Andi Bushati: Tre mësime nga rishfaqja e Tahirit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Rikthimi i ish ministrit të brendshëm në sallën e parlamentit shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që po luhet kohët e fundit.

Ndoshta qe një rastësi, por ish krahu i djathtë i kryeministrit, njeriu tek i cili Rama kishte pasur më shumë besim dhe tani ka dyshimin se mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerëzore”, u shfaq në kuvend ditën kur aty po celebrohej rekomandimi i Brukselit për hapjen e negociatave. Shumë burime diplomatike nga kancelaritë e rëndësishme, i kanë shpënë sinjal Edi Ramës se Këshilli i Ministrave të BE nuk mund t’a miratojë këtë rekomandim, nëse shumica në pushtet vazhdon t’a ruajë imunitetin për ish ministrin e brendëshëm. Ndaj koincidencë apo jo, rishfaqja e njeriut të “policisë që deshëm”, në këtë seancë të shënuar, ishte simboli më i mirë për të treguar se sa të lidhura fort janë rruga europiane e Shqipërisë dhe ndëshkimi i atyre që jemi mësuar ti quajmë peshq të medhenj.

Mësimi i dytë ka të bëjë më mënyrën se si u soll kryeministri Berisha me këtë prezencë të parajalmëruar. Pasi kishte botuar në Facebook lajmin se ish krahu i tij i djathtë po e kërcënonte Edi Ramën, “lideri historik” xhiroi një film të vërtetë në seancën e sotme. Ai u çua nga salla, shkoi tek vendi i Tahirit dhe filloi t’i përmendë Habilajt, duke u kujdesur që më parë të ndizte kamerën e telefonit dhe t’a transmetonte live sherrin e paramenduar.

Situata u bë sa groteske, aq edhe komike. Paramendoni se në ç’vend të qytetëruar mund të ndodhë, që një ish kryeministër, të sillet si një velinë instagrami, dhe të filmojë veten në zënkën që e ka inskenuar më parë? Imagjinoni se ç’efekt mund të ketë tek publiku i thjeshtë ky lloj të konceptuarit të politkës si spektakël?
Në ato çaste u duk se më e rëndësishme se ajo që do të thoshte, për Berishën vlente show që ai do të bënte. Se më shumë sesa mesazhi, ai ishte i interesur t’u tregonte njerzve, se qe vetë i pari që shkoi t’i thyente hundët, sy më sy, mikut të Habilajve.

Kjo prirje për ta shouizuar politikën, për t’a shfaqur atë urgjentisht në rrjetet sociale, për t’u fokusuar më tepër tek shtrirja e audiencës, sesa tek thellimi mbi problemin, ngre një pyetje: A mos edhe opozita është prekur nga virusi ramist i perceptimit të politikës si spektakël?

Dhe kur këtë e bën Sali Berisha, dilema bëhet edhe më e mprehtë: Mos ndoshta PD-së më shumë i intereson të shfaqet sikur lufton Tahirin, sesa të arrijë qëllime dhe objektiva konkrete?

Mësimi i tretë gjendet në atë që shumëkush e etiketoi si kërcënimin e drejtëpërdrejtë të Tahirit për kryeministrin. Megjithëse ish ministri e mohoi më pas këtë interpretim, huazimi i shprehjes së Ramës “Ska bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua të flas” ruan gjithë ambiguitetin e një gjuhe të dyfishtë. Dhe ai forcon hipotezën se Rama po e mbron ish krahun e tij të djathtë nga frika se ai disponon materiale kompromentuese për atë vetë.

Përndryshe nuk ka arsye tjetër se si të shpjegohet këmbëngulja në ruajtjen e imunitetit, duke përdhosur vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e këtij pushteti. Përndryshe nuk ka arsye tjetër që do ta detyronte kryeministrin edhe në sy të Mogherinit, të përdridhej duke thënë se prokuroria nuk i kishte servirur fakte të tjera.

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Tahiri lëshoi njëherë kërcënimin se qe i gatshëm të fliste, kur dha intervistën në “Opinion” në prag të arrestimit. Ai e përsëriti edhe njëhrë atë që shumëkush e perceptoi si shantazh, tani, kur po përflitet një kushtëzim ndërkombëtar që e lidh imunitetin e tij me hapjen e ardhshme të negociatave.

Prandaj, shfaqja e paralajmëruar e ish ministrit të brendëshëm në parlament qe një rast i mirë për të n’a dëshmuar se sa i lidhur është fati i tij me të ardhmen europiane dhe se si kjo çështje, që shpesh opozita i jep trajtat e spektaklit, po përjetohet si një makth nga Edi Rama. /Lapsi.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

31 komente në “Andi Bushati: Tre mësime nga rishfaqja e Tahirit”

  1. Rrumpalla says:

    O Andush po mirë mor vëlla kur do të bëni ndonjëherë analiza të denja për analist. Ku është parë dhe dëgjuar që një njeri nën hetim është fajtor,kur dimë që deri ditën që shpallet fajtor ai është një njëri i lirë si gjithë të tjerët,pra të vejë në punë, në rastin konkret në Parlament sepse është Parlamentar. Nuk jamë tip që bëj krahasime por në këtë rast po e bëj. Kur sali kërma vriste njerëz në bulevard, duke e thënë me gojën e vet në Real Story që i vrau,askush qoftë dhe as ti nuk e paragjykon si vrasës por e quan të mirëqenë prezencën e tij në parlament. Pra kur uleni të bëni analiza theksoi precedentët më parë pastaj na përrallisni rreth Tahirit dhe hatërmbetjeve me Edin, sepse dihet tani publikisht se ti përveç hatërmbetjeve ske gjë tjetër me Edin i cili po të lë të flasësh si të duash, kurse me sali kërmën që donte të të fuste në burg nuk ke guximin të thuash qoftë dhe një fjalë.

    1. FAP says:

      Bravo,mire i the!

    2. Krvu says:

      O Andi o kurve e sistemit. Ti duhet qire ne bythe qe ta meritosh zerin prej piçke qe ke.

  2. Tironsi USA says:

    Pse je kaq i lig mor jahu,pse nuk i thua gjithe te vertetat,prokuroria e krimeve te renda qe eshte 100% e Saliut,po te kish nje prove, kishte te drejten ligjore ti drejtohej gjykates per te kerkuar arrestimin e Tahirit,po ajo nuk e ka nje te tille,prandaj cdo tre muaj kerkon shtyrje afati per hetimet.Ptuuu mor rrace qenesh,kujtoni se njerezit jane budallenje,dhe do mashtrohen nga palo gazetaret e kazanit.

  3. Kris says:

    Na myti LLYMI Andi -Tosi , Mero Djali! Keta njerez te semure nga urrejtja qe kane per Ramen kane kaluar ne te semure Psiqike! Bashke me Salehun kane lajthitur ata mercenare mediatike!

    1. mirel says:

      Refreni i vetem: urrejtja per Ramen. Urrejtja mund te jete motiv, por prape duhen dy pare mend te gjykosh shkaqet dhe te paraqitesh argumentat, me urrejtje sigurisht.
      Por duhet te dallosh mire nese jane argumentat qe e bejne Andin te urryeshem.
      Juve e tregoni hapur qe kur e etiketoni si “te liglig” vetem pse Andi i permend.
      Doni ndonje budalla si ata qe dalin rendom pas bythes se Ramutit per ti bere veri.
      Po ja qe ka dhe nhe qe nuk eshte ashtu.
      Dhe shyqyr qe eshte se nuk do lexonim dot me gazeta.
      Ne kete vend ku larot dhe balot turren te duken para eprorit, Andi sjell nje mendim ndryshe.
      Dhe po jeni te zote shfaquni me argumentat tuaja. Po jeni aq idiote sa nuk dini te lidhni dy fjale.
      Rrembythje militante. Aq, ne shume nuk beheni dot. Njeriu pa vizion dhe pa karakter nuk prodhon dot me teper.
      Nga kjo ju vjen inat me Andin.
      Eshte me i zgjuar. Eshte me te dhene, dhe jo me te thene, si puna juaj qe ju thote Ramuti cdo beni

      1. K says:

        Andi eshte me i zgjuar! Zot na ruaj! Andi nuk mund te jete i zgjuar per sa kohe eshte mercenar! Mund te jete dinak si Salehu dhe Meta,si gjysem fshatare qe jane,por Andi i Zgjuar s’ka si te jete! Kurre nje njeri i ZGJUAR mund te behet sherbetor i dikujt tjeter e sidomos Sales! Cili eshte mendimi ndryshe i Andit! Andi thote me pare ate qe do te thote Salehu ose e mbeshtet me vone! Andi sikur tha dorezoni mandatet si Berisha? Apo jo? Por sidoqoftese kush do te lexoje dhe besoje Andin eshte puna e tij sidoqe une ve ne dyshim inteligjencen e njerezve qe s’kane mendimin e tyre dhe trumbetojne Andin i cilin i paraprin apo i ben jehone kriminelit Saleh Brrish! Shikoni aleatet e Brrishs Ndoka,Shehi,Greku dhe krimineli i Gerdecit Medi zeni! Urime Andi qe ndricon mendjet e berishisteve!

        1. mirel says:

          Aleati me i mire i Berishes eshte Ramuti.
          Ai ka realizuar gjithe mareveshjet dhe programet e Berishes.
          Da per gjykimin filozofik qe bere mbi Andin, nuk the asgje.
          Andi ne kete shkrim nuk po i ben jehone Betishes por moralit te PiSave.
          Njelloj jane.

  4. Grand says:

    Bushatli! Nuk ka te njejten motiv Berisha si Rama!
    B. eshte maskara i ketij vendi! Duhet te sqaroj punen e partizanit dh te shume te tjerave qe eshte apo jo vellai i Kasrachixh si dhe te shpjegoj pune e 26 +4, ye vrare, 230 qe vodhi basha tek R.kombit, shitjen e detit, etj. ( Basha s’kishte dje s’ka bythe ti bente keto gjera. As sot nuk ka. Por cfare? Je ti problemi qe merresh me ceshtje te vogla. Une kuptoi qe ti shume materje te zeze ke mbledhur ne shpirt. Dhe kjo eshte energji negative! Me vjen keq per ty! Nese i ke marre leket per kete poaddtim, hesht! Prit! Behu burre se paku! Burre i mire do shume pune!) Berisha e ma me te veshtire!

    1. nje shqiptar i drejte says:

      Po mire , more Grand , qe me zor kuptohesh se ç’do te thuash ne komentin tend , me nje mije e nje gabime . Po kethehu dhe lexoje e korrigjoe shkrimin para sa t’a postosh , o burre i dheut . Kaq dembela jini ?

  5. Petrit says:

    Je bere shume banal o Andi Bushati..po si ske turp more burre.

  6. undefined says:

    Si gjithmoni per mua je : Muti ne shi .Thuaj çfare te duash ti je i peshtire.

  7. taraboshi says:

    He more bukuran fol edhe ti se jep mendime te vyera deri ne vc .

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mesimi 4
    Tahiri nxorri nga salla e Parlamentit Berishen !
    Te jene ne duart e Tahirit rregjistrimet e fshira te 21 janarit ?!
    Te presim.

    1. mirel says:

      Po pse i mban Tahiri? Apo per shantazh?
      Nje prove kriminale per Tahirin dhe PS qe nuk ja dorezojne faktet drejtesise.

  9. taraboshi says:

    O bukuran harrova me te thene edhe ty qe : Lere drejtesine te punoje se thot P .D ja L .S .I ja dhe ti qe S .Tahiri bashkepunon me kriminela apo me trafikantat e droges per deri sa drejtesia nuk ka dhene ndonje vendim teformes se prere ai eshte si te tjeret dhe deputet i kuvendit dhe me çfare te drejte ngrihni e thoni nxirre jashte parlamentit . Kete veprim duhet me ba deputetet e ndershem socjalist jo per S .Tahirin por per Sali Berishen Lulzim Bashen Fatmir Mediun qe duhet te braktisin parlamentin deri sa prokuroria ti çoj ne gjyq ato per krimet qe kan bere qe jane te faktuara botrisht .

    1. Tacik Lala. says:

      Po shko mor kokrra e hafijes se te shkuares. Fute koken ne nje vend te pa dukshem. Nese nuk e gjen shko ne te sateme.

  10. Fred says:

    Te gjitha keto qe thuhen e shkruhen jane brockulla dhe kush ka pak njohuri si funksionon parlamenti e di qe po smore pjese pa nderprerje me shume se 6 muaj te hiqet mandati apo e keni harruar Nanon qe shkonte ne parlament nje here ne 6 muaj keshtu merte dhe rrogeeeen qe si hynte ne pune dhe zoteronte akoma mandatin e deputetit si mburoje dhe ky Sajme qorri per kete gje ka shkuar shihemi prape pas 6 muajesh ne parlament kesaj i thone fshati digjet e kurva opozite krihet vendi yne ka nevoje per reforma te thella dhe nje opozite qe ti shkule dhembet mazhorances ne lidhje me ecurin e reformave por ata shkojne ne parlament si ne kafe lagjeje e merren me llogje.Pirdh o Andi pirdh si anallllllist.

  11. Fatosi says:

    Andi !! Ti je nje rumpall qe nuk e di se si ti bene hije ne token Shqiptare ,Vetem kur del dielli .Se ne kohe te keqe je I mbuluar nga cadra dhe vreri qe ke per cdo gje perparimtare qe po ben Edi Rama
    Turp te kesh ,se e mbane veten per gazetar mbi gazetaret e tjere Por ske ci ben keshtu je gatuar ,dhe ate corbe ke henger
    Gelltit nje luge corb te prishur, dhe vjell tere jeten !!!!!!!??????
    Ska zot qe tju mari juve te gjithve maskarenjte e shqiperise

  12. butrinti says:

    ASNJERI NE BOTE .LIDER APO VIP APO KUSHDOQOFTE OR KARABUSH QE E MBAN VETEN PER ANALIST PERVEC DREJTESISE TE MUND TE SHPALLI FAJTOR DIKE . U BETE GAZI I BOTES JU BITHELEPIRESIT E BB.

    1. Pellumbi says:

      Tane shqiptaria eshte ba analist.Perse mo Andi nuk flete qe dhe ne keto momente qe po flasim prekuroria me prejashtim te keyeprwkurorws punoje per mullirin e sali kermes .C’esht ky sali qe e do kete vend nen jemet e tij .harroje se ju vini ne pushtet me lulasha e rrumpalla ta harroni per jet te jetve .Saliu e kame thenqe ne key te heres qe nuk e do kete vend per popull por per vete.Edi Rama ti ler denglat ti thoj drejtwsis te bej drejtsi ndryshe te largohet ka te tjer qe e ben.

      1. mirel says:

        Dmth shteti eshte inekzistent.
        Mjafton pergjigja prokuroria eshte e kapur dhe gjithcka kthehet ne piken zero.
        Berisha i pafajshem..

  13. Cuku says:

    Futja pordhes kot o Smbushat.
    Sigurisht qe te lexoj ,e kam te pamundur ,se me duket humbje kohe,,,por po lexoj komentet dhe me mjafton
    Po ta kesh me Samen ,germo Tare germo ,
    Po me Salen ,sigurisht qe te dhimbset se ta ka rritur,,,
    Je kot fare,niveli Shkulmakut me shoke,-,,

  14. Koba says:

    O Gazetar Leshi.Po pse flet Mbrockulla!!!.Ku i ka provat Prokuroria???.Je bere si Kepushe Zgjebjeje.SumKapuc.

  15. A says:

    Ky Anal-isti bashke me shume te tjere Anal-iste i kane thone llogjikes ik pirdhu dhe Mero si pidh none i sjell jo kot ketu.
    Mesimi pare eshte spekullim pa baza. Si e morri vesh ky koqja per sinjalet qe “Kancelarite e rendesishme” i kane derguar Rames? Pse nuk e tregon se cilat kancelari dhe burimin? Normalisht keto mesazhe percillen nepermjet kanaleve diplomatike ku zoteria ska akses.
    Mesimi dyte nuk eshte mesim po sic e thote edhe vete eshte dileme. Vetem nje PDist militant trubosh kerkon te beje te kuptimta veprimet e nje plaku te rrjedhur prej kohesh.
    Mesimi i trete prape spekullim. Tahiri eshte karte e djegur tashme dhe po e heton prokuroria. E filloi ai katunari Gramshit me kamera e TV dhe asigjo. Me imunitet apo jo ai nuk ne dore te prishi prova. Karat si puna Bushatit dune me u masturbu duke pa Tahirin ne pranga, por kjo nuk varet nga ata. Ca bojne? Shkrujne nji pacavure si kjo me siper, prej nga nxjerin mesimin e trete. Tahiri nuk i hiqet imuniteti se ka prova kompromentuese ndaj Rames.

  16. ela says:

    Me dy pikat e para jam dakort ,me piken e trete sjam dakord.a e di ti qe Edi rama nuk ka per ta mbrojtur dhe sdo ta mbroje Tahirin? por mos haro qe Tahiri ka kredibilitet dhe admirim te 85% e socialisteve,dhe ne qofte se do behej arestimi i Tahirit ketu do ndryshonin shume gjera .Tahiri ka prova te pakundershtueshme Salen,Meten,Bashen dhe prandaj bejne sikur duan ta arrestojne.dhe ne do ta dish shprehja qe ska”” bir kurve:”” e ka per te gjithe keta sepse ne duart e tij ka mjaft provaCitimi ka te bej me birin e kurves”Meten””

  17. LORA says:

    Ndonje mesim te katert apo te peste, per rishfaqjen e S.Tahirit ne Kuvend , duhet t’a kesh lene per anal-izat e tjera,,apo jo and-ush ?????
    Te kam thene,po nuk hoqe dore nga kurvlliku yt politik,,,,do te kesh dale mendsh ,ne fund te ketij mandati.

  18. Jevi says:

    Egjithe kjo loje eshte per te bere diversion dhe jo per te atrestuar Tahirin.Parlamenti ja ka hequr imunitetin dhe cdo gje eshte ne dore te prokurorise e te gjykates.Ne cilen kohe parlamenti ka dhene urdher per arestime?Tahiri ne kete moment eshte i lire pasi kerkesa duhet ti shkoj gjykates dhe ne qoftese ka prova e areston.Ky teater i Bershes me e pakta duhej ndeshkuar nga parlamenti me largimin e Berishes ngaparlamenti.Askush s’ka te drejte te provokoj .

  19. xhemal says:

    ska bir nene ,e bir kurve e perdorin shume shqipetaret per te treguar se kane te drejte skane frike,prandaj mos u mbysni me nje luge uji

Lini një Përgjigje te Jevi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *