“Kush është biri i kurv*s, i nënës dhe i njerkës?!”

20 Prill 2018, 17:23Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

Sa “argëtuese”! Dhjetëra burra dhe gra të veshur fisshëm kanë mësyrë nëpër ekrane televizive për të gjetur se cili është “bir ku*ve”, cili është “bir nëne” dhe cili “bir njerke”.

Mes përleshje fjalësh, “mendjet e zgjuara” të atdheut po analizojnë çdo shtrat politik se ku kanë fjetur dhe ku janë zgjuar ata që njëherë pështyhen, njëherë kafshohen, pastaj puthen, lëpihen, më vonë lëmohen, shtrëngohen dhe në fund mbushin valixhet dhe i nisin atje ku të nderojnë me titullin “bir ku*ve” nëse i çon pa gjemb në këmbë.

Kjo është tabloja e parë që më dha mbrëmja e së enjtes depresive që ca mezi e presin të vijë dhe ca mezi e përtypin të ikë.

Realisht, përpos dëshirës, sado që u përpoqa, nuk munda të kuptoj dot konkluzionet që dolën prej tyre dhe sa i shërbyen këto debate publikut shqiptar.

Jam kureshtar të di se çfarë mundi të përfitojë ai që interesohet për politikat ekonomike, iniciativat integruese, projektet kulturore, shërbimet shtetërore, implementimi i reformave, ushqimet e shportës, portofoli familjar, etj…

Për të mos folur pastaj se ç’i hyn në xhep kjo “gam-gam-ekran”, atij që numëron thërrimet e kotheres mbi tryezë dhe peshon kokën mbi duar për gjetur zgjidhjen se si mund të fshijë ndonjë radhë në listën e borxheve.

Kërkuan për birin e nënës së “mirë” dhe ndokush do mendojë që s’ka ndonjë qeder të madh, por ama duhet të kujtojmë dhe kuptojmë se misioni i Parlamentit nuk ka lidhje me zhvendosjen e karriges së deputetit nëpër studio televizive dhe hajde të bilbilosim ndonjë frazë për t’u dukur interesant. (majtas, djathtas apo qendrës qoftë)

Nuk jam aq naiv sa të mendoj se ata e kanë harruar detyrën, por ama s’mund t’i lejojmë që njëherë të veshin uniformën e politikanit, pastaj të gazetarit, pastaj të prokurorit, avokatit, gjykatësit, rojës së burgut dhe… “birit të kurv*s”.

Nëse bashkarisht do të realizonim një sondazh se sa është informimi publik mbi ligjet e miratuara së fundmi në Kuvend, unë jam i bindur që pjesa dërrmuese e popullsisë nuk e di. Disa do thuan “peshqit e mëdhenj”, ca “rekomandimi i KE-së” një pjesë “ujë, miell dhe vezë” dhe mjaft të tjerë “lironi kukësianët”.(I kuptoj)

Kjo vlen edhe për mjaft ligjvënës që ecin drejt dyerve të Kuvendit të pa informuar me teorinë e nxënësve rebelë të 9 vjeçares që “detyrat i bëj në 5 minutësh”. (Është e testuar)

Këtu nuk bëhet fjalë për faj të qytetarit të zakonshëm pasi ai/ajo ha çfarë i servir televizori dhe rrjedhimisht ngel i painformuar. Fjala është për papërgjegjshmërinë e politikës dhe medias që merren më shumë me pigmentin sesa cilësinë, më shumë me muret se sa çfarë ka brenda, më shumë me kostumin sesa me njeriun që e ka veshur.

Se cili ishte mesazhi i deputetit dhe ish-ministrit Saimir Tahiri pak rëndësi ka dhe s’përbën ndonjë interes të madh përpara çështjes së tij që duhet përpiluar me hodhësi dhe duhet garantuar që procesi i drejtësisë të përdorë një “peshore” të ngjashme me mjaft vende europiane të cilat i shohim si model.

Kjo e fundit është kryefjala që duhet të ketë çdo fjali e kësaj teme dhe jo investigimi banal për të gjetur se kush është “djali i mirë me mami të bukur”.

Debati i iniciuar për të gjetur se kush është “biri i kurv*s, i nënës dhe i njerkës” na largon tepërmi nga realiteti apo çështjet e ndezura për drejtësi të fortë, demokraci të shëndetshme dhe mirëqenie që për pjesën e gjerë të popullsisë është ku thërret e ulërin kiameti.

Logjika e ndjekur dukshëm na ka dërguar drejt situatës ku lloj-lloj gojësh e gjuhësh prodhojnë veç tym, mjegull dhe dioksid karboni që pushton edhe ato pak gjëra që po shihen qartë.

Thuhet se “ujqërit” këtë klimë duan dhe ne mirë-keq s’bëjmë dot pa ta. Duket sikur na mbrojnë kur në fakt kanë zhveshur lëkurët tona dhe presin të shqyejnë çdo kënd që i bllokon udhët. (Thjesht e vërteta)

Teksa po largohej e enjtja dhe po gdhinte e premtja i hoqa këto mendime dhe fika televizorin tim llafazan para se ai të më fikte mua! E dini? Ekrani është bir kur*ve…

P.S; E vetmja mënyrë për të mos u depresionuar nga klima politike dhe mediatike që prodhohet, është të mos e marrësh atë seriozisht. Edhe kështu mund ta luftosh sistemin që “bijtë e nënave i shndërron kaq shpejt dhe kaq egër në bij kurv*sh”.

 

12 komente në ““Kush është biri i kurv*s, i nënës dhe i njerkës?!””

  1. Ali Hici says:

    U dhjefsha kullarot!

  2. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    per saliun ka deshmi te cituara nga izet haxhia.sheqerja eshte embelsuar me tullumin e vuk karaxhicit dhe nga kjo qinosje u dhurua gjeniu i krimit.ka fjale edhe per mamin e lulit,per shkak te ngjashmerise me femijet e diktatorit.sakte nuk e di.por mund te beje adn dhe del sakllam.per mua mire eshte ta provoje me adn e ramizit.thashetheme per te kane qarkulluar me kohe.per prinderit e tahirit nuk kam degjuar gje,por derisa akuzon te tjeret,nuk duhet te kete biografi te keqe.sa per nenen e rames thone se ka qene onje grua.per te tjeret duhet te kontribuoni me komente dhe info.

  3. mali says:

    eshte s
    me se e sakte

  4. mali says:

    Eshte shume e kuptushme se kush eshte bir k rve kete e dine i madh e i vogel me Shqiperi na e ka sqaruar dhe Izet Haxhia

  5. Alban says:

    KUR VRASESIT DHE KRYEKUSARET BEJNE
    KRYEGJYKATESIT SUPREME TE SHQIPERISE !?

    – VRASESIT SERIALE TE MBI 10 000 SHQIPTAREVE ….
    – KRYEKRIMINELET E “BANDES SE GANGSTEREVE “….
    – KRYEHAJNAT ME CIZME TE DHJETERA MILIARDE DOLLAREVE TE SHQIPTAREVE
    …. TE SALI LIKE LUL CIZMES
    1- BRAKTISIN KUVENDIN SE GJOJA NUK MUND TE RRININ NE NJE SALLE ME NJE TE PERFOLUR NGA MAFIA E NARKOTRAFIKUT SI SAIMIR TAHIRI ( !? ) , KUR VETE ATA JANE TE KAPUR NE FLAGRANCE ME ZE E ME FIGURE DUKE VRARE E DUKE VJEDHUR
    2- ORGANIZOJNE MITINGJE ENVERISTE ALA “ARMIQTE NE LITAR” KUNDER SAIMIR TAHIRIT QE ESHTE NE HETIM
    3- BEJNE KRYEGJYKATESIN DHE KRYEPROKUHORIN ALA SALEH RAMOLLAH KARAXHICI E LUL PUTIN FAZLICI, ALA MONA FLORI CIZMJA, ALA FLAMUR NOKA STANISHICI E CORP. KUR VETE ATA DHE BANDA E TYRE DUHET TE ISHIN PREJ VITESH E DEKADASH NE PRANGA PER KUSARI E VRASTARI ALA 97, 98, GERDEC 15 MARS 08, 21 JANAR 11….!
    ZOT RUAJNA MENDTEVE KRESE !

    —-Original Message—–
    From: Alban Dega
    Sent: Thu, Oct 19, 2017 4:08 :15 AM EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI LUL MUL CIZME… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

  6. mirel says:

    O Dangell, po thuaje tro mor trim.
    Televizori eshte ai bir k..ves ku shohim perdite Salon,Lulin, Ramutin, Meten, Ahmeten.
    Tani jane shtuar Xhafa, Gjiknuri..dhe Tahiri qe perpiqet te zmbrapsi dhemet e tyre.
    Loje eshte politika per bijte e ku.vave, per popullin eshte zarar.
    Ne paguajme faturen. Po shtohen rruget, ke marre vesh gje apo jo?
    Rriten traret dhe tarifat.
    Do caj malin thote Ramuti, do bej tunele dhe aeroplane?
    Per ke,dhe per ku?
    Per paret qe do ja rrjepi popullit prape. Njehere nga fondi i FMN dhe njehere nga taxat.
    Tre fish pagesat. Sepse pervec koncesioneve duhet te paguhen dhe taxat e borxhit. Mire kjo se kuptohet qe do paguhet, po perse duhet te paguhet takse per koncesionet kur paret i hedh shteti?
    Cpune ka privati te marre falas parate e shtetit?
    Mi jep dot pergjigje, se ndoshta na del vete kush eshte biri i kurves.

  7. fteri says:

    Kështu tha në fillim biri kurvës !
    Ai lindi në mes pishave ,
    ku është rrit ariu,
    Pasardhës i berishajve ,
    me fytyrë njeriu.

    U ngrit në pozitë,
    Doli para sheshit,
    Filloi me bërtit ,
    Si i biri dreqit ,
    ky është karaxhixhi ,
    pasardhësi i tijë.

    Egër foli burri,
    me këmbë e me duar ,
    Vij nga Bajram Curri ,
    Nga kulla viçidoli,
    Nga melet me borë,

    Sot jemi të lirë ,
    nesër valon druri,
    o bëhemi të mirë ,
    o do ju marrl lumi.

    Futnja njëri tjetrit ,
    kështu tha në fillim ,
    dhe kështu e përfundoi ,
    biri kopilit [email protected]@@@

  8. . says:

    I gjithe populli shqiptar (pervec verioreve) e di qe fort mire qe behet fjale per kriminelin e dhunshem

    – Sali Bisha kriminelin ….

    – vrasesin hajdut Lul Tullumi.

  9. Shkullaku Uturaku says:

    Lali Eri osht Biri Lurves dhe Ahmedinexhadit. Rroft Lali Fiku

  10. AZ... says:

    Mos u lodhni ju komentues ca ca debila ca servila qe te 4 Jane copila

  11. Cobo rrapushi says:

    Kam gjashte muaj pa hap TV, njerezit njelloje. Ja cfare shkruan per ta Isuf Luzaj:

    Malet veshtrojne njerezine te cuditur
    si vrapon shtigjesh shekujsh menxyre,
    Si kopete etur per ne ujin e kripur,
    popujt per ne thertore
    me gaz pa marre fryme.

  12. MERO BAZE says:

    Ramuti e Erion veliajn jon bir kurve kurse saimir tahiri eshte vellai i tyre kjo eshte e qart- kurse MERO BAZE ESHTE AI QE ATA JA FUSIN KARIN NE BYTH KUR JU NGRIHET PER NJE BYTH NE TIRANE MERO ESHTE I DISPONESHEM PER BYTHQIRET 24 ORE 365 dite flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje