Gjykata e Apelit vendos për "fatin" e 11 kuksianëve, ja vendimi që mori

20 Prill 2018, 15:03Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Shkodër ka shpallur vendimin për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme të zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Gjykata ka lënë të lirë 7 protestues duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndërsa ka lënë në burg 4 prej tyre.

Konkretisht detyrim paraqitje është vendosur për Avdi Haziraj, Elvis Oruçi, Xhevahir Hereni, Xhevahir Gashi, Rasim Onuzi, Edmond Matmuja dhe Shpëtim Tota.

Ndërsa në burg u lanë Vasil Laçi, Oltion Cenku, Shkëlqim Vata dhe Florin Onuzi.

Për katër personat që kanë mbetur në burg, avokatët kanë deklaruar se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Trupa gjykuese që mori vendimin përbëhej nga, Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj.

Seanca ndaj tyre ka nisur në orën 11:00, ndërsa të pranishëm ishIn familjarët e tyre si edhe deputetët e grupit të PD dhe LSI.

11 kuksianët u arrestuan tre javë më parë, pasi kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit duke thyer dhe djegur sportelet e koncesionarit. (TemA)

5 komente në “Gjykata e Apelit vendos për “fatin” e 11 kuksianëve, ja vendimi që mori”

  1. nora says:

    o mero u arrestuan jo pse kundershtuan taksen , por se dogjen e shkaterruan
    po te ishte vetem per kundershtim do te ishin gjithe protestuesit ne burg
    kur tejkalon te drejten ,ndeshkohesh keshtu thote demokracia
    doni shtet ju apo kur t’ju vine te porta e shtepise, dmth kur t’ju vije zjarri te bytha juaj do permendeni?
    ti je djegur nja dy here nga salihi, apo ke harruar…?

  2. emigranti says:

    po mire deputet e pd dhe te lsi cduan aty a po tani qe jane rrezuar nga kali ju vjen keq per popullin. ZONJA ARTA MARKU ju duhet te kryeni detyren sa me shpejte saliu, luli dhe kompani duhen te dalin perpara drejtesise per krimet, hajdutlliqet e shume gjera te tjera

  3. Taksat i kundershton edhe lulashi me murrash saliun,por nuk jane ne burg.
    Edhe une jam kunder taksave,por sikur ti ve flajen vilave te bllokut ne laleza apo ne lunder cfare do te ndodh.
    Keta nuk kishin as makine cfare do paguanin?per mushken.
    Vazhdon shteti i nenshtrimit dhe i frikes nga cubat e saliut

  4. Dash says:

    ? , shume dakort Nora….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje