FOTOT: Rama dhe Veliaj mbjellin 100 pemë në Parkun e Liqenit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy vite më parë, në pjesën jugore të Liqenit të Tiranës kishte vetëm baraka dhe plehra, çka ishte kthyer në një problem për banorët e zonës dhe ndotjen e liqenit. Sot, komuniteti rom që jetonte aty është sistemuar nga Bashkia e Tiranës në banesa komode në Shkozë dhe Lanabregas, kurse hapësira i është rikthyer parkut me më shumë pemë, duke ia shtuar mushkërinë qytetit të Tiranës.

Për mbjelljen e 100 pemëve të reja në këtë zonë ndihmuan edhe kompania “Coca-Cola”, ekipi i futbollit “Partizani” dhe Pastiçeri “Reka”. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me këtë ritëm, do të tejkalohet numri 122 mijë pemë i vënë si qëllim për t’u mbjellë deri në datën 22 Prill.

“Jam shumë i lumtur që edhe në këto ditë të fundit, përpara se të kapim 22 Prillin, do ta tejkalojmë numrin e 122 mijë pemëve të mbjella. Deri para një viti kjo ka qenë një tokë e zënë. Më kujtohet gjullurdia që u krijua asokohe, por toka jo vetëm u lirua, jo vetëm që sot komuniteti rom jeton më mirë, punë për të cilën morëm edhe një çmim, por e gjithë Tirana jeton më mirë. Pra, treguam se si 1% nuk mund të pengojë zhvillimin e 99% të tjerëve, ama ka një mënyrë se si edhe 1% dhe 99% mund të jetojnë më mirë, falë nismave të bashkisë”, tha Veliaj.

Ai falenderoi ekipin e futbollit të Partizanit që u bë pjesë e revolucionit të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër. “Kush është sportist i mirë, mbi të gjitha është edhe qytetar i mirë, ndaj ju falenderoj, së pari për qytetarinë dhe siç bëni gola në fushë, keni bërë ‘gola’ sot në fushën e qytetarisë. I falenderoj shumë çunat e ekipit që na dhanë një spektakël në këtë fushë”, tha kryebashkiaku.

Një tjetër partnere e Bashkisë së Tiranës në transformimin e kryeqytetit është edhe kompania “Coca-Cola”, e cila edhe kësaj here tregoi përgjegjësinë e saj sociale, duke dhuruar 60 pemë për Parkun e Liqenit. “Nuk besoj se ka një grup si Coca-Cola që e mban gjithmonë fjalën. Na ka ndihmuar për një kënd lojërash, por edhe për shumë nisma që kemi pasur në Bashkinë e Tiranës. Më në fund e shikoj se si e mbajtën fjalën edhe për pemët. I falenderoj shumë për 60 pemët dhe mezi pres që të vijojmë me projekte të tjera sepse besoj që një kompani e mirë jeton me ritmin e qytetit”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve u bë edhe Pastiçeri “Reka”, e cila dhuroi 20 pemë. “Një biznes familjar, por edhe një mënyrë për të treguar që nuk ka nevojë të jesh një korporatë shumë e madhe për të dhënë, secili jep sipas mundësive. E çmoj shumë që jo vetëm na ëmbëlsoni ditën në qytet me punën tuaj fantastike, por na ëmbëlsoni edhe duke mbjellë pemë”, shtoi Veliaj.

Presidenti i “Coca-Cola Bottling, Shqipëria”, Luca Busi u shpreh i lumtur që u bë pjesë e aksionit dhe që kompania po kontribuon për t’i dhënë jetë qëndrueshmërisë mjedisore. “Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij projekti. Urime kryebashkiakut të Tiranës sepse është një projekt i mrekullueshëm. Ne mbështesim nismat për qëndrueshmërinë mjedisore dhe sapo nisi ky projekt i bukur vendosëm t’i bashkohemi. Ne mbështesim po ashtu, një stil aktiv të të jetuarit, kështu që i dhamë jetë kësaj “mushkërie” të bukur që është Liqeni i Tiranës dhe për më tepër shoh që është një park i mrekullueshëm”, u shpreh Busi.

Drejtori sportiv i Futboll-Klub “Partizani”, Olsi Rama shprehu kënaqësinë që edhe kjo skuadër u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit, ndërsa vlerësoi transformimin që ka pësuar Parku i Liqenit. “E falenderoj Bashkinë e Tiranës për punën e mrekullueshme për rinovimin e parkut. Tani shoh një transformim të plotë dhe për këtë jam shumë i lumtur që edhe Partizani po jep kontributin e tij. Kur u tregova djemve për nismën, ata reaguan menjëherë në mënyrë pozitive, jo vetëm për faktin se ndonjëherë stërviten këtu, por sepse nuk janë vetëm sportistë të mirë, por edhe aktivistë të mirë. Tirana po bëhet një qytet metropol, një qytet kozmopolit, që po i rrit vlerat edhe përmes punës së madhe të bashkisë”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

12 komente në “FOTOT: Rama dhe Veliaj mbjellin 100 pemë në Parkun e Liqenit”

  1. shqiptari says:

    Bravo kopshtari i Tiranes se per gje tjeter nuk je.Po shperdoron taksat tona duke mbjelle fiq.Shume shpejt ato do shkulen per tu bere kulla.Do jete fatkeqsi per Tiranen nese do kandidosh perseri ti per kryetar.Ke pesefishuar taksat e qytetareve dhe cilesia e jetes eshte perkeqesuar.Rruget jane cope-cope se ti vetem me kopshtari te ka ngarkuar ai i gjati te merresh.Sic duket biznesi i pemeve dekorative eshte me i frytshem se ai i pemeve frutore.

  2. Celo.Mezani says:

    Hiqini qiparisat nga bordura e autostrades, tek pjesa qe kalon ne jug te parkut te liqenit (afer vendit ku jane bere fotot ne kete shkrim) se late kokrren e namit. Po shpikni gjera te shemtuara vetem qe te realizoni planin e pemeve, me peme te lira dhe te vendosura gabim.

    E para asnjehere nuk vihen peme si skuader pushkatimi anash rruges qe kalon neper nje park sepse pengon pamjen natyrale te parkut.
    E dyta, qiparisi nuk eshte peme dekorative per autostrada, por per kishat, varrezat dhe rruget qe te cojne ne keto te dyja.

    1. enter"" says:

      Pengon pamjen natyrale te parkut????????????????????????????????
      Pse cila qenka pamja natyrale e parkut???? Eshte park e do peme, ndaj quhet park.

      Ne Athine ka shume qeparis buze rrugeve kryesore

  3. mateo says:

    Si nuk ju vjen turp qe mbetet per 3 muaj rresht duke mbjelle peme,sikur nuk keni pune te tjera ne Bashki!
    Kjo tregon se Veliaj eshte kaq i pa afte sa vetem te merret me vogelsira qe mund t’i bejne edhe fshataret pa shkolle!
    Enver Hoxha mbillte cdo vit me miliona peme,por nuk doli ndonjehere me lopate ne tv!
    Ka shume halle populli i Tiranes,o kalama i llastuar se nuk mbeti puna vetem tek pemet!

  4. Punime te tejzgjatura says:

    Erjon ne rregull me gjelberimin, por rruget e reja qe po behen te liqeni ne disa vende jane akoma pa nje mur mbrojtes anesor, larg qofte te bjeri ndonjeri ne ato kanalet , gjithashtu kabllot elektrike pothuajse jane teresisht te zbuluara
    Ndricimi i ri te diga e liqenit eshte shume me i varfer nga ai i meparshmi…nuk ka nje arkitekt bashkie ti ndjeki keto punime ?? Te pakten punimet te diga duhet te kishin mbaruar me kohe, pasi aty cdo dite kalon gjysma e Tiranes

  5. zogu i zi 10 vjet punime says:

    Tirana i vetmi qytet dhe per me shume kryeqytet qe nuk ka nje shatervan, jo nje por duhet te kete disa
    Edhe nje projekt idiot per shatervan qe ka vite qe ka fillu te rrethrrotullimi te zogu i zi eshte gomarllik
    Aty duhet nje nenkalim qe te lehtesoj trafikun dhe daljen nga tirana, madje vet Rama ishte pro rrethrrotullimit kur ishte kryebashkiak, apo u kenaq lali eri me pazaret…turp turp

  6. 😀 says:

    👏👏👏👏👏👏👋🌟🌟

  7. Lili says:

    Di kush cfare superfaqe ka ky park,se gjithe ato peme ne nje vend aq te vogeli bje qe shumica nuk do mbijetojne mbipopullit te parkut..
    Po keta haber nuk kane per sa rritet nje peme e sa hapesire i duhet,e lere me krijimi e nje parku qe ka jo vetem mbjellje po edhe estetiken si qillim..
    Mjafton propaganda..

  8. perlat spahiu says:

    erion shites fiku ,perse nuk mbjell peme tek ishe lulishtja perpara pallatit te shallvareve.ju erion shites fiku, keni premtuare qe dote lironi vendet e zena me tavolina nga lokalet,perse nuk veproni e ti jepni banorve lulishten,apo ju pengon ndokush.veproni erion shites fiku,veproni mire ,jo si ne shkoze qe keni bere tretuara 20cm te gjera,kuptove erion shites fiku,shume mburresh,e shume lavderohesh,je nje lloji si te tjeret.

  9. Shkullaku Uturaku says:

    Baba ligjor i Lali Erit vrau veten se momi i Lslit e kapen duke bere treshe. Ene ky pa e psllu ay sapuni rrojes nuk i jepet visto te dal ne tv. Rrofte djsli Ahmedinexhadit. Rrofshin fiqte

  10. REZI says:

    Urime për punën e mirë që bëni bashkia e njerëzit e mirë, bashkënjerëzit, që kontribojnë për komunitetin.
    Për ju komentuesit që shihni vetëm qime në punën e bashkisë e nuk shihni trarët tek vetja, jeni bërë për tu mëshiruar.
    Po si nuk përtoni të shpenzoni kohë për të sharë? Ju keni problem me vehten, asnjëherë s’do kënaqeni.
    Nuk ju pëlqejnë ndryshimet që bëhen në Tiranë, atëherë duhet të ndryshoni vehten, me ankesa e qyrravitje nuk ndryshohen gjërat, do vullnet e punë, jo llafe nga këto tuajat.
    Merr një fidan dhe ti e ndihmo në të mirë të bashkësisë njerëzore në qytetin tënd, JI BASHKËNJERI!

  11. drini says:

    Pasticeri ,nuke di cka do te thote ,reka, nga serisht lumi,pastaj gjelateri ,farmaci,eshange ….Nga ne ,jashte shqiperise themi katundarce:ambeltore,barnatore,kembimore….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *