Deklarata e fortë e Beogradit: Kosova nuk do mbijetojë si shtet, do bashkohet me Shqipërinë

19 Prill 2018, 15:48Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis me Kosovën, por se kjo çështje nuk mund të përdoret në politikën e tregtisë së jashtme si një kusht për t’u bashkuar me BE-në, transmeton “Zëri.info”.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Trajnimi i udhëheqësve politikë”, Daçiç ka thënë se dialogu me Prishtinën po zhvillohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, por se ajo nuk mund të jetë e njëanshme, dhe se njëra palë nuk mund të merr gjithçka, dhe tjetra asgjë.

Daçiç vuri në dukje se Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të bashkohet me Shqipërinë njëherë e përgjithmonë.

Ai nënvizoi se çdo shteti mund t’i ndodhë ajo që i ka ndodhur Serbisë me rastin e Kosovës dhe se është e domosdoshme të krijohen dhe respektohen parimet që do të udhëheqin të gjithë, raporton media serbe ‘Blic’.

“Ne luftojmë sepse duam një kompromis dhe ata nuk e duan. Është sikur divorci, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë një proces dhe një marrëveshje”, theksoi Daçiç.

7 komente në “Deklarata e fortë e Beogradit: Kosova nuk do mbijetojë si shtet, do bashkohet me Shqipërinë”

  1. beni says:

    Mir qe e pranoni se i takon Shqiprisë e mbyllet kapitulli i mosmarrveshjet!
    Merni atë pjesë Serbia në Bosnjë e kombesohet!
    Kosova s’ka ekonomi që të përballoj diplomaci në botë!
    Makarona deklaron se Europa duhet të lëshoj sovranitetin,pra esht e kot mosmarrveshjet për gardhe e kufij ndarës si në mesjetë!
    Europa bëhet vetëm një,natyrisht u takon Kosovës integrim vetëm integrim e jo urejtje nacionale e fetare vetëm biznes e ekonomi!
    Federal republik albania!

  2. Orient says:

    ..ta kishte thene me kenge me mire..!!

  3. Opinion. says:

    vet serbis i konvenon nje marrveshje per kosoven,edhe te bashkihetbme shqiperin,flas marrveshje nga presioni usa euro,se serbia dite krjte kosoven.
    pra i konvenon bashkimi me shqioerin pas nje ndarje te veriut te kosoves,se vete serbia ka synim e objektiv bashkimin se republika serbska te bosnies dhe veriun e kosoves me serbin.
    dhe herdo kurdo edhe nderkombetaret do pajtohen se nje kosove multi etnike me serbet bashke nuk ka jete normale e shtet stabile.

  4. Opinion. says:

    vet serbis i konvenon nje marrveshje per kosoven,edhe te bashkohet me shqiperin,flas marrveshje nga presioni usa euro,se serbia donte krjte kosoven.
    pra i konvenon bashkimi me shqiperin pas nje ndarje te veriut te kosoves,se vete serbia ka synim e objektiv bashkimin se republika serbska te bosnies dhe veriun e kosoves me serbin.
    dhe herdo kurdo edhe nderkombetaret do pajtohen se nje kosove multi etnike me serbet bashke nuk ka jete normale e shtet stabile.

  5. Qerosi says:

    Kengen e Osman Ages e qante.

  6. Durres says:

    Kosova ka qene gjithmone shqiptare e gjithmone do mbetet

  7. evgjitngrenesi says:

    po normalisht,vetëm turko-serbët e lds-së dhe banda e saliut e pengon këtë proces më se natyror. shqipëria nga 12 të bëhet 18 ose 20 qarqe dhe mbyllet ky muhabet! serbët ngelen një pakicë e zakonshme me të drejta të të njëjtit nivel si shqiptarët në luginën e preshevës.kjo si fayë e parë derisa ti vij radha maqedonisë e malit të zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje