Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gunther Krichbaum është personi i paguar nga ana e Partisë Demokratike për bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi.

Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD.

Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum.

Mediat e huaja, përfshi media prestigjioze si “The Sun” apo “Deutsche Welle”, disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura.

Pak kohë më parë, Krichbaum bëri bujë me një deklaratë, të raportuar fillimisht nga “Deutsche Welle” dhe më pas edhe nga mediat ruse, në të cilën ai siguronte që BE duhet të tregohej e kujdesshme në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të mos cënuar “interesat e natyrshme” të Rusisë në këtë zonë.

Deklarata u publikua gjerësisht edhe në shtypin rus, siç dëshmon linku i bashkëngjitur – http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146

Por, cila janë këto interesa ruse në Ballkan që nuk duhen prekur? Pikë së pari Serbia, për të cilën Krichbaum tregon një mbështetje të hapur dhe pa dyshim, bllokimi i perspektivës europiane për Shqipërinë si dhe mosnjohja e Kosovës.

Gjithashtu, në një vizitë në Ukrainë, si pjesë e një delegacioni gjerman, ai ndezi një reagim të ashpër nga mediat vendase, kur legjitimoi pushtimin e Krimesë, duke thënë se “pavarësisht asaj që ka ndodhur, Ukraina duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të gjetur një kompromis. Është fakt që çdo zgjidhje kalon nga Moska”.

Po në atë vizitë, Krichbaum u përplas edhe me autoritetet ukrainase, të cilat përjashtuan dy përfaqësues të “Die Linke”, një parti e majtë gjermane, pasi këta të dy hynë në vend ilegalisht, nga territoret e pushtuara ruse.

Krichbaum, edhe në atë rast u shpreh se “vendimi i Kievit zyrtar ishte i paarsyeshëm”.

Këto qëndrime, por jo vetëm, e kanë shndërruar 54-vjeçarin e CDU-së në një avanpostë të influencës ruse në Bashkimin Europian.

Diçka e tillë e bën edhe më të dyshimtë bashkëpunimin e Bashës me Krichbaum, në dritën e fakteve të pasqaruara asnjëherë nga lideri i Partisë Demokratike, për financimin e fushatës nga parajsa fiskale, me para të biznesmenëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Krichbaum është i njohur në politikën gjermane për një seri skandalesh, përfshirë edhe atë të trafikimit të fëmijëve jetimë nga Rumania, falë bashkëpunimit të sekretares e më vonë gruas së tij, Oana Harvalia.

Zathur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin”

  1. Habipajt says:

    Po Gjermani nuk eshte bordelle si Shqipnia o gruqime me pase keshtu deputetsh.Per kater vjet pate kriminele ne parlament e njehere nuk e hape gojen.O gruqime,Edi Rama te urren see din se cfare katunari je.Ti i ke ofru nje sherbim te pa kerkuar.

  2. Zigur Qarri says:

    Ne fakt,eshte komplet e kunderta e asaj qe ju presupozoni.Gazetari qe shkruan duhet te mbaje pergjegjesi,me fort kur
    flitet per nje person me rendesi politike.Politika zyrtare e CDU-s,e Merkelit,eshte pro amerikane,dhe Krichbaum eshte
    ndermjetes i kesaj politike.E majta gjermane eshte kundra sanksioneve ndaj Rusise,si edhe disa elemente ne SPD.
    Prandaj,ju lutem me me pergjegjesi,sepse mund te jete nje problem.Me poshte po ju postoj fakte qe vertetojn te kunderten,
    sepse ai qe ka shkruajtur duhet te dije patjeter gjermanisht,dhe ne Gjermani kalon gjithshka ne site.

    1)Krichbaum: Sanktionen gegen Russland wirken
    https://www.bundestag.de/dokumente/textarchiv/2014/kw49_interview_krichbaum/284304
    2)Krichbaum: “Putin muss die Show-Veranstaltung stoppen”
    http://www.dw.com/de/krichbaum-putin-muss-die-show-veranstaltung-stoppen/a-17619894
    3)Durch die Annexion der Krim hat Russland erstmals seit dem 2. Weltkrieg gewaltsam Grenzen in Europa verschoben.
    Das werden wir nicht akzeptieren, weil damit die Stabilität in Europa bedroht ist.
    https://www.facebook.com/pg/krichbaum.bundestag/issues/?tab=Au%25C3%259Fenpolitik

    1. Spiro says:

      Uaaaa o Zigur! Po ti qenke Genci Pollo moreeeeee! Uaaaaa! Po pse Zigur?! Pse jo Sikar per shembull?!
      Po ik o Genco se na paske lodh kot tu t’lexu ty gjith kto dit….

  3. SB says:

    Na rruafsh koqet o hajdut me çizme

    1. Kujtimi says:

      Basha Berisha Like FLOLIRI Mona Jane kundra Shqiperis

  4. Toni says:

    Ky person shiti femijet ne Rumani. E Shoqja e tij, Oana e ndau nga gruaja. Nje kurve rumune qe ishte shore e ngushte me prokuroren e Rumanise. Shpetoj nga gjykata e korruptuar.

  5. Zigur Qarri says:

    Nuk ka asnje te vertete ne shkrimin e mesiperm per politikanin gjerman,eshte komplet genjeshter,
    ndoshta gjenjeshter e porositur.Ai nuk eshte pro rus.

    1. Kirschbaum Wixe says:

      Zigur Qari du bist ein huren sohn

  6. Milan says:

    E moret vesh o popull me ke kemi te bejme,me nje ndyresire te qelbur tradhetar e hajdut.Prokuroria te mos presi me se ka kaluar cdo limit

  7. Roberto says:

    Mos u shqeteoni fare se nuk i qi njeri as Gjermanin as Lulin. Pse Europa kujtoni ju se ka mbetur ne duart e ketyre dy debilave qe i genjen mendja??? Ju mund te konfirmoni edhe njehere fytyren e ndyre dhe anti shqiptare te tyre por asgje me shume se kaq. Ata jane te mbaruar me nje ulerime te Merkelit. A e kuptoni budallallekun e tyre?? Do mbeten te njollosur perjete.

  8. Sit back and relaks says:

    Krishbaum eshte aleati kryesor dhe krahu i djathte i Angela Merkel, tani nxirreni vete perfundimin se kujt i adresohen akuzat idiote qe ben gazeta e Meros. I bie pragut qe te degjoje dera, dmth sulmon Krishbaum por ne fakt inatin e ka me Merkel. Mero, shiko se mos zbulon qe edhe Macron eshte filo-pilo-rus.

  9. gopisti says:

    Ne cdo vend ka deputet qe shiten e blihen per pese para dhe paret e droges se Lazaratit, te armeve e mhnicioneve apo te embargos se naftes, nuk i mbarojne kurre PD-es. Me ato mund te blihen Doris Pak apo Kric baun sa te duash. Ne fund te fundit ata jane ne te drejten e tyre dhe aq u ben se demtojne Shqiperine, Turpi dhe marrezia jane dhe mbeten per keta bastardet tane , qe mbeten dere me dere te Europes per te share e anatemuar vendin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *