Safet Gjici është ngritur nga tribuna VIP, menjëherë pasi gjyqtari Hamiti vërshëlleu fundin e ndeshjes mes Kukësit dhe Laçit. Presidenti i kuksianëve nuk e fshihte dot zhgënjimin për eliminimin e skuadrës së tij.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama Sport”, Gjici fajëson dy mbrojtësit, Allën dhe Hoxhën në momentin e golit.
Kreu i klubit jep mendimin e tij edhe për gjykimin dhe lojën e kundërshtarit. Në fund, ka edhe një paralajmërim për të tijtë:
“Nëse nuk fitojnë në tri ndeshjet e radhës në kampionat, nuk do marrin asgjë”, thotë i prerë Gjici duke iu referuar pagave dhe premiove. Tashmë, Kukësit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të mbajë vendin e dytë deri në fund të kampionatit.
Nuk e prisja kurrsesi këtë eliminim. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim medoemos dhe të shkonim në finalen e Kupës. Por, ishte gabimi i dy mbrojtësve tanë që solli edhe golin e tyre. Laçi një herë shkoi në portën tonë dhe shënoi.
Bravo derri gjici