Balla: Rekomandimi për hapjen e negociatave na gjen në një aksion kombëtar për të pastruar Shqipërinë nga plehrat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në ditën e pestë të operacionit “Pastrojmë tokën që duam”, Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi iu bashkuan aksionit të pastrimit të shtratit të Lumit Shkumbin në Librazhd.

Balla falenderoi Ministrin Klosi për nismën e ndërmarrë, duke e konsideruar si një akt shumë të rëndësishëm historik për Shqipërinë, i cili përkoi me periudhën e rekomandimit për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave na gjen në një aksion kombëtar për të pastruar Shqipërinë nga plehrat sepse sigurisht një vend që bëhet gati për t’u ulur në tryezë si i barabartë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të ketë të njëjtat standarte mjedisore.

Sikurse standartet që më në fund pas 27 viteve mund të themi që kemi një ministri të Mjedisit dhe deri para 6 muajsh ne kemi patur Ministri Mjedisit vetëm me titull, por jo një ministër Mjedisi që të koordinojë të gjitha strukturat shtetërore në funksion të pastrimit”, tha Balla.

Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, punojës të AdZM Elbasn, punëtorë të bashkisë, nxënës shkollash dhe vullnetarë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/1-17-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/1-17.jpg","attachment_id":"875813"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2-13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2-13.jpg","attachment_id":"875814"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/3-13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/3-13.jpg","attachment_id":"875815"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/4-11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/4-11.jpg","attachment_id":"875812"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/5-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/5-9.jpg","attachment_id":"875816"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *