Saimir Tahiri si "shpresë" për opozitën!

19 Prill 2018, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një dëshirë të lexueshme tek opozita që ta shikojë Saimir Tahirin, jo si një deputet nën hetim, por si një shantazhues të Edi Ramës. Qysh nga fillimi i problemeve të tij gjashtë muaj më parë, e vetmja linjë që nuk ka ndryshuar tek opozita, është pikërisht kjo. Për gjashtë muaj çfardo që ka thënë dhe shkruar për Saimir Tahirin, janë legjendat urbane, se si ai, po shantazhon Edi Ramën.

Pra për opozitën këto gjashtë muaj nuk ka pasur rëndësi as ndonjë fakt rreth Saimir Tahirit, as ndonjë dëshmi kundër tij, as përshkrimi i ndonjë afere konkrete, por ideja se ai ka diçka për Edi Ramën. Pra më shumë  se sa si problem, siç do t’i duhej opozitës ta shikonte një deputet kundërshtar të saj, të përfolur nga disa banditë, opozita e ka kthyer Saimir Tahirin në simbol shprese të saj. Çdo mbështetës i opozitës dhe çdo kush që e ka bërë atë pjesë të baltës publike, e shikojnë si një shpresë se ai mund t’i rrëzojë opozitës Edi Ramën.

Ilustrimi perfekt i saj ishte sot në Kuvend, kur një plak 74 vjeçar, që dikush i ka mësuar kamerën e celularit, ju afrua në mënyrën më qesharake të mundshme dhe i thoshte “Rrëfe çfarë i the Gaz Demit për Edi Ramën”. Pra një plak në atë moshë pranon të bëhet qesharak dhe vulgar, jo për të sulmuar Saimir Tahirin, jo për t’u çuar në tribunë dhe për t’u përballur me të, por për të shpresuar se mund të prodhojë ndonjë incident, duke e trajtuar si një shantazhues të Edi Ramës.

Edhe në paraqitjen që i bëjnë profilit të Tahirit tek diplomatët e huaj, atë e paraqesin po kështu. Deklarata e tij para Kuvendit, që imitonte fjalët e dikurshme të Edi Ramës kundër atyre që e kritikonin për të korruptuar, u lexua po ashtu. Çfardo që të bëjë me sa duket Saimir Tahiri, dhe nëse pi kafe me dikë dhe nëse pi vetëm, dhe nëse del shëtitje me djalin dhe nëse del me gruan, dhe nëse lëviz me makinë dhe nëse lëviz me këmbë, dhe nëse vjen në Kuvend dhe nëse nuk vjen në Kuvend, të gjithë shikojnë filxhanin për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo kundër Edi Ramës.

Aq shumë është ngritur miti i tij nga opozita, si shantazhues i Edi Ramës, sa ai sot më shumë se sa urrehet, adhurohet prej opozitës, që mban sytë tek buzët e tij mos thotë ndonjë fjalë.

Dhe mendoni që një ditë historia gjyqësore e tij të përfundojë, çfarë drame mund të ketë opozita shqiptare. Nëse ai gjendet fajtor, opozita do të humbasë shpresën e saj si shantazhues i Edi Ramës, dhe nëse del i pafajshëm do të humbasë dhe betejën e saj. Por mbi të gjitha ajo sot po humbet dinjitetin e saj, duke kërkuar nga drejtësia një dëshmitar kundër Edi Ramës, meqë nuk ia dalin dot vetë.

25 komente në “Saimir Tahiri si “shpresë” për opozitën!”

  1. Cuku says:

    Te lumte Mero
    Perla e radhes,,,

    1. Kujtimi says:

      SALI QENI dhe Basha ADOLESHENTIN le te jene sa 1 e mijta e RAMES
      ATA JAN TURPI I DHEUT
      GAZI I BOTES

  2. Azio says:

    Te lumte z Mero.
    Logjike e shendoshe dhe nje realitet apsolut,ne shkrim in tend.
    Me sa e kuptoj Une,rreth ceshtje se Tahirit dhe shkrim it tend,I bie per t’i thene idjoteve te PD ate shprehjen e madhe te popullit:Germo o Tare germs se koqet e gomarit Tim ke per te gjetur.

  3. ┼╨◘╨┼sit back and relaks┼╨◘╨┼ says:

    Mos e kerko problemin Tahiri tek opozita, kerkoje atje ku e ka burimin. Nuk mund te pretendosh qe Shqiperia u gjelberua me kanabis dhe ministri i rendit nuk dinte gje, qe KM nuk dinte gje, se i bie qe paskemi zgjedhur debila te na qeverisin, jo ata e dinin shume mire por e lane te mbillej e korrej sikur te ishte nje gje normale, i lane punetoret qe ujisnin, mbillnin e korrnin kanabisin te mbushnin furgonet qe shkonin nga jugu ne veri neper plantacionet e kanabisit. Transportuesit dhe ndermjetesit qe vendosnin cmimin e blerjes e shitjes po ashtu i benin pazaret hapur pa ndonje frike. Ath ca ndodhi, e beri Tahiri ne koke te tij, jo nuk besoj se Tahiri kishte bythe ta bente kete vetem pa lejen e Komandantit Suprem. Pra ketu Mero te jesh i sigurte qe Tahiri e ka kapur Ramen per loqesh dhe nqs edhe perfaqesuesit e BE ne Shqiperi kane qene ne dijeni dhe nuk folen ath dhe ata jane te kapur per cicash apo koqesh sipas gjinise prej KM pasi dhe ai nuk mund te bente kanabizmin e vendit pa bere Romana dhe shoqet e saj nje sy qorr e nje vesh shurdh. Tahiri nuk do denohet sepse po u denua Tahiri te jesh i sigurte qe te nesermen ashtu si rastesisht mediat do marrin me poste ca dokumenta interesante. Tahiri do dali i pafajshem, por jo per arsye se eshte i pafajshem por se nuk i intereson nje grupi te caktuar qe te dali i fajshem.

    1. Teodori says:

      Ti, po. Ti je analist klasi. Shqiperia nuk u mboll me kanabis kur erdhi Tahiri, Minister i brendshem. Ajo ishte e mbjelle qe kur ishte Berisha yt, kryeminister, dhe ai “uloku” (Ai pra, ish kapteri, president) dhe me pas ai budallai i Kukesit, Nul Moka, pa harruar ate qe ve nje kg xhel ne floke, Luli. Qe kane pegjegjesi keta qe jane sot ne pushtet, per kete fenomen, kjo nuk diskutohet. Po te jene kaq te thella keto pune sa qe qe qenkan pleksur jo vetem shqiptaret por edhe evropianet, nje zbulues gjeni si puna jote , mund ta zbuloje. Po me qe ti e di qe Tahiri eshte fajtor, do te thote qe ke prova. Coji ne prokurori. Pse rri? Apo keshtu te ka porositur Saliu?

    2. Jem says:

      Nje pytje per ju qe sot e morret vesh qe shqiperi ka kanabis.
      Pse sflisnit ju kur lazarati bente namin?
      Ah po ishin te pd s ata dhe benit sikur se shifnit. Pikerisht prandaj shqipria shkon Mut sepse shqiptaret drogen e shihin me parti,korrupsionin krimin etj etj.

    3. @autori says:

      @Mero!
      NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHE!
      Une shoh reagimet dhe sjelljet e Tahirit tani dhe te jep pershtypjen e nje adoleshenti te vonuar.. Dhe ai ka qene “ministri me i suksesshem” i Rames(?!) Nga ana tjeter, si ka mundesi qe vonohet kaq shume nje hetim penal ne Shqiperi, i cili ka marre forme ne Prokurorite e vendeve europiane? Per me teper qe ka nje sensibilitet kaq te madh? Nuk paska peshq te medhej ne Shqiperi? Kot flasin te gjitha institucionet nderkombetare?

    4. Gh says:

      Ti me emër me germa arabe je s.berisha e di cfarë duhet te besh ikë pirdhu qofsh apo jo s. Brisha

  4. liqeni says:

    Mero si gjithmon i sakte,bravo.

  5. katarakti says:

    Tahiri deklaroi sot se gjate 4 vjeteve qe ai ka qene minister i rendit eshte mbjelle e korrur hashash sa nje vit ne kohen e Sali Berishes! Tani si eshte e verteta?! Lazaratin kush e ngriti dhe i dha statusin zyrtar se kryeqendres se kultivimit te hashashit dhe droges ne Europe?! Tahiri apo Berisha?! A mos valle eshte e kunderta? Se gjate kohes qe Tahiri ishte minister u sekuestrua droga qe Berisha e lejonte te kultivohej, si lejoi diku firmat piramidale?!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Neqoftese Saimir Tahiri ka shkelur ligjin sic pretendon opozita, Prokuroria te bej punen e saj ne maksimum per te dhena. Por opozita sot deshmoi qe agjenda e saj qenka nje alibi. Deri dje thonin qe Edi Rama po mban te dhena e budalliqe te rradhes a thua Rama ishte Prokuroria. Sonte dalin qe ai s’duhet te jete ne Parlament sepse eshte kriminel. Gjyq ne sy te publikut duke s’vajtur ose te thirret nga Prokuroria per ne Gjykate. SHEFI I OPOZITES qe tregon me gisht, I shkon Avokati me rraport mjekesor dhe ky eshte ne rregull. Pastaj presin qe Saimir Tahiri te thote dicka kunder Rames. Po p’se c’fare I beri Rama atij, e beri Minister. Saimir Tahiri dha shume (sakrifizoi) per Partine Socialiste kur ishte ne opozite dhe u investua me besim e tij si socialist tek Edi Rama. Edi Rama nuk I ka bere asgje. Sali Gelbaza ne imagjinaten e tij te endrrave kujton sikur ka dicka ne mes nder tyre. Ky e kujton qeverrine qe operon si nje mafja sepse E KA BERE VET DHE S’MENDON SE MUND TE PUNOJ NE FORME TJETER.. Shqiperia po hyn ne negociata, keta po bertasin Saimir Tahiri. Medja e ndjek si e c’mendur. U akuzua me mungese provash dhe o burra. Gjejani provat dhe pastaj o burra… SHOW MEDIATIK KUSH TE SHOFI ME SHUME LAJME. Gjejani provat, te ha denimin sipas ligjit dhe pastaj opozita dhe mediat ta gjemojne.. C’fare eshte gjith kjo zhurme ?!?! Ne Parlament krijohen ligje, nuk gjykohet njeri. A ka kod aty ?!?! Si mund te flasesh dhe te akuzosh ashtu ku edhe vet PROKURORIA s’ka prova.. Opozita thote: E DI UNE !! Po po e dini ju ku ne cdo sektor qe drejtuat ne ish-qeverri E LATE NJE GERRMADHE ME BORXHE DHE BILLA TE PAPAGUARA. Dhe shifni c’fare makinash e apartamentesh kini.. Po flet njeri per to ?!?! Shifi si po fluturojne avokatet dhe gjykatesit ?!?! SALI GELBAZA PRA … Flet Gelbaza per hashash.. Pyetja qendron: A do ta kishte marre Shqiperia hyrjen per negociata ne qoftese me filozofine te ish-qeverrisjes me te korruptuar qe: Lazarati s’preket !!!??!!??

  7. Ti sit back-and r.. k.. qenke p…s- Meraku yt asht me mbrojt trustin e geshtenjave……Halli yt ashte pse te ka ik trafiku i drogave nga duert ….. me tej dokrra….

  8. Ai plak matuf 74 vjecar nuk po takon ndonje hund lesh me dinjitet qe ti thyej dhembet,kur i shkon tjetrit ne ate menyr dhe i jep urdhera dil jashte parlamentin,thuaj cfare i the ketij apo ketij.
    ky maskara i te gjitha kohrave(qekur ishte sekretar i ppsh),kush kujton se eshte, a e di veten se nga ka ardh,kush e solli.kush e edukoi me veset me te keqija te karierizmit.
    Ky uriah hipi nga nje njeri i perulur e servil qe vetem duartrokiste enverin,na u kthye ne nje perbindesh qe vret ,shan ,percan,kercenon,thur intriga,ben thirrje per lufte,ky eshte bere makthi i njerezve te ndershem qe nuk e durojne se ka prishur nje komb.
    mire drejtesia nuk e gjykon se ka perfituar nga ky perbindesh,por a do dale ndonje hund lesh tja thyej turinje dhe tja fusin ate dixhitalin e tij ne ne vrimen e serbes sllobodanke.
    ndjese per saimirin por te ishte ndonje hund lesh nuk do e kishte duruar ate maskara te te kerkoj llogari sikur eshte polic prokuror si zoti vet.
    tamam rrace e ndyre maloku te poshteruar nga jeta

  9. AZ... says:

    Ndersa legjendat urbane te edi rames i Ben ti shoku komunist mero baze me prallat ruse bashke me taulant ballen : mero +balla=2(bythelepirsa)

  10. Albi_I says:

    Nese ti mendon Mero se Tahiri bente tere ate trafik, mbyllte radaret e mbrojtjes, pastronte para, financonte fushata, pa kuptuar asgje Edi Rama, qenke o naiv o i cmendur. Ja pra pse kushdo ka te drejte te besoj se ish-ministri nese bie brenda do filloje te flase. E kjo nuk eshte ndonje shpikje e opozites.

  11. Bujku says:

    Goditja qe Tahiri i beri Lazaratit eshte zanafilla e urrejtjes Ne telefonin e Gates gjjendeshin shume nr cel politikanesh te larte qe Gaten e konsideronin mik te mire duke filluar nga Berisha e Meta! Me pas Tahiri zbatoi skemen e nje mjellje te llahtarshme te kanabisit ku si tutor u perfshin polic te thjesht e deri drejtor te larte si dhe kryetar bashkie si ai i Skraparit, Beratit, Policanit etj. Tahiri me mendjelehtesi lejoi te perdorej emri i tij dhe e la veten te zbuluar. Psh per zonen e Skraparit kur su fol megjithese ishte zone intensive e mbjelljes.

  12. Lani says:

    Nuk ka njeri qe nuk e di se kanabisi eshte mbjellur dhe korrur me dijeni te pushtetareve; keshtu ishte ne kohe te Berishes dhe te Rames. Ajo mbi te cilen mund te diskutohet eshte: me mire te financosh partine duke vjedhur leket e tatim taksave, pra njerezit e thjeshte sic eshte bere rendom te ne? Apo te t‘i sigurosh lato eke duke shitur jashte Shqiperie kanabisin e ndaluar?

    1. Pellumbi says:

      Sajmirit kane per ti rruajt leshte akuzuesit

  13. Laku says:

    Sajmir Tahiri si shqrese per trafikantet duhet te ishte titulli o Mero i pa varuri.

  14. taraboshi says:

    Z.Mero me te drejt thua dhe shume bukur e ke shpreh por une desha te shtoj edhe nje gje tjeter .Mire opozita qe e dime qe eshte nje opozite injorante dhe me perbamje kriminelash ne shumice po çfare u thua ti gazetareve dhe opinonisteve te tipit Fevziu , Balliu ,Peka , Bushati , Rakipi , Shkullaku , Zogaj ,Zhej ,dhe zagaret Lela dhe Gjokmarkaj , ketyre vetem shqiptare nuk ju thuhet se vetem per pak leke shesin nenat motrat grate .

  15. taraboshi says:

    Po mire mo me çte drejte bllokoni fjalen e lire apor duhet me ba komentin siç e keni ju ne mendje .Ne te taraboshit jemi shume te pakenawur me ju se ketu kemi pare nje fare rrealiteti por me sa duket edhe ketu ka diçka qe nuk shkon se sot vetem per gazeta dhe televizor nuk po vuajme se ka per para buke e mbas buke .

  16. Merati says:

    Na cate bythen me kete kanabisin.Po kush pyeten o debila ne perendim per kanabisin ai eshte smoku me i preferuar se nuk ka ndonje dem per shendetin por vetem nuk eshte legalizuar gjithandej.Kush ka qene ne Amerike do e mare vesh sa ere bien ruget nga perdorimi i tij.Aty problemi nuk eshte kanabisi ky eshte sebepi per te djathtet,kur nuk ka alternative tjeter kunder kesaj qeverie qe kerkon ta vere shtetin ne binaret e ligjit dhe te regullit.Kanabisi eshte i pa ligjeruar dhe duhet luftuar por jo te digjni shqiperine o te djathte te ndershem? qe ja u pa lezetin populli per 27 vjet zullumet tuaja sikur Bill Gates te vije ta shkrije gjithe pasurine do mbi 10vjet ta sjelle ne terezi ashtu si e katandisi Sali Trimi qe ka dale nga mente.Shume shpresuam prej tij por doli anti shqiptar zoti ju vrafte

  17. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Si mund te botoni komente te llojit “Mero baze lushnja”. Ai qe shkruan ne ate forme, eshte kafsha me e ndyre, sa as Myslim Murrizi nuk do ta miratonte. Turp ,nje mije here turp !!!

  18. Dimeri says:

    Une do t’ja thyeja “kameran” pas kokes Berishes,si hajdut i privatesis!
    Ky plak gangster,qe nuk ka fuqi te ngreh breket,ben te fortin,per vazhdimesine e cmendurive te tij.
    Si komunist 24 karad ai nuk qendron dot PA propogande,te cilen vazhdon fa perdor per ti bere presion cdo individui dhe institucioni.
    Saimri nuk duhet te ishte “lumturuar” por te gjente guximin per t’ja shkelur me kembe,”kameran” e komunistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje