Piknik me familjen? Më parë shikoni parashikimin e motit

22 Prill 2018, 10:40Sociale TEMA

Moti ditën e sptm do të dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare do të shfaqen në Veri dhe Lindje të vendit.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në Veri dhe Qendër ndërsa mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje