e zgjatur.Kush duhet te jete e te ishter ne burg dhe me me shume vite(perjetesisht do thosha une) Sajmiri apo ky padrino i krimit?Besoj se pergjigjja eshtre e aqarte.Por deri tani nuk ka patur kush ta gjykoje kete perbindesh kriminel,sepse gjykatat,prokuroria e llallushit,por dhe gjithe shteti ka qene nen hyqmin e tij!Dhe gjoja indinjohet ky pusht kriminel sepse Sajmiri ,si deputet qe eshte paraqitet ne parlament!Cfare ironie! Ku je o Izet Haxhia te shohesh ish shefin tend te luaje rolin e te indinjuarit,pas gjithe atyre krimeve qe ka bere dhe qe ti i di mire.E shikon o Izet,se cfare i ke bere shqiperise kur nuk e le kete edepsez kriminel te ikte,apo nuk e hodhe ne det ta hanin peshqit,pavaresisht se disa nga ata mund te helmoheshin,sepse ky eshte kanceri vete…Arta Marku,e di vete punen e saj,por per mua edhe sikur 5 dite te rrije atje ku eshte,duhet ta pastroje parlamentin dhe shqiperine nga ky superkriminel,duke i hapur defteret,qe i ka carcafe te plote ! Kjo eshte nje lutje dhe per te!Une per vete do ta beja pa asnje medyshje!Le te fillohet me cezin dhe 21 Janarin e Gerdecin dhe pastaj me ceshtje te tjera!

  7. Leone-53 says:

    Une e “jetoj” Europen qysh prej gati 20 vjet (dhe kam pashaport europiane) por KURR nuk do te votoja te fusja vendin tim ne kete tip Europe. Shqiperia e pasur me turizem, pasurit ujore, naften etjera etjera pa mbarim do te mjaftonte zbatimin e reformes ne drejtesi dhe pastaj PRONEN e te tjerat vijne vete!

  8. Ali babushi says:

    Ore idiot gazetaruc, lk e futi nanji salcice me nji dopio ore pijanec.

  9. zi says:

    Ne fiillim mendonim si te mbushnim zoren,
    me pas per te gjetur njeriun e pershtatshem per kopshtin e viles,
    vone,per rugen,dritat dhe ujin e lagjes,
    tani eshte normale te mendojme per strategjine e kombit.
    Jo me mendesine se do te jemi qengji i majshem ne barkun e te tjereve por;
    nje qengji urte qe pi dy nena dhe pretendon, te behet nene te rise shume qengja te mire dhe te
    shfrytezojne shume mema.
    Shkrim konfus pa opizion.

  10. LORA says:

    Pikerisht ato qe duan shqiptaret ne shumice te cilesuar (uje,drita,infrastrukture bashkekohore,pronen, fuqine reale te shtetit te se drejtes,,,) dashkan edhe europianet.Perputhje me perfekte interesash nuk mund te kete,,,,pertej konceptit te ish-ambasadorti grek Kokosis,,,i cili n’a qenka reference per Shpetimin.
    Me le nje shije te hidhur kjo analize,edhe per hir te paraleleve te papershtatshme qe vendos me situaten e pas-luftes se dyte boterore.Duket se i shkon me shume per shtat deshirave te Greqise ,qe Shqiperia e sotme te mos perputhet me konceptete qe Europa ka per te.

  11. Lee lee says:

    Ca jane parat e evropes kush i paguan ato.Taksa paguesit evropian.Kur une si shtet mund te beje portin tim dhe rrugen time qe te lidh Epirin me maqedonin dhe selanikun ce dua pjaten e dhelpres.Eshte me i thelle dhe rruge me e shkurter nga vlora?Per ke ?Rruga me eshkurter eshte rruga e Danubit zoti nazarko.Kur Roma ishte qendra e botes egnatia ishte rruga me e shkurter Selaniku eshte porta e Danubit dhe ska lishje greqia me kanalet e shumta ose politikanet tane rrumpall me me dicka qe zvarret nga ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *