Shtypi gjerman shkruan për negociatat: Përmbajtja para shpejtësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.

Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushtohet të enjten (19.04) rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë. Por “Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, kjo është më pak se në Hesen (një land gjerman jo shumë i madh, shën.red.) Ndërkohë që 80 milionë turqit arrijnë 8 herë më shumë, 2100 miliardë dollarë.”

FAZ i kushton vëmendje edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. “Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtete me shumicë myslimane si Shqipëria.”

Para pranimit të Ballkanit Perëndimor duhet reformuar BE

Po të enjten gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment të saj me titull “Aspak nxitim” vëren se sigurisht që askush nuk ka kundërshtim që të lidhen me BE vendet e Ballkanit Perëndimor, por… të paktën kësaj here nuk duhet nxituar. “Raundi i parë i zgjerimit me vende europianolindore e qendrore ishte i duhuri dhe pasoja e detyrueshme e tejkalimit të Luftës së Ftohtë. Por që atëherë u diskutua fort, nëse pranimit të anëtarëve të rinj duhet t’i paraprijë më parë thellimi i unionit europian.

Në zgjerimet e mëvonshëm në mënyrë fatale u mbyllën të dy sytë…Tani Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e presidenti francez ka marrë pozicion të fortë: Së pari duhet të reformohet BE. Ai ka të drejtë, përmbajtja duhet para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Duhet menduar me kreativitet për hapat e ndërmjetëm.”/dw/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shtypi gjerman shkruan për negociatat: Përmbajtja para shpejtësisë”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Duket qarte kush i « do » Shqiptaret. Ata qe n’a vrane die, kerkojne sot qe te jemi te barabarte me ta ?

  2. e verteta e hidhur says:

    Pas entusiazmit te djeshem,vijne dhe keto njoftime te zymta nga shtypi perndimor dhe lideret e saj.Per mendimin tim,vendet e te ashtuquajtura te Ballkanit Perndimor(do ta spjegoj me poshte kete term te cuditshem) nuk i plotesojne kushtet dhe standardet per te qene pjese e EU.Kjo shpjegohet me faktoret historike dhe politike qe kane kaluar keto vende.Mirpo keto vende nuk mund te jetojne jashte Euopes dhe pa Eurfopen,dmth ose pjese e Europes ose pjese e nje perandorije tjeter,vetm nuk mund te jetojne.Propozimi i Komisionit Europian per Shqiperine dhe Maqedonine keshtu duhet pare,si kompromis me veten.Pra une nuk e shikoj si favor propozimin,pavaresisht asaj qe thashe me lart per standardet>Une mendoj se deri ne finale ne antaresimin e plote Europa do te ngreje steken e pranimit deri ne raskapitje e padurim,nderkaq lejon qe ne mes te saj te kete nje qeveri dukshem rraciste sic po ndodh me Hungarine.Shkurt,Europa ,per vec halleve qe kemi ne nga e kaluara tregohet skeptike me kete rajon,i cili nuk ka asnje kuptim me termin me te cilin Europa e quanBall,kan Perndimor.Psh.C’lidhje ka Serbia ,Kosova dhe Maqdeonija me Ballkanin perndimor?Asnje lidhje,keto shtete bejne pjese ne Ballkanin qendror.Po care i bashkon keto shtete te kontinentit Europian?Keto shtete kane nje vecori qe europianet e shohin por nuk e thone,fakti qe ne keto vende te Ballkanit Perndimor ka pakica(Serbi,Mali I zi) apo shumica (Bosnje,Shqiperi Kosove Maqedoni)te popullsise muslimane.Ketu qendron thelbi i hezitimit te Europes.Mirpo keto vende kerkojne zhvillim,sic e thashe nuk mund te jetojne jashte perandorive,prandaj mendoj se paralelisht me integrimin Europian politika ne Shqiperi duhet te mbaje hapur edhe mundesite per alternativa te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *