Turneu “UEFA Development U-16”, Shqipëria fiton me Italinë me penallti

20 Prill 2018, 15:47Sport TEMA

Një fitore shumë e bukur e skuadrës së ekipit kombëtar U-16 në turneun e nisur në San Marino, ” UEFA DEVELOPMENT” me pjesëmarrjen e skuadrave të Shqipërisë, Italisë, Armenisë dhe San Marinos.

Sipas programit ndeshja e parë sot ishte me përfaqësuesen e Italisë.

Në avantazh kanë kaluar futbollistët kuqezinj me golin e Stafës në minutën e 47-të. Ndërsa Italia ka barazuar me anë të Milaneses në minutën e 61-të.

Sipas formatit të turneut nëse ndeshja del barazim atëherë gjuhen penalltitë dhe sot kundër Italisë, skuadra e Mustedanagic ka fituar 4:3. Për Shqipërinë nga pika e bardhë shënuan: Papa, Shehu, Kuqi dhe Molla.

Kështu dy pikët e para për Shqipërinë dhe një pikë për Italinë.

Pas dy ditësh ndeshja e radhës. Kjo e sotmja me Italinë ishte një test shumë i fortë për ekipin shqiptar, ndeshje të cilën provoi ta fitonte në kohë të rregullt, por ia arriti vetëm me gjuajtjet e 11-metërshave.

1 komente në “Turneu “UEFA Development U-16”, Shqipëria fiton me Italinë me penallti”

  1. Kastrioti says:

    Bravo djema. Jeni e ardhmja. Na beni krenare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje