VIDEO: Zjarri tek fabrika në Tiranë, Berisha i revoltuar me Ramën: Qeveria asnjë masë për shpërthimin, qytetarët në mëshirë të fatit

Sali Berisha ka reaguar pas zjarrit të rënë në një fabrikë riciklimi në Tiranë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se  përgjegjësia për flakët është e kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë viktimë dhe të lënduar, Berisha tregon i shqetësuar se nuk është marrë asnjë masë dhe se qytetarët janë në mëshirë të fatit.

Mbase shefi i qeverisë duhet të merrte leksione nga parëardhësi i tij mbi përballimin e këtyre situatave pasi ai vjen nga një eksperiencë e dhimbshme ku mban mbi supe 26 viktima dhe qindra të plagosur.

“Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e dhjetra mijra qytetareve!

Te dashur miq, re te zeze gjigande tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojne Tiranen nga djegia e fabrikes se madhe te plastikes ne Kashar!

Helmet e djegies se lendeve plastike dhe solventeve te tyre jane shume te rrezikshme, toksike dhe kancerogjene!

Bashkia dhe qeveria asnje mase, asnje evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetaret e Kasharit dhe Tiranes ne meshire te fatit! sb” shkruan Berisha. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...