Gjonaj: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për Institucionet e Vetingut

21 Prill 2018, 18:23Politika TEMA

“Qeveria shqiptare e ka mbështetur në mënyrë të jashtëzakonshme reformën në drejtësi dhe në një kohë shumë të shkurtër ka bërë gati të gjitha aktet nënligjore duke i miratuar ato, përsa i përket infrastrukturës dhe mbështetjes buxhetore.

Është mbështetja buxhetore më e madhe që u është dhënë në një kohë kaq të shkrutër komisioneve, të cilët po kryejnë vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një takimi të zhvilluar me avokatë, noterë dhe juristë të qytetit të Fierit, me të cilët ka diskutuar lidhur me çështjet e refomës në drejtësi, ecurinë e saj, krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe efektet që do ketë ajo për qytetarët, por edhe për aktorët e fushës së drejtësisë.

Ministrja ka bërë një prezantim të plotë të ecurisë së reformës dhe ndryshimeve cilësore që ajo do të sjellë, veçanërisht në rikthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të rëndësishme, të vlerësuara dhe nga Komisioni Evropian në dhënien e Rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Takimit është zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi ku ministrja Gjonaj u ka dhënë përgjigje shqetësimeve të avoktëve dhe noterëve për çështje të ndryshme. Gjatë diskutimit për projektligjin e ri të avokatisë, pjesë e paketës ligjore të profesioneve të lira, ministrja Gjonaj ka theksuar se projektligji është diskutuar dhe konsultuar në tryeza të ndryshme me grupet e interesit.

Sipas saj ndër risitë e ligjit janë forcimi i trajnimit fillestar, ose i shkollës, që Dhoma kombëtare e Avokatisë ofron për avokatët e rinj dhe trajnimin vazhdues detyrues për çdo avokat.

“Ligji synon forcimin e masave disiplinore. Ministria e Drejtësisë e ka aktualisht një rol në komisionet disiplinore të avokatisë, por më duhet të pranoj se nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij në mënyrën më funksionale të mundshme”, ka thënë ministrja Gjonaj.

Ministrja ka pranuar se në pjesën më të madhe gjykatat kanë probleme infrastrukturore, por ajo ka theksuar se harta e re gjyqësore, që shumë shpejt do të miratohet me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të bëjë një ndryshim dhe një organizim të gjykatave nëpër rrethe gjyqësore.

Më pas qeveria do të mbështesë me investime rikonstruksionin e godinave të gjykatave, në të cilat do të parashikohen edhe mjedise të veçanta pune për avokatët.

Ministrja u është përgjigjur edhe shqetësimeve të ngritura nga avokatët dhe noterët lidhur me punën e tyre të përditshme dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera që varen nga MD si ZRPP apo Aluizni.

5 komente në “Gjonaj: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për Institucionet e Vetingut”

  1. Jani says:

    O idiote ku merr vesh ti . Mbushese sallash ke qene ne shoqaten e vasilikes po rrofte ai plaku minister qe ju zgjuan instiktet dhe je aty ku je. Kujdes me kokrrat i thuaj plakut se mos te ngelet ne dore.

  2. Dashuria says:

    Hallall ja beft zoti ksaj doli e forte. Po e zbaton reformen ne drejtesi.

  3. Ermal says:

    Kjo e mblodhi mire Ministrine e Drejtesise edhe pse LSI ja la cop cop.

  4. era venera says:

    me ne fund po zbatohet reforma ne drejtesi qe aq shume e kemi pritur.

  5. Arber says:

    kta e hartuan dhe tani po mbeshtesin zbatimin e reformes qe me ne fund do pastroj sistemin e drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje