Zyrtare, Wenger lë Arsenalin pas 22 vitesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas plot 22 vitesh aventurës së Arsene Wenger në stolin e Arsenalit i vjen fundi. Trajneri francez do të largohet nga topçinjtë e Londrës në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2019-të me Arsenalin. Lajmi është komunikuar nga vetë Wenger ndërsa menjëherë më pas është zyrtarizuar edhe nga klubi i Arsenalit.

Për momentin skuadra londineze është në vendin e 6-të në Premier League shumë larg zonës Champions por ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League ku do të ketë përballë Atleticon e Madridit.

Wenger me Arsenalin gjatë këtyre 22 viteve ka fituar 3 kampionate dhe 7 Kupa të Anglisë.  I transferuar te Arsenali në vitin 1996, 68-vjeçari aktualisht është trajneri me më shumë ndeshje në stolin e një skuadre plot 823.

Në 2 vitet e fundit, Wenger është kontestuar ashpër nga tifozët e topçinjëve të cilët kanë kërkuar largimin e tij me ngulm pasi janë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës. Tashmë Arsenali duhet të mendojë dhe të nisë punën për të gjetur pasuesin e trajnerit francez.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *