VIDEO: Fshihet që banda mos e gjejë, por vajza shpëton përkohësisht, dhunohet barbarisht

Ky është momenti i tmerrshëm kur një nxënëse përpiqej me dëshpërim për t’i shpëtuar një bande të dhunshme dhe të armatosur me shkopinj bejsbolli.

Në pamjet filmike shikohet vajza 15 vjeçare e cila vrapon dhe papritmas rrëzohet në murin e vogël të një kopshti duke mbetur aty për disa momente, ndërsa burrat e bandës vijnë, por nuk e pikasin.

Tetë burra të maskuar, ku disa prej tyre mbanin shkopinj bejsbolli, ishin duke ndjekur vajzën.

Megjithatë, edhe pse nuk e gjetën në fillim pasi u fsheh, adoleshentja u rrah më vonë dhe mbeti me lëndime të rënda.

Ajo u dërgua në spital për t’u trajtuar pas sulmit të tmerrshëm rreth orës 21:30 më 12 shkurt.

Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar së fundmi nga policia në Tipton të Britanisë që në mënyrë të tillë qytetarët të mund të indentifikojnë agresorët. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *