Lulzim Basha braktis Kuvendin: Do rikthehen vizat, do ndalojmë rrëshqitjen e vendit

Pavarësisht se Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, kryedemokrati Lulzim Basha mendon se mund të rikthehen vizat dhe mund të bllokohet lëvizja e lirë.

Sipas tij, vendi ka hyrë në një gjendje të vështirë dhe se duhet të ndalohet rrëshqitja në autokraci.

“Duhet të ndalojmë rrëshqitjen e vendin në autokraci. Duhet shbërë përqëndrimi i pushtetit. Duhet të kthejmë shpresën se në Shqipëri ka të ardhme. Në Shqipëri nuk ka më investime perëndimore, europiane dhe amerikane, nuk ka më shkëmbime. Disa vende europiane po mendojnë të rikthejnë vizat.
Ditën e hapjes së negociatave, EdI Rama pati pafytyrësinë të mbronte Saimir Tahirin”
tha Basha i cili pas fjalëve braktisi Kuvendin. (TemA)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Basha-l-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/Basha-l.png","attachment_id":"875005"}]
                 Loading...