Pranga çifti turk në Rinas, u kapën me dokumente false

22 Prill 2018, 13:24Kronika TEMA

Policia kufitare në Rinas ka arrestuqar një çift nga Turqia pasi udhëtonin me dokumenta të falsifikuara.

• Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi .

• Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje