FOTOT: Berisha përplaset me Tahirin në Kuvend, ish-ministri: O Sali si je çmendur kështu?!

Sali Berisha është përplasur me deputetin Saimir Tahiri në Kuvend.

Teksa kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ishte duke folur në foltore lidhur me raportin për çeljen e negociatave në BE, Berisha është ngritur nga vendi i tij dhe ka shkuar drejt tryzës së Tahirit duke kërkuar që ai të dalë jashtë.

Ky i fundit e ka pritur me qetësi reagimin e Berishës duke iu drejtua disa herë mes të qeshurave: “O Sali si je çmendur kështu?!”

Debati mes tyre:

Berisha niset me celular në dorë: Ku është ai?

Tahiri: Sa ke rrjedh mo burrë! Sa ke rrjedh!

Berisha: Po e festoni me Habilajt! Po festoni në me Habilajt! Ja pra!

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Berisha: U fut si pyetje, e di ç’i bëri Edi Ramës? Po s’fole të nxora dosjen.

Tahiri: Si je çmendur kështu? Si je çmendur kështu?

Berisha: Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj! Ja ku e keni! Dje ishte me Gaz Demin. Pyete çfarë i tha Gazit dhe Dash Pezës?

Tahiri: Si je çmendur kështu mo?

Fill pas kësaj situate, deputetët e opozitës braktisën Kuvendin duke bojkotuar seancën e sotme plenare. (TemA)

 

                 Loading...