Saimir Tahiri flet pas seancës: Nuk ka bir nënë e bir ku*ve të më pengojë të bëj drejtësi (dhe një mesazh Berishës)

Ish-minsitri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk do të ndalet deri sa të bëhet drejtësi me çështjen e tij.

Me fjalët “S’ka bir nënë dhe as bir kurve që të më pengojë të bëj drejtësi” ai ka siguruar se nuk ka nevojë ta mbrojë askush pasi beson tek pafajsia e tij.

Deputeti tashmë i pavarur, duke folur pas seancës plenare për gazetarët, ka dërguar edhe një mesazh për Sali Berisha.

Duke ironizuar gjestin e ish-kryeministrit i cili po e filmonte sot në Parlament, Tahiri tha se njeriu që fshiu pamjet filmike në ngjarjen e 21 janarit sot nisi të filmojë atë.

Pjesë nga prononcimi i Tahirit për gazetarët

Ju filmoi Berisha dhe kërkoi largimin tuaj….
Kur të kem diçka për të thënë do vij. Për mua ishte ditë e lumtur që më filmoi Saliu. Kam motiv ta mirëkuptoj njëriun që fshiu filmimet në 21 janar dhe në kryeministër dhe më filmoi mua.

Zoti Tahiri pse nuk folët sot në seancë?
Nuk fola se nuk ishte opozita.

Ju mbron Rama?
As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë.

A keni komunikim me Zotin Rama?
Unë…për mua ka vlerë vërteta dhe askush që nuk mund të.. ose ta them ndryshe që të më pengoj në rrugën time për të bërë drejtësi. Se besoj se do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...