Skënderbeu pa dy sulmuesit kryesorë në duelin kundër Partizanit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përveç Xhejmsit, i cili u dëmtua në ndeshjen me Kamzën dhe do të mungojë edhe të hënën, Skënderbeu ka humbur edhe sulmuesin tjetër Ali Soue.

Trajneri Daja është shqetësuar jo pak, pasi nuk ka dy sulmuesit titullarë në një ndeshje shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha Souenë, që është “i pazëvendësueshëm”.

Qendërsulmuesi nga Gambia pësoi një tërheqje në Vlorë dhe mjekët, pas vizitës së djeshme në kryeqytet, i kanë thënë se duhet të rrijë 10 ditë pushim.

Në fakt, klubi ishte gati që ta dërgonte Souenë në Serbi, te fizioterapistja e njohur Marjana, por lojtarit i mungonte dokumentacioni i nevojshëm.

Trajneri Daja ndërkohë po vret mendjen për mënyrën si do të luajë skuadra e tij në transfertën e së hënës me Partizanin.

Në sulm ka mbetur vetëm Gavazaj dhe aktivizimi i Vilës, ish-lojtarit të Partizanit, që në janar kaloi te korçarët, është i sigurt, në majë të sulmit apo në krah. Mbetet për t’u parë kush do të jetë lojtari tjetër i sulmit.

Mund të kalojë Muzaka në sulm dhe të luajë Nimaga në mesfushë. Shehi dhe Dita nuk mendohet se do të luajnë nga minuta e parë, pasi vijnë nga dëmtimet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *