Për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe antishqiptarin gjerman

22 Prill 2018, 19:05Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Deri më sot ishim mësuar që Edi Rama quante kazan çdo portal që sulmonte atë ose politikat e tij.

Mbrëmë Kryeministri futi në të njëjtin kazan mediatik edhe ato portale që ditët e fundit kishin botuar disa informacione mbi deputetin gjerman anti-shqiptar Krichbaum.

E vërteta është se asnjë prej artikujve dhe argumentave kundër deputetit gjerman nuk është shpikur.

Çdo shkrim ka citime të medias së huaj, gjermane më së shumti.

Qofshin akuzat për qëndrimet e gjermanit anti-shqiptar pro Kremilinit, qofshin qëndrimet e tij pro Serbisë, janë të faktuara përmes fjalive të thëna nga goja e zotit Krichbaum, jo të shpikura nga portalet që Edi Rama i quan aq lehtësisht kazan.

Redaksia e Lexo.al e kupton qoftë nevojën e liderit të opozitës për të sulmuar hapur çdo media që thotë të vërtetat e thjeshta për aleatët e tij anti-shqiptar në gjermani, qoftë nevojën e Kryeministrit për të mbrojtur, në prag të vizitës së tij në Berlin, deputetin famëkeq që për llogari të rusëve, serbëve dhe Lulzim Bashës përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Por në fund të fundit, të vertetat janë të vërteta. Dhe Shqipëria është mbi Edi Ramën apo Lulzim Bashën, e më keq akoma, Krichbaum.(lexo.al)

3 komente në “Për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe antishqiptarin gjerman”

  1. samy says:

    per dy hajdutet rama basha qe pasuan dy hajdutet e tjer meta berisha, ropt ku ti keni hajdute te qelbur, rrac e ndyre, yyyy arrnaut te ndyre.

  2. ben says:

    Mire qe ne kete bote ka ca rilindas qe po i dalin zot kesaj bote.
    sepse po te mos ishte taulant balla edi rama ca tipa si flogert muca , e ca si sorosi qe luftojne dhe mbrojne ameriken nga donald trump qe eshte spiun i ruseve
    Mbrojne gjermanine nga gjermanet e shitur te ruset si ky krichbaum
    Francen nga francezet e shitur te rusi si le pen.
    Italine nga italianet e shitur te rusi si berlusconi.
    Faleminderit rilindja qe egzistoni.
    Pa ju kjo bote nuk do kishte as paqe dhe as e sigurt.

  3. Jak Boston says:

    Mediat jane kazan kurse Edi Rama eshte dybek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje