Ambasadori rus në Beograd përçan politikën serbe për Kosovën: Fut në lojë të ashtuquajturin “Palma”

21 Prill 2018, 14:04Rajoni TEMA

Ambasadori  rus në Serbi po përçan politikën serbe për të mos lejuar një konsensus kombëtar që do mbyllte çështjen e Kosovës.

Alexandër Chepurin, kryesiplomati i Moskës në Beograd, ka dalë sot në një konferencë shtypi së bashku me Dragan Markoviç, i mbiquajturi “Palma”, kreu i një partie të vogël pro-ruse dhe thanë se Beogradi nuk duhet të pranojë  presionet e BE-së për Kosovën.

“Palma”, një ish-boksier dhe biznesmen i shkathët që i ndërron krahët politikë sipas interesit, në kohën kur ka qenë kryebashkiak i qytetit të Jagodinës mori shumë investime ruse dhe prej atëherë është një i bindur që Serbia të qëndrojë me kokë nga Rusia.

Në konferencën e shtypit së bashku me ambasadorin rus, Markoviç tha së “nëse Serbia do të duhet të zgjedhjë të hyjë në BE dhe të lërë Kosovën, më mirë të mos hyjë fare në Europë”.

Ndërkaq, ambasadori Chepurin tha se Rusia është një aleat i fuqishëm i Serbisë dhe e ka ndihmuar atë sa herë ka qenë në situatë të vështirë.

“Bota gjithnjë e më shumë është në gjendje kaosi. Ne shohim provokime të pakuptimta që përsëriten vazhdimisht dhe që padyshim nuk nuk do t’i lejojmë.

Një nga rezultatet që këto vende po planifikojnë të bëjë është edhe shkëputja e Kosovës nga Serbia. Kjo është pjesë e fushatës së tyre”, tha Chepurin.

Rusia ka paguar të gjithë borxhin komunal të qytetit të Jagodinës, duke bërë që të dalë nga situata ekonomike.

Në këtë mënyrë Moska po josh qarqe filo-ruse në Serbi për të hapur një vatër rezistence për Kosovën. (tesheshi)

2 komente në “Ambasadori rus në Beograd përçan politikën serbe për Kosovën: Fut në lojë të ashtuquajturin “Palma””

  1. shushica says:

    Z.ambasaďor ,pse nuk merreni me 20…30 milione ruse qe kane mbetur si zogjte e korbit ne ish republikat e BS , nderkohe qe shqetesoheni per 50..60 mije serbet e Kosoves .Ne shqiptaret jemi zemer gjere ,ketyre serbeve ,ne se duan te rrijne ne tokat e Ilirise ,do tu garantojme te gjitha te drejtat .Shqiptari mund te kete shume difekte ,por pakicat i ka trajtuar gjithmone me respekt .Nderkohe ka shtete qe ruseve tuaj nuk u njohin as kombesine ,te drejten e gjuhes …Besoj se je ne dijeni .Pavaresisht politikes ,shumica e shqiptareve e quajne Krimene ruse ,meghithese ajo ka popullsi sllave dhe mund te rrinte edhe me Ukrahinen .Ndersa Kosoven nuk e lidh asgje me sllavet e jugut .Ne jemi ne keto toka me mijra vjet perpara dyndjeve sllave,ne ishim nje nga te paktet kombe te civilizuar ,midis Athines dhe Romes ,kur shumica e Europes ,perfshi edhe sllavet jetonin neper shpella .

  2. ELIOT says:

    Tja hajne mutin Kosoves keto zghebsa bolshevike ;;;; Ruset e morren KRIMEN ME DHUEN DHE TANI KUJTOJNE SE EDHE KOSOVEN DO TA MARRIN ME DHUNE …KUR TE VDESIN TE GJITHE SHQIPTARET NE BOTE DO TA MERRNI KOSOVEN PUSHTA … VDIQ ENVER QELBANIKU DHE ZOGU QE JU A DHANE GRAATUIT . TANI RINIA SJANE ME NAIVA SI …… DHE KANE ME NACIONALIZEM SE E DIM NGA KEMI ARDHUR DHE TE PARET TANE SJANE SERB AS TURQ ..POR ILLIRINANE ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje