Kriza në PD, flet Arben Imami: Ta shpëtojmë partinë nga “kthetrat” e Bashës, po e çon nga humbja në humbje, nuk ngjall shpresë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në një intervistë për CNA.al, ish-themeluesi i PD-së, Arben Imami, me nota kritike, ka komentuar ndryshimet e fundit statutore që u vendosën në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD –së. Sipas Imami, debati dhe idetë ishin një hap para, por mbledhja e KK një hap mbrapa.

Ndër të tjera Imami, është ndalur edhe tek terri dhe mungesa e transparencës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë”, pyet ndër të tjera Imami. Më tej ish-ministri i Qeverisë Berisha ka treguar se cilat janë hapat që do të ndiqen më tej, me qëllim çlirimin e Partisë Demokratike.

« Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj”, ka thënë Imami.

Intervista

Këshilli Kombëtar vulosi ndryshimet statutore, hap përpara apo çimentim i Lulzim Bashës?

Arben Imami: Në pikëpamje formale, statuti mbetet afërsisht ai që ishte. Pra as para, as mbrapa. në pikëpamje të zhvillimeve politike në PD. Kurse në kontekstin politik të debatit për vendosjen e rregullave më të mira të të bashkëjetesës në PD, të një kulture demokratike, të kritikës që ka mbizotëruar në PD veçanërisht vitin e fundit për rolin e kryetarit dhe të institucioneve brendapartiake, të bashkimit të PD-së së përçarë nga kryetari i saj, të fuqizimit mandej të opozitës dhe veprimit të saj politik kundrejt një qeverie të përfshirë në krim, grabitje, shkallmim të ekonomisë së vendit etj., ky ishte një hap mbrapa.

Debati dhe idetë ishin një hap para, mbledhja e KK një hap mbrapa. Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë konsolidim.

Përkundrazi shoh mbyllje; strkturat e mbyllura janë të përcaktuara për vetëshkatërrim dhe ky nuk është lajmi i mirë.

Komenti juaj për mungesën e analizës dhe bllokimin e fjalës së lirë në KK?

Arben Imami: Në KK u paraqitën dy propozime. Së pari, KK të bënte analizën e zgjedhjeve dhe gjendjessë partisë dhe rolit të saj në opozitën e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017.

KK nuk është mbledhur asnjëherë në katër vjet dhe do të ishte e arsyeshme që të shqyrtonte, madje ky është funksioni statutor i tij, punën e bërë. U votua: Nuk ka analizë!!! Së dyti u kërkua të hapej diskutim në parim për statutin, procedura normole e shqyrtimit. U votua, gjithashtu: Nuk ka diskutim!!!

Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë?

Ky është modeli i opozitës sot dhe qeverisë nesër, model i cili duhet t’i kundërvihet regjimit autokratik të kryeministrit Rama? Kësisoj opozita nuk jep shpresë, nuk bind se nuk është e të njëjtit model si qeveria. Por z. Basha duket i vendosur ta çojë partinë nga humbja në humbje.

Cilat janë hapat e mëtejshëm?

Arben Imami: Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj.

Një parti të djathtë që i qëndron vlerave dhe traditës së saj dhe që gjithashtu është e aftë dhe e hapur për vetëkritikë e rinovim – por jo nga pozicioni dhe interesi i PS-së dhe platformës sorosiane për të djathtën shqiptare, një parti e aftë për t’iu përgjigjur problematikave të gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi, një parti të shpresës se ky vend do të bëhet. Partia Demokratike do të ketë jetë më të gjatë se ky kryetar i saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kriza në PD, flet Arben Imami: Ta shpëtojmë partinë nga “kthetrat” e Bashës, po e çon nga humbja në humbje, nuk ngjall shpresë”

  1. Zigur Qarri says:

    Garda e vjeter eshte e pakenaqur me Bashen,por,po te ishte Berisha,nuk ja diskutonte kush traplliqet.
    Ja e larguat Bashen,kush do ta zevendesoi? Ju s’keni alternative,jeni te gjith letra te djegura,qe keni
    humbur privelegjet dhe nuk u ha fare palla per PD,apo ideale te djathta,por keni hallin e karrikeve
    qe keni humbur.PD nuk ka akoma ndonje personalitet te fuqishem qe te zevendesoi Bashen,i cili
    po te largohet tani,PD shperbehet fare dhe se kap veten edhe per 20 vite te tjera.Por,edhe nese koha
    sjell shpejt ne skene nje person karizmatik qe te udheheqi PD,jam i sigurt,qe ty dhe te gjith figurat
    e konsumuara,do ti flaki jasht.Koha jote mbaroi,hap rrugen.Ne karrieren politike ti tregove qe je
    laraman,pra nuk je i besueshem.Ti nuk mund flasesh per ideale te djathta,kur ne te gjith kohen qe
    ke aderuar ne kete Parti,nuk ka pasur kurre ideale te djathta.Ti ke qeverisur kur ekzistonte nje ligj
    komunist ne fuqi,7501,dhe nuk e ke permendur fare!Si mund te flasesh ti per te djathten atehere?
    Berisha e dinte mire qe Erion Veliaj merrte miliona nga organizata Soros,por kurre nuk e ka paditur,
    por vetem akuzuar!Soros perdoret sepse nuk keni nje program te ri,nje program bindes.Shqiperia
    nuk e ka lluksin te paguaj kaq shume politikane,me fort kur nuk jan produktive.Je i deshtuar,ktheju
    profesionit tend.

  2. Lani says:

    Si do qe te jete me i mire se ti eshte luli

  3. Cuku says:

    Ne fakt po e more ti P.D. apo ndonje.nga.ata te tjeret «do e.shpetoni»
    Edhe Saliu te vije ,ajoParti ka mbaruar more «ish I persekutuar»
    Ajo Parti u krijua nga Ramiz Alia dhe dihet fundi I saj,,,,
    PARDESYTE E BARDHA ishin njerzit e.Sigurimit te.Shtetit
    Ne ate Parti ka pasur dhe ka ish komuniste,por perfitoj Sali Berishs dhe u tall me.Ish.te.Perndjekurit e Vertete Politike,,,,
    Po juve nuk ju dhimbset.P.D.
    Se ju u futet per te vjedhur dhe dale nga dale po vjen dita tju dalin horrlliqet
    Nje mut si Basha jeni te.gjithe,,,,

  4. Elba says:

    L;uli duhet te ike!Do te gjendet nje ne PD,te udheqeme mire se Luli.Mos harrojme,jane vrare shpresat.Populli nuk u beson me.Ne sedo te gjendet nje Grua,aq me mire.Te jete Vitale dhe e paperlyeme ne Korrupsion.Te mos kete qene me detyra; Ligjevendese,ne Qeveri apo……..

  5. return of the saint says:

    Ti o je budalla o ben si budalla, si aktor ke qene medioker po si politikan akoma me shume nuk e kupton qe te gjitha partite politike aktuale nuk do te ekzistojne ne zgjedhjet e ardhshme,Basha Po kryen thjesht proceduren

Lini një Përgjigje te Lani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *