Ceremonia e lamtumirës për gruan e Pashko Vasës në Liban: Një ngjarje plot nderime dhe tolerancë

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1884, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n° 211, ku flitet për ndarjen nga jeta në Liban të gruas së Pashko Vasës.

Kjo ngjarje e hidhur ka vënë në pah asokohe jo vetëm respektin e madh që gëzonte familja e atdhetarit shqiptar në këtë vend, por edhe tolerancën e minoriteteve (etnive) të ndryshme që jetonin aty.

Nga Aurenc Bebja

Vdekja e Zonjës së Vaso Pashait, gruas së guvernatorit katolik të Libanit, rezultoi një ngjarje e cila vuri në dukje përparimin e madh në zakonet e këtij rajoni, ku dominon ende ndikimi francez.

Vaso Pashai është një shqiptar katolik, gruaja e tij ishte ortodokse ; Trupi i të ndjerës u bart deri në kishën ku do të mbahej mesha nga zyrtarët më të lartë të Libanit.

Maronitët, Grekët, Druzët, Myslimanët, Metualët nxitonin njëri pas tjetrit që të kishin nderin për ta mbajtur atë mbi supet e tyre, dhe nga kisha ajo u dërgua në një terren të dhuruar nga administrata libaneze, e cila pati votuar gjithashtu një shumë të caktuar për të ndërtuar një varr.

Ky manifestim simpatik nderon guvernatorin katolik, por gjithashtu edhe institucionet publike të arsimit (edukimit) të Libanit të mbrojtura prej Francës, dhe ku sektet e ndryshme, që kërkojnë zotërimin e tyre, nën drejtimin e lazaristëve dhe jezuitëve, kanë mësuar të tolerojnë njëri-tjetrin, falë nyjes së përbashkët, pra studimit të gjuhës (frënge) sonë.(darsiani)

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ceremonia e lamtumirës për gruan e Pashko Vasës në Liban: Një ngjarje plot nderime dhe tolerancë”

  1. Niko says:

    Thuhet se ne Liban nenat kur trembnin femijet u thonin pusho se erdh Vaso Pashai . Njihet si nje nder drejtuesit me mizor te historise se Libanit.
    Por nuk i mohohet atdhedashuria dhe puna e palodhur per formimin e kombit tone se bashku me shum rilindas te te gjitha besimeve .a dua te shtoj dhe nje gje per osmanofobet qe na lodhen me pushtimin 500 vjecar .Si ka mundesi qe nje katolik u be dhe Pasha dhe kishte nje pozicion kaq te larte si njeriu i dyte pas Sulltanit :. ??????

  2. Doni says:

    Ky Arikull deshmon sa tolerante ka qene perandoria osmane ne raport me fete e tjera dhe se si shqiptaret nderoheshin duke u vendosur ne majat e kesaj perandorie. Kurse sot Europa perandimore e “civilizuar” ne shekullin e 21 i konsideron shqiptaret qytetare te dores se trete.

  3. Zani Burimi says:

    O zoteri, ketu shkruhet dicka e madhe qe kane shprehur ndaj zonjes se Pashko Vases dhe kjo s’ka nevoje per te thene “thuhet” per guvernatorin e nderuar te Libanit. Varri i tij monumental ishte nje veper arti, ka thene diplomati Sulejman Tomçini. Respekti nuk behet me dhune, zoteri!
    Respekti yne si shqiptare per Vaso Pashen duhet te jete kaq i madh sikur vetem per thenien lapidare: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”.

  4. Aleksander Thana says:

    Nuk di se ku e ka lexuar komentuesi ‘Niko’ se nenat trembnin femijet me emrin e Vaso Pashe Shkodranit (ose Pashko Vasa), por qe te gjeje pergjigje per pyetjen e tij duhet te germoje e lecite se perse otomanet lejuan dhe mbeshteten fuqimisht Patrikanen e Stambollit qe u be pishtari i helenizmit dhe perhapjes se greqishtes se re, si dhe mosprekjen e asnje minoriteti e kulti te krishtere ne Turqi. Sa per Libanin, atje ka patur e ka popullsi te gjere te besimit te krishtere, ortodoks e katolik. E njejta gje ne Siri, ne Egjipt, ne Irak etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *