ANALIZA: Amerika dhe Koreja e Veriut ende shumë larg paqes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Peter Sturm, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në Kore duket se – më shumë se diku tjetër – ekziston vetëm vështrimi bardh e zi.

Vetëm pak muaj më parë thuhej që gadishulli dhe ambienti përreth ecnin pa u frenuar drejt një lufte shkatërrimtare.

Kurse tani duket sikur paqja e përjetshme është vetëm një çështje kohe. Si njëra, ashtu edhe tjetra janë gabim.

Por po të shikosh aktorët që veprojnë, gjen shpjegim ndonjëri nga teprimet. Si Kim Jong Uni ashtu edhe Donald Trumpi preferojnë superlativat në deklaratat e tyre.

Dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, të cilin Veriu e injoroi për një kohë të gjatë, duhet të gjejë midis gjithë kësaj zhurme ndonjë mënyrë që të dëgjohet.

Të flasësh me tjetrin në vend që të flasësh për tjetrin

Të gjithën mund ta vështroje me interes dhe (ndonjëherë) me zbavitje, po të mos ishin në diskutim kaq shumë gjëra.

Po natyrisht fare pa e tepruar është një përparim që Kimi dhe Trumpi vazhdojnë të flasin (gati miqësisht) për njëri-tjetrin, por që me sa duket janë të dy të gatshëm që të nisin bisedën me njëri-tjetrin.

Tani shtrohet pyetja se çfarë mund të dalë në mënyrë realiste nga një bisedë e tillë. Amerikanët synojnë së bashku me pjesën tjetër jokoreanoveriore të botës një gadishull korean pa armë atomike.

Kim Jong Uni supozohet se ndihet i detyruar ndaj këtij objektivi. Këtë e pohon të paktën Koreja e Jugut.

Por, së pari është ende krejt e pasigurtë ajo që përfytyron Kim Jong Uni në këtë aspekt.

Së dyti, armët koreanoveriore janë vërtet problemi më i madh, por në asnjë mënyrë problemi i vetëm në këtë konflikt.

Mund të pyeten për shembull japonezët dhe koreanojugorët si ndihen që jetojnë në rrezen e veprimit të raketave koreanoveriore.

Ato janë edhe atëherë kërcënim, kur mbajnë “vetëm” koka shpërthyese konvencionale.

Po edhe sikur Kim Jong Uni të hiqte dorë nga kapacitetet e tij bërthamore: së pari ai do t’i ruante njohuritë për zhvillimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të tilla bërthamore.

Dhe së dyti, ai me siguri që nuk do të bjerë dakord me një çarmatim të plotë.

Asët në mëngën e Kim Jong Unit

Nga Donald Trumpi me siguri që para takimit të mundshëm me Kim Jong Unin do të dëgjojmë edhe shumë fjalë të tjera të forta.

Por në disa aspekte ai është më i dobëti i të dyve. Kimi ka edhe një as tjetër në dorën që mban të fshehur pas kurrizit.

Akoma janë disa amerikanë që ndodhen në arrest (si pengje) koreanoverior. Edhe për lirimin eventual të tyre, diktatori koreanoverior me siguri që do të kërkojë çmim të lartë.(dw)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *