Lojtarin e Skënderbeut e akuzon edhe presidenti i Trepçës: Humbëm edhe prej tij, favorizon ekipet kundërshtare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skuadra e Superligës së Kosovës, Trepça 89′ ka përjashtuar para pak ditësh 3 futbollistë nga përbërja e saj, duke i akuzuar për favorizime të ekipeve kundërshtare.

Mes këtyre futbollistëve gjendej edhe huazimi i Skënderbeut te klubi i Kosovës, Shend Kelmendi, i cili së bashku me Argjend Mustafën dhe Festim Krasniqin, nuk kanë udhëtuar në humbjen 2-0 të Trepçës ndaj Gjilanit.

Në një prononcim për “Emisionin Arena”, presidenti i klubit të Trepçës 89′, Abedin Zeka ka fajësuar këta futbollistë për favorizime të klubeve kundërshtare, duke i cilësuar edhe si fajtorë të humbjes ndaj Gjilanit.

“Futbollistët duhet të jenë të sinqertë dhe të tregojnë atë që ka ndodhur realisht. Nuk është e vërtetë që nuk kam komunikuar me lojtarët, pasi kam folur me Shendin dhe Argjendin duke i kërkuar llogari se përse ata nuk ishin grumbulluar me ekipin.

Këta futbollistë nuk kanë punuar për interesat e klubit të Trepçës ku ata paguhen dhe marrin rrogën rregullisht, por kanë punuar për interesa të klubeve të tjera. Aty lindën edhe dyshimet tona për këto favorizime, pasi ata nuk janë paraqitur me ekipin tonë.

Nga këto 3 futbollistë, 2 prej tyre janë titullarë të Trepça. Unë kam shkuar ditën e enjte dhe i kam treguar futbollistëve rëndësinë e ndeshjes ndaj Gjilanit. Megjithatë ata nuk janë paraqitur dhe nuk na kanë njoftuar për këtë vendim që kanë marrë. Prandaj mund të them se arsyeja se përse Trepça e humbi takimin ndaj Gjilani janë këta 3 futbollistë, pasi prishën atmosferën në ekip”, u shpreh Abedin Zeka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *