Reagon sërish Tahiri: Nuk jam dorëzuar, ja pse kam heshtur për 6 muaj dhe një sqarim për mesazhin “s’ka bir nëne dhe s’ka bir kur*e”

Saimir Tahiri ka reaguar sërish pas seancës plenare të ditës së sotme ku replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Brendshëm shkruan se nuk është dorëzuar dhe se heshtja e tij  është respekt për drejësinë.

Tahiri ka sqaruar edhe deklaratën në Parlament ku tha se “nuk ka as bir nënë e as bir kurve” ta ndalë nga rruga për të bërë drejtësi.

Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.

Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.

Kete rruge do ndjek me durim.

Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.

Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.

E nuk do ndalem!” nënvizon Tahiri. (TemA)

Tahiri reagon për të tretën herë: Ja kush më filmoi sot dhe një paralele me 21 Janarin

FOTOT: Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, përqafohet nga kolegët

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...