Presidenti grek refuzon shkëmbimin e ushtarëve me Turqinë

23 Prill 2018, 09:26Rajoni TEMA

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, tha sot se refuzon sugjerimet për një shkëmbim të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me puçin e dështuar më 2016.

Komentet e presidentit grek vijnë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Qeveria e tij mund ta shqyrtojë mundësinë që ushtarët grekë të shkëmbehen me ushtarët turq.

“Shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim”, tha Pavlopoulos.

Tetë ushtarët turq kishin ikur në Greqi pas grusht-shtetit të dështuar më 2016 në Turqi.

Gjykata Supreme greke ka vendosur që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi.

Të tetë ushtarët mohojnë çdo përfshirje në puçin e dështuar.

“Ata (Greqia) kanë kërkuar që ne t’ua kthejmë ushtarët grekë dhe ne u kemi thënë atyre se nëse bëni kërkesa të tilla, fillimisht duhet të na i dorëzoni ushtarët e FETO-s, të përfshirë në grusht-shtet”, ka thënë Erdogan të shtunën, në një intervistë për televizionin NTV.

Ankaraja i referohet me akronimin FETO, Lëvizjes Hizmet të klerikut turk, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit.

Lëvizja e Gulenit në Turqi është shpallur organizatë terroriste.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.

10 komente në “Presidenti grek refuzon shkëmbimin e ushtarëve me Turqinë”

  1. beni says:

    VK nuk kane vlere as njeri as tjetri

    1. sabri kusuri says:

      c eshte ky mer,,folket e bardhe,lekuren e zez,nofllen si derr,hunden si patate,buzet si p**dh dhe i thot vetes grek

  2. AC/DC says:

    Po ti kerkonte baba palles se gjate by…. ky do i jepte by…. gojen gruan dhe gjithe sunitat e trojeve shqiptare dhe si shkembim….. asgje!

  3. Ledio says:

    Keq me vjen per ushtaret Grek por rrezistojini ketij plehre edhe mos i shkembeni. Edhe mbajeni mire me shqiptaret , se shqiptar jane me origjine ata qe jane ne ushtrine Turke edhe shqiptare do jene ata qe mbrojne Greqine. Kështu ka ndodhur me parë edhe keshtu do te ndodhi perseri.

  4. Janullatos arxidoglyftis says:

    Shikoni fotografia ! Ku ja ndryshim Prokopi nga byrazeri i tij Tyrkiko ? Si dy majmuna, te njejtin surrat, te njejtin ngjyre.

  5. undefined says:

    Vk pune jevgjitesh gjell Qensh

  6. Andon says:

    Si dy vllezer te nje gjaku ngjajne. Keq te vjen per ushtaret qe behen mish per top, por te keto dy shteti s’i ndan asnje gje nga njera-tjera.

    1. Ali Pasha Tepelenes says:

      Vetem se turqia ehste superfuqi ushtarake dhe ekonomike dhe shqiptaret jane drejtues me te drejta te plota, ndersa greqia eshte prostitute qe mbahet me lek te BE-se dhe nuk njeh minoritete.

  7. Ali Pasha Tepelenes says:

    Po te dpje turqkai e perdhunon greqine brenda 1 jave, pune jevgjish.

  8. LENCI says:

    nji surrat kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje