Artur Zheji: PD e paaftë të fitojë zgjedhjet, fat i madh për Ramën që ka përballë Bashën

23 Prill 2018, 07:28Politika TEMA

Artur Zheji në një analizë për gjendjen e brendshme të Partisë Demokratike, shkruan se lideri i kësaj force politike ka treguar se është i paaftë për të fituar zgjedhjet.

‘Kjo edhe është pika më e zymtë e mungesës së prespektivës ringritëse të PD, që shënon edhe Fatin e madh, politik të Ramës, e që edhe pas mjaft fiaskove, nuk e sheh veten politikisht të rrezikuar,” nënvizon Zheji.

Shkrimi i plotë

Partia Demokratike, kështu si është sot, e ka rrëfyer veten të paaftë që të fitojë zgjedhjet.
Por jo vetëm kaq, bjerrja e kësaj partie dhe përçarja e saj e thellë, përbën shqetësim edhe për të përditshmen e krejt jetës politike dhe sociale shqiptare.

Së shpejti po afron edhe Kongresi i saj, një Kongres që ka në thelb një udhëkryq, ngurtësimin përfundimtar të përçarjes, apo mundësinë e vetme për tu Ribashkuar, dhe për tu Ringritur.

Nëse Lulëzim Basha, ndërmori pas humbjes së vitit 2013 një operacion ripërtëritjeje të kësaj partie, ky “Operacion”, pësoi dy humbje njera pas tjetrës, në vitin 2015, që ishte e pritshme dhe e natyrshme, dhe një katastrofë të panatyrshme, në vitin 2017.

Katastrofa e vitit 2017 e thelloi përçarjen brenda Pd dhe e rriti proporcionalisht “dashurinë” dhe përkujdesin e gjithëanshëm të kryeministrit për Bashën, si një “aset të dashur” të Fatit të tij politik, dhe si një kundërshtar ndaj të cilit, ai, nuk e ka të vështirë të fitojë.

Duke gjykuar moshën e Lulëzim Bashës, duket se përllogaritja është më së shumti e lidhur me karierën e tij personale.

Herët a vonë, mjafton që Basha të qëndrojë në krye të PD, do të jetë “koha”, përmes mekanizmave të saja, që do ta sjellë edhe njëherë në pushtet atë, dukë bërë të pabesueshmen të ndodhë.

Nga ana tjetër Basha, nga një pjesë e trashëgimisë Berishiane, është i rrethuar nga disa politikanë biznesmenë “demokratë”, që vijonë të lajnë e të shplajnë paratë e tyre, madje edhe ti shtojnë ato, nën përkujdesin e kryeministrit dhe udhëzimeve përkatëse.

“Ata”, nuk e kanë dashur asnjëherë Bashën, të piketuar që në krye të herës, si pasardhësi i Berishës, vend të cilin e ëndëronin për vete, ose për miqtë e tyre të kontrollueshëm.

Çështja është se, Basha, jo vetëm për faj të tij, nuk ja mbrrin dot:
As ta ripërtërijë krejtësisht dhe as ta bashkojë dot plotësisht Partinë Demokratike, duke e marrë mbi vete, pakënaqësira të gjithëanëshme.

Por kush mund të ishte sot rivali i Bashës në PD?

Kjo dhe është pjesa më e vështirë e analizës që bëhet dhe që me sa duket bën edhe Berisha, njohësi më i mirë i pjellës së vet politike.

Sot Basha ka, shumë kundërshtarë të hapur apo jo, në Partinë Demokratike, por në të njejtën kohë, nuk ka rivalë, që të jenë të barazlarguar si nga ai, ashtu edhe nga Berisha.

Në situatën e sotme Basha ka vetëm denoncues dhe pretendë, që duan ti mbushin mendjen Berishës, që ose ai të rikthehet në krye të partisë, ose të konspirojë për heqjen e Bashës nga ai post, pastaj të ndodhë çfarë të ndodhë.

Kjo edhe është pika më e zymtë e mungesës së prespektivës ringritëse të PD, që shënon edhe Fatin e madh, politik të Ramës, e që edhe pas mjaft fiaskove, nuk e sheh veten politikisht të rrezikuar.(TemA)

15 komente në “Artur Zheji: PD e paaftë të fitojë zgjedhjet, fat i madh për Ramën që ka përballë Bashën”

  1. Gjon says:

    Behu me Ramen o zhej se e ke te sigurte kocken per 12 vjet

    1. Ciku says:

      Zheji e ka bere zgjedhjen e tihe me ke te jete. Eshte me lesh e line,se nga lesh e lija ai ishte me kubatin e tije,vjedhesin e rrugeve por i ka has sharra ne gozhde e spo e nxjerr dot. Mjaft ka vjelle per Ramen Zhej. Eshte bere sa me nje televizion tek tjetri. Qan per kohen e shkuar si drejtor i ATSH.

  2. Cuku says:

    Po u be me Ramen Zheji dhe ca si puna Zhejit Rama bie nga pushteti qe ne zgjedhjet e ardheshme
    Rama.ka.fat.se ka kunder keta lloj mendjellinjsh si Zheji,,,Bushati,,,Lubonja,,,,Shkulmaku ,,,,Zogaj,,,,Lesi,,,,,Hila,,,,,Marku,,,Gjekmarkaj,,,,,etj,,,,Sa me shume lehin keta me shume I shtohen Rames votat,,,

  3. Cobo says:

    Djali I perkedhelur I PD nuk eshte per kuvendin e burrave, as per shtratin e mbretereshave.

  4. Tradita says:

    Te humbasish zgjedgjet si ne 2015 dhe ne 2017 nuk tregon dobesine e Liderit te Opozites. Bashkimi europian she Ambasada e ShBA thane ne i njohim zgjedhjet si me opoziten si pa opoziten shqip Edi Rama u lejua te bleje zghedhjet.Nuk Ka lider opozite ne ato kushte qe te mund te pengonte blerjen e Zgjedhjeve. Ky ishte gabim i fatal i Edi Rames. Tepsia e vetme, shikoni sot as nuk qeveris fare po sic shprehen socialiste fore …fare.

  5. e verteta e hidhur says:

    Zheji,si jashte asaj partie, eshte deri diku i sakte ne kete analize,por nuk thot shkaqet e verteta perse PD-ja eshte ne kete derexhe.Nuk eshte Basha e keqja e PD-se.Eshte historia e partise qe ne themelim e saj, eshte lufta e berrylave,ose lufta brenda llojit eshte e keqja e asj partie p per 28 vjet,e cila ka prodhuar nje vrer te brendshem qe gerryen ate perdite.Ky eshte “shkaku praktik” dhe njeherazi semundja me e madhe qe ka kapluar ate parti.Kaq i thelle eshte hendeku ku ka rene,saqe edhe sikur “krijuesi i saj” te rikthehet nuk e shpeton dot.Madje kjo eshte arsyeja qe tregon se Berisha e njeh mire gjendjen dhe nuk pranon ta mbyll me disfate partine qe ai krijoi.Kam bindjen e plote qe Berisha eshte i sinqerte ne kundershtimin e tij per t’u rikthyer.Ndersa “shkaku teorik” eshte mungesa e alternatives.PD u krijua si alternative antikomuniste.Dhe ja doli “t’a mbyte” te vetmbyturin.A mund te te vijne me prapa te vjeter e te rinj me alternativen antikomuniste?Harrojeni!

  6. spartak says:

    Zhej mër t’keqen plaku .
    Ku ka djalë si ti .
    Se ky Luli lavaraku .
    Kimetin s’ta di .

    Plaku sonte ka dy miq .
    Zhej more ezmer
    Po deshe mos na fëlliq .
    Mos na qit zeherr.

    Loko . Sa i mençëm je mër dreq . Amon . Si e gjete që PD-ja nuk fiton kurrë zgjedhjet .
    Kam nejt me taljont mi Vathe .

    Allah , allah . zotnija jote . Gjithë kto men , i ke me shkollë dite , apo me shkollë note .

  7. Kokeqypi basha duhet per kryetar kshilli ose lgdt. Zheji ke plot te drejte.

  8. Letyra says:

    O zhei!!!! A doli kunati nga burgu plako?? Mos u merzit se burgu per bura eshte! Keshtu i thuaj! Do dali i kompletuar me shoqeri me cuna me emer. Si dihet ca behet kismet me vone . E regullojn cunat me gjera!!e kupton vet ti plak

  9. Opinion. says:

    Luli i pa afte,Rama i afte e perfekt ta djeg shqiperin.
    e kujte ti besohet ne shqiperi.
    une them me mero baze president,ka me pas suksese shqiperia.
    sbume ma te foret ne politika jane gazetaret sesa stupidi rama.

    1. Aleanca PD-lesheli says:

      Me shkollen e plepave kujton se do na tregosh kush eshte i afte dhe kush eshte i pa-afte? Jo mer tyc vicitoli jo jeta nuk funksionon sic te ka mesuar xhaxhi Sali….

  10. Nuk i plasi Bashes e Berishes per PD, se u intereson me e mbajt mire me Ramen, qe te mos iu sekuestroje parate e marra me vjedhje e korrupsion, e te mos i denoncoje qe te denohen me burg. Ajo marrveshja e majit e Bashes me Ramen, kujtoni se ishte per zgjedhjet? Ishte me ruajt parate e tyre. Ja do behet vetingu e do shikojme, a do denohen ndonjehere keto apo jo? pse nuk flet Berisha per PD qe po shkon poshte e me poshte? Nese do ti dhimbsej sado pak do te fliste edhe pse ka dhene doreheqjen, por si anetar i thjeshte do te thoshte mendimin e tij.

  11. laoura says:

    pERSHENDETJE! Aktualisht z.BASHA ESHTE PERSONI ME I DISKREDITUAR NE p.D..Ai mund te beje te mundur qe te vet-largohet se eshte i paafte dhe i konsumuar moralisht per munge se aftesive drejtuese, organizuese etjer.Asnjeher ai (Luli) nuk ka shfaqure krijimtari dhe ide per te ruajtur nivelin qe ka patur P.D. ;; Munges vizioni, prespektive dhe drejtim autokratik per te ruajtur pozicionin qe ju dha si dhurat nga Berisha.DUKE QENE PRODUKT I BERISHES AIKA VAZHDUAR TE QENDROJE SI KRYETAR I p,d;…ne se qofte edhe nje merit te vetme te kishte vertetuar ne detyrat qe ka vegjetuar do te meritonte te qendronte.tashme edhe Berisha e ka kuptuar se sa i paafte eshte Basha, por mbasi ai e ka rekomanduar dhe vendosure ne detyra te larta e ka te veshtire qe propozoj largimin e tij dhe perserit gjithnje se nuk do te nderhyje duke spjeguar se e le ne meshiren e fatit por nuk gjene edhe nje te dyte qe mund ti sherbente Berishes dhe familjes se tij proceset e kontrollit te pasurise etjer.bOLL MA ME bASHEN SE ESHTE SI NJE NGORDHESIRE I DEKOMPOSTUAR DHE MBAN EREN E KALBEZIMIT .BASHA VETEM HUMBJE FITON.

  12. return of the saint says:

    Nuk ka ça frike te kete Basha te Dy partite nuk do ekzistojne ne zgjedhjet e ardhshme,ne 2021 do te kemi nje elite te re politike pro perendimore

  13. Pallatet "Agimi" says:

    Kejo eshte ajo qe na mer neve ne qafe! Kush ta zevendesoj, a ka kandidate te tjere, kujt mund ti besosh, etj. Ka morezoterinj ka sa te duash! Por heqja e njerit apo tjetrit eshte domosdoshmeri e jo pazar kuajsh. Ata qe konstatojne, apo vendosin realisht se ky Luli dihet te iki, pra jane minimumi me te zot se Luli, ata e dine vet se kush duhet te vij ne vend te tij. Hapi i pare eshte hiqe regresin, hape rrugen. Kejo eshte ligj!
    Kejo ide po i krijon dem te pallogaritshem dhe vet vendit. Nuk ka si Rama! Jo, ka sa te duash e shume me te mire se Rama, por kejo ide e ka pjerdhur Ramen vet e sidomos ate partine, qe deri dje ishte Partija Socialiste e sot eshte kthyer ne Partija Rama.
    Cuku – arsyetim brilant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje