Taulant Balla: Për të ardhur keq që në Parlament kemi opozitë të papërgjegjshme

22 Prill 2018, 11:31Politika TEMA

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një nga seminaret e Akademisë Politike në Elbasan, e cila organizohet me mbështetjen e NDI- National Democratic Institute.

Akademia Politike ka në fokus të saj formimin e të rinjve si lider të së ardhmes, me prurje dhe ide inovative drejt qasjes Europiane.

Në fjalën e tij, Balla bëri një pasqyrë të situatës politike në vend duke u nisur nga rekomandimi për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave nuk ishte një fitore e Partisë Socialiste. Sigurisht që PS meriton gjithë vlerësimin,  sepse ishte PS ajo që përmbushi kriterin kryesor që para 4 vitesh nuk mendohej se mund të realizohej ndonjëherë, e që ishte pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.Para 4 vitesh nuk e besonte njeri.

Por përsëri ne jemi modestë dhe për hir të këtij procesi kaq të rëndësishëm historik duam të kemi bashkëpunimin e opozitës, sepse një pjesë e mirë edhe të reformave që do të vijnë kërkojnë konsensus edhe më të gjerë se sa ai që ne kemi sot në Kuvend, edhe pse ne kemi një mazhorancë komode për të qeverisur vendin. Është për të ardhur keq që në Parlament kemi një opozitë të papërgjegjshme.

Unë jam shpresëplotë, se pavarësisht sensibiliteteve kundër zgjerimit që ka në disa vende ne të kemi mundësi të marim një datë për hapjen e negociatave, Lul Basha thotë që Shqipërisë nuk duhet t’i hapen negociatat”, tha Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij,  Balla bëri edhe një shpjegim të procesit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së:

“Në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe na përcaktuan 5 detyra kyce që ne të hapim negociatat.

E para, është shteti i së drejtës dhe reforma në gjyqësor.

E dyta ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit.

E treta, lufta kundër krimit të organizuar.

E katërta, reformimi i administratës publike.

Dhe e pesta, të drejtat e njeriut.

Pra një nga këto prioritete ishte reforma në drejtësi për të cilën unë sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, jam shumë krenar që partia ku unë bëj pjesë luajti një rol historik në miratimin e kësaj reforme.

Jemi në 2018, Komisioni Europian, pasi ne i bëmë të gjitha  prioritetet, thotë që tani Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat.

Edhe Parlamenti Europian është dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat”, deklaroi Balla.

Më tej të rinjtë patën një bashkëbisedim me Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist,  ku përmes pyetjeve u informuan jo vetëm rreth situatës politike, por edhe vizionit të Partisë Socialiste për promovimin e të rinjve.

3 komente në “Taulant Balla: Për të ardhur keq që në Parlament kemi opozitë të papërgjegjshme”

  1. tirona says:

    ik ore plehre, jeni te gjith njesoj, mire tha tom doshi, po te behet vettingu ne parlament 75 % jan te kortuptuar dhe sdin se sa leke i kan vjedhur ketij populli, ju bofshin ilaçe te gjitha leket qe i keni vjedhur popullit te shkrete, PD PS LSI, 3 banda kriminale.

  2. Viola says:

    Dakord ashtu esht opozite vaj medet….po ti sje me i mir e as me shqiptar. Te gjith muter jeni.

  3. AZ... says:

    No koment :boll te mendosh qe shqiperia ka
    Mbetur tja zgjidhe hallet TAULANT BALLA
    Puuupuuupuuu krushqi me Jovan begun
    Puuupupupupuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje