Të mbrosh humbjen!

20 Prill 2018, 19:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në industrinë e basteve sportive, ekziston një formë  e mbrojtjes së bastit, duke vënë një bast tjetër kundër tij, me shansin që të mbrosh lekët e tua. Kur nuk je i sigurt sa del rezultati i asaj që kërkon të fitosh, merr masat që të mos humbasësh gjithçka.

Kjo është ekzaktësisht ajo që po bën Lulzim Basha sot mbasdite, me statutin e Partisë Demokratike. Edhe pse ai statut nuk ka asnjë pikë vlere, pasi ka një jetë të tërë që nuk e lexon njeri çfarë thotë, edhe pse së fundmi është përçudnuar nga vetë Lulzim Basha kur zgjodhi listën e deputetëve, tani ai ka vendosur ta shpallë atë aset personal dhe ta përdorë për të mbrojtur veten.

Përballë bastit të madh për të cilin e kanë ngarkuar demokratët të luajë kundër Edi Ramës dhe të fitojë, ai po vë një bast tjetër fshehurazi si skuth, duke ndryshuar statutin, që në rast humbje, mos të humbasë gjithçka.

Ky është fenomeni i mbrojtjes së humbjes, që në këtë rast është mbrojtje e humbjes elektorale, me statut.

Në një sallë të braktisur nga shumica politike e PD-së tradicionale, dhe vetë Sali Berisha, me një tufë anonimësh që ka sjellë vetë në PD nga kompanitë e kunatit të vet, ai po bën një gjë e cila i dëshpëron demokratët më shumë si humbje shprese, se sa si ndonjë hile kundër tyre. Ata dhe mund ta falin Lulzim Bashën po humbi, se ndoshta Salianji dhe Klevesi u duken më budallenj. Ata ndoshta as e shkojnë në mendje fare se çdo bëhet me Bashën po humbi zgjedhjet, pasi ata besojnë më shumë se Basha, se zgjedhjet mund të fitohen.

I vetmi në atë seli që e di se zgjedhjet nuk fitohen, është Lulzim Basha, dhe ai po merr masa të ruajë bythën e vet.

Të tjerët mendojnë se Lulzim Basha është duke rregulluar statutin dhe të demokratizojë partinë, duke e hapur atë, kurse ai po merr masa jo vetëm ta mbyllë partinë, por të mbrojë dhe veten nga kundërshtarët në parti.

Kjo që po ngjet sot është dëshpëruese pikërisht për disfatizmin që mbjell Lulzim Basha dhe aftësinë e tij të rrallë për t’i bërë të gjithë njerëzit e pashpresë. Dhe në kulmin e dëshpërimit të të gjithëve, në ditët kur demokratët nuk kanë asnjë ide si mund të dalin nga spiralja  e humbjeve ku i ka futur ai, Basha tregohet krye-cinik duke i thirrur një mbasdite në zyrën e SHQUP të votojnë ndryshimet, që në rast humbjeje, ai të mos iki. Bëjani këtë nder dhe në rast humbje i thoni: Mos ik! Ikni ju prej tij.

15 komente në “Të mbrosh humbjen!”

  1. Cuku says:

    Mero je I madh

    Mos ik ,ikni ju prej tij,,,
    Te lumte,,,,

  2. Azio says:

    Ah more I dashur Mero!
    Si ka mundesi qe njerez me arsim,kulture dhe me ide,bien pre e ketij mashtruesi,genjeshtari,hajduti e krimineli,ne nje kohe ta qerojne nga partia demokratike,qe ka qene misherim iaspiratave te shqiptareve,per tu afruar e per tu bere pjese e familjen europjane?
    Me duket se kane mbushur koken e tyre me truth gomarit,d.m.th te Lulzim bashes.

    1. undefined says:

      Vetem ne PD ska pasur kurre kulture.

  3. Tomorri says:

    Basha eshte nje humbes i madh por edhe Rama te njejten gje beri.Jane njelloj.

    1. Zigur Qarri says:

      Pikerisht,por,kur u linçua Ben Blushi nga Rama duke i ndersyer edhe horrat e PS,te gjith heshten!
      Nese iken Luli,do vije tjetri,jo ndryshe nga Luli dhe Berisha.Edhe Rama e shkeli statutin e PS
      me dy kembe,per ti treguar Blushit se ai eshte Zot ne Parti.Keshtu qe,sido qe te ndryshoje
      statuti,Kryetari i Partise ka fuqi ta shperdoroje ate.Sot zgjidhe Partia dhe jo Deputeti.
      Pa ndryshuar sistemin zgjedhor qe ka bere kryetaret e partive Sulltane,demokracia shqiptare
      do jete ne vend numuro,duke prodhuar vetem autokrate qe vendosin mbi fatin e gjithkujt,
      por jo shumica per fatin e tyre.Eshte e njejta gje si ne diktature,ku eshte e kote te mendosh
      se do te ndryshosh individin pa ndryshuar me pare sistemin.Berisha dhe Rama jan produkt
      te sistemit qe ngriten vete,Basha perfitoi nga ky sistem i parardhesit te tij.Politika eshte
      monopolizuar nga PD,PS dhe LSI,dhe çdo force e re politike nuk shanc,ashtu si nuk ka shanc
      te zbatohet Vetingu,qe nuk ka prekur akoma hajdutet me te medhenj,politikanet.

      1. Niko Shpiragu says:

        Ndoshta per here te pare jam dakort me ju zigur. Kete here ke folur drejt jo si i njeanshem.

    2. S.Krasniqi says:

      Rama i fitoj zgjedhjet…fituesi nuk gjykohet.

      1. Zigur Qarri says:

        Si,”fituesi nuk gjykohet”?!!!Perse gjykohet Donald Trump dhe stafi i tij atehere,
        apo “Demokracia” shqiptare eshte me e perparuar se ajo amerikane?
        Asnje politikan nuk ka prekur Vetingu deri tani,kur dihet qe ata jan hajdutet me te
        te medhenj,kur dihet qe ata jan abuzuesit me te medhenj te ligjit.Qe”Demokracia”
        shqiptare te jete e besueshme,sistemi antikorrupsion duhet te jete komplet i
        pavarur nga politika,ndryshe,dhunuesit e ligjit,jo qe duhet te gjykohen,por edhe te
        sulmohen per tu rrezuar me dhune.Aq fakte sa ka per Saimir Tahirin,ne Perendim
        do te ishet burgosur me koh,ndersa Rama kerkon ta nxjerri pa lagur,kur nga ana
        tjeter kerrcenon te gjith zyrtaret per korrupsion!Ishte shpresdhenes nje Rame qe
        mposhti Berishen,por shume shpejt u pa,qe e gjitha kjo nuk ishte per te ndertuar
        Shtetin e se drejtes,por per te privelegjuar klanin e tij,duke e kthyer Shtetin
        ne pronen e vet,ku ai eshte Sulltani i paprekshem,qe fondet shtetrore i perdor
        si te doje ai,dhe drejtesise i imponohet te gjykoje ne menyre selektive!

  4. Koba says:

    Nuk ka ma gja te shemtuet se sa kjo qe po ndodh me PD.Te gjithe po thone Luli Luli e menderosi PD.Po ne fakt kjo qe po ndodh eshte bere me doren e Sali Gerdecit.Ky Edepsez i ” Demokracise” , ka bere qe PD te kete vetem emrin Demokratike ,po ne fakt gjithmone ka qene nje parti e Oborrit salist ,duke mos respektuar asgje ,asnje nen te Statutit te PD. duke bere nje antishtet ,duke luftuar per mjerimin dhe destabilizimin e Shqiperise.Sot kesaj Partie Leshi iu vue vula e persheshit antidemokratik dhe antishqiptar.

  5. saliu says:

    Keshtu si erdhen punet, vetem brugi per krimet qe ka bere, do ta largoje kete parazit nga PD.

  6. AA says:

    Ka pare Basha. Te thyen ballin me pare. Basha eshte institucion ekonomik perpara se te jete sekretar partie. Plus qe basha eshte i vetmi qe ka aftesine te jete skuth shqiptar dhe njekohosisht njohes i mire i skutave evropiane, ne ndryshim me cilindo ne pd qe pervecse qesharak jane edhe injorante ne perballje me diplomate te huaj. Basha di te flase harbutce por me standarte evropiane. Nga kjo pikepamje ai eshte investimi me i mire qe ka bere berisha . Faktkeqesisht me standartet e Berishes.

  7. anduena says:

    Bravo,,,mero,, fundi ishte nje perle,,,mos ik,,,ikni ju prej tij…..

  8. @autori says:

    A ka ndonje statut tek te gjitha partite shqiptare qe te kete rrotacion demokratik te udheheqjes? Vetem statuti i PD-se eshte ne dite te hallit? Dihet qe partite ketu tek ne jane privatizuar me kohe dhe jane transformuar ne organizata kriminale qe duhen nxjerre jasht ligjit. Te gjithe shohin ujqit qe bejne kerdine, Meroja kerkon akoma gjurmet..

  9. PDja apo UDB ja thoni se po gabojne says:

    Por cfare shkruani Keshtu rreth lulit hajdut vrases more te qire ne ttru Me gjithe mend qe po me habisni qe beni fajtor lulin e saliun e shpelles
    Po ku ka patur pd ndonjehere lider politik dhe njerez qe te benin politike ?
    Gjithcka u shantazhua dhe gjthcka u djeg ose u vra nga ushtaret e salih Karaxhixhit qe te qeverisnin ata qe donte saliu UDBse

  10. Albani says:

    Partia demokratike si nje parti horrash dhe gangsterash duhet te lere SHTEPINE QENDRORE TE OFICERAVE TE KOMBIT SHQIPTAR.
    E themi dhe do ta rithemi kete sepse poshtersishte,pabesishte,hajduterishte,piserishte,kreminalishte etj,etj,etj, keta bandite dhe kjo bande antishqiptare na nxoren nga pasurija jone e pernashket qe ne e quanim qysh ne kohet SHQUP.
    Nuk duame tja dime asnje partije dhe per ne jane ZERO ne se nuk na kthehet shtepia ku ne pushonim,takoheshim,pinim nje kafe bashke edhe pse qanim edhe hallet tona.Kete tip institucioni ne gjithe ushtrite e botes egsiston jo te krijuara rishtas por shume heret sa dhe vete ushtria e çdo kombi.Ju thekesoj se ato nuk jane ne periferi sipas metodes Saliane por ne qender ashtu siç eshte edhe QELLIMI i vete ushtrise.Kush vazhdon ta nenvleftesoi kete per ne oficerat ka qene dhe mbetet armik i popullit. Ne te kundert na thoni nje shtet pa ushtri ne rruzullin tokesor.
    Na ktheni SHQUPIN………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje