Time shpall njerëzit më me ndikim në botë, Trump dhe Kim ndër më influentët

20 Prill 2018, 15:30Lifestyle TEMA

Donald Trump dhe Kim Jong-un,  janë në listën e njerëzve më me ndikim në botë, hartuar nga revista “Times”.

Krah tyre qëndron një tjetër figurë e rëndësishme, Xi Jingping, presidenti kinez.

Por, në të njëjtën listë ndodhet edhe Robert Mueller, prokurori special që po kryen hetimet për dosjen Russiagate, të cilat mund të çojnë edhe në shkarkimin e Trump-it nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Mes liderëve që kanë shenjuar 2018-n janë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, me gjithnjë e më shumë ndikim në Europë dhe i preferuar edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Një tjetër figurë me ndikim është e kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan. Ndërsa çifti i vitit janë princi Harry dhe gruaja e tij e ardhshme, Meghan Markle.

Nuk mungojnë në kategorinë e “titanëve” edhe eksponentët e lartë të Silicon Valleyt, si Jeff Bezos dhe Elon Musk, gjithnjë e më të pushtetshëm, por nuk mund të mos bjerë në sy mungesa e Mark Zuckerberg.  (TemA TV)

1 komente në “Time shpall njerëzit më me ndikim në botë, Trump dhe Kim ndër më influentët”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Pordhë me rigon…! Njeriu më i fuqishëm i planetit, është Vladimir Putin, duan apo nuk duan fletushkat propagandistike të travestive perendimore… !!! Këto “revista”, janë për trushpëlarët injorantë (midis tyre dhe “shahinët” e Meros), që nuk shohin e nuk gjykojnë më tutje se bythët e Kim Kardashian dhe dasma e Princit Harry…(?!) Fatkeqësisht bota e sotme, është e mbushur me të tilla “kavie” pa vlerë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje