REPLIKAT/ "Je bo teatër fare", Rama përgjigje qytetarit: Lale, ja ç'bënë zyrat e punës

23 Prill 2018, 08:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në rrjetin social Facebook, lidhur me zyrat e punës dhe punësimin e shqiptarëve.

Ai thotë se njerëzit duhet të orientohen edhe drejt tregut privat, pasi sipas tij, jo e gjithë popullata mund të punojë në shtet.

Qyetari 1:  Hahahahahaha ti je bo teater fare, me kamera te zyra e punes dhe mbas fjales se kryeministrit , mire qe nuk e puthi punonjesja kur arriti hallexhiu. Dergo dhe ndonje hallexhi me kamera te fshehte te kerkoj pune te zyra Edo. Mire e bo lale vazhdo punen tate per permisimin e Shqiperise.

Rama: Lale, zyrat e punes punesuan 1369 individe ne muajin mars dhe per kete muaj jane perseri brenda objektivit deri tani, keshtu qe s’ka nevoje per kamera te fshehte! Sa per kete rast nuk eshte aspak teater, po nje rast konkret qe promovohet ketu per te percjelle mesazhin e qarte se kush do pune s’duhet ta prese ne shtepi, as te prese qe t’ia jape shteti, po ta kerkoje ne sektorin privat! Dhe zyrat e punes ndihmojne pikerisht per kete

Qytetari 2: Ajo qe me beri pershtypje sjellja fallso e asaj te zyres se punes dhe shoqerimi nga inspektori i punes pse nuk e bejn dhe me te tjeret dhe duhesh kryeministri ti gjente pun…..mgjth suksese atij elektricistit

Rama: Pse nuk e bejne me te tjeret?! Po 1369 inidvide qe jane punesuar prej tyre vetem ne muajin mars cfare tregojne?! Apo pune e madhe thuaj, rendesi kane llafet pa buke si keto te tuat ketu pa kush po pyet per kuptimin e ketyre shembujve?! Hajde muhabet hajde

Qytetari 3: Kush ankohet se ska pune,i zente syte ?. Fshatari eshte i vetepunesuar sepse ka toke ,por nuk e shfrytezon. E ka pak me mesele kete token ne fakt,sepse e ka te shperndare nje ne veri nje ne jug por ska gje. Mbeshtetjen shteterore e ka te shumellojshme duke perfshire subvencione,ndihmesa per prodhim me kosto te ulet etj. Dhe tregu eshte i siguruar ne saje te politikave qe jeni duke ndjekur . Na vret zoti te ankohemi….ti te jesh mire se ne me mire do behemi.

Rama: Shaqo, Shqiperia eshte e mbushur me shembuj punesh te medha e arritjesh permes punes ne fshat, fale te cilave rriten cdo vit edhe eksportet! Llafe e ironira mund te bejme sa te duam, po puna fatmiresisht flet vete dhe sa per mbeshtetjen shteterore, kurre nuk ka qene me e madhe se sot paçka se duhet me shume akoma, sigurisht.(TemA)

5 komente në “REPLIKAT/ “Je bo teatër fare”, Rama përgjigje qytetarit: Lale, ja ç’bënë zyrat e punës”

  1. Antikomunisti says:

    Ne maje te gjuhes i ka pergjigjet ky gangoja, naltmadhnia e tij.
    Vec ky eshte me i zgjuari, me i dituri, ne tjeret hame bar, ne qe i shohim perdite problemet bekemi kto llafe kafenesh.
    Sa e urrej kte arrogance te peshtire, kte mosperfillje e ka arritur nga ato qe ja lepijne bythen perdite , duke ja marre ngoje e duke i treguar perralla komunizmi me propaganda.
    Ky paska qene kokrra e dembelit per vete, ska bere asgje qe 6 vjet, vec shtrydh shtrydh e fut nburg.
    Mallkuar qofte dita kur politika e ktij shashtisi njerezit qe sot jane me te varfer se kurre.
    Kam qene vete ne kto zyrat e famshme te punes, ku as nuk te presin e as te mbarojne pune, te mbajne me vite varur.
    Po nuk e gjete vete punen ke mbaruar, se sa per kta kalamajte ne zyrat e shtetit harroje te kesh meritokraci diku.

  2. spartak says:

    Z.Kryeministër .
    Ju uroj shumë , për të gjitha detyrat dhe reformat që ka marrë përsipër e po i realizon , Partia Socialiste dhe Qeveria e dalë prej saj , ndën drejtimin T’uaj .
    Edhe dikur tjetër më herët , në po të njejtën temë problemi , me diskutime e debatet e Juaja në facebook për punën , jam shprehur : Mos e luaj dyzenin fare . Jeni 100 % i qartë dhe nga më të saktët , në konceptet , që drejtojnë e zhvillojnë këtë sistem ekonomik -EKONOMIA E TREGUT .
    Shumë reforma përnjëherë . Forma më e mirë dhe më efikase me i realizu të gjitha dhe pa humbur më kohën , gjënë më të çmuar të jetës së njeriut , të cilën fatkeqësisht shqipëtarëve ja vranë dhe e plaçkitën poshtërsisht , ata të cilët sot bëjnë sikur u a qajnë hallin .
    Ju e keni drejtë dhe të saktë konceptin se Drejtësia dhe , Reforma në Drejtësi , që do i japi frymë asaj , është A-ja e Demokracisë që aspirojmë .
    Ne jemi shqiptarë , të vendit të shqiponjave dhe me flamur kombëtar , shqiponjën me dy krahë .
    Sistemi ku jemi futur , përveç se quhet demokratik , ka dhe anën tjetër , atë të ekonomisë së tregut , po aq , në mos më vendimtarja në një shtet demokratik . Pra shqiponja jonë përmbi flamur e simbolizon më së miri domosdoshmërinë dhe pazgjidhshmërinë e këtyre dy komponenteve bazë të një vendi demokratik .
    Për ç’farë demokracie e drejtësie do duhet të luftojmë e flasim , nëse vajza e re , kur s’ka punë e të ardhura do shfrytëzohet si prostitutë , kur djem të rinj , ndoshta dhe të pa formuar , kur s’ka punë , do merren me shpërndarje droge dhe vjedhje . Këto fenomene negative , të cilat ushqehen e shtohen edhe nga papunësia , janë edhe thikë në zemër ( jo pas shpine ) që i ngulen kombit , shtetit , demokracisë , e drejtësisë .
    Prandaj z. Kryeministër , është më se me vend preokupimi i Juaj i pa ndërprerë edhe për Reformën në arsim , e sidomos arsimin e mesëm profesional për rininë , edhe , për preokupimin , jo për t’i njohur për show shifrat e punësimeve nga zyrat e punës , por edhe për t’i shfrytëzuar ato shifra , për t’i caktuar vehtes e të tjerëve detyra e objektiva sa më ambicioze e luftarake në drejtim të zënjes me punë të sa më shumë vetëve e sidomos të rinjëve . Impakti i punësimit është shumë dimensional dhe me efekte të pa llogaritëshme jo vetëm në ekonominë e atyre e familjeve të atyre që punësohen , por edhe në gjithë piramidën e taksave , të ardhurave të buxhetit , rritjes së pensioneve , të mirëqënjes , shkollimit , mjekimit , e mbi të gjitha impakti shoqëror , kulturor dhe emancipues do jetë i jashtëzakonshëm .
    Ju e kuptoni natyrisht dhe më thellë e më gjërë këtë impakt , mbasi duket , që kur nuk i ndaheni debatev , këshillave dhe kujdesit permanent në këtë aspekt. Ama . Vendosini objektiva për këtë problem të gjithëve pa përjashtim , sepse , J’ua kam shprehur edhe më herët , që nuk është thjesht dhe vetëm problem zyrash pune , por problemi më madhor kombëtar . Pa punësim , nuk do ketë zhvillim , nuk do ketë rritje ekonomike , nuk do ketë përparim , e me ekonomi të dobët edhe demokracia do jetë jo e fortë , gjysmake , edhe drejtësia do jetë e cunguar dhe sulmuar , dhe Europa , s’do afrohet , por do jetë duke u larguar .
    Duke Ju uruar gjithë të mirat , shëndet , harmoni dhe suksese gjithmonë .

  3. luka says:

    O Anti-anti, shko pra gjeje vete punen se ekonomia e tregut kete parim ka. Apo pret nga zyrat e shtetit me ate shkolle qe ke bo. NUk ka mo qofte ke daja, po pervish lleret dhe hajt,,,, o anti-anti!

  4. Feniks says:

    Zoti kryeminister!
    A mund te me thuash se pse nuk ben pritje populli as kryeministri,as kryebashkiaku Veliaj,pale te tjeret?
    A e di se zyrat e ankesave neper institucione nuk merren me zgjidhjen e tyre aspak,por tallen me ankuesit?
    A e dini ju zoti kryeminister se UKT vjedh qytetaret me ane te taksave te padrejta e antiligjore ,me mashtrimin e faturimit te ujit te pa pijshem gjoja si te pijshem?
    A e keni seriozisht ju ,zoti Rama,thirrjen qe qytetaret te denoncojne te korruptuarit,kur ju vete na keni mbyllur te gjitha rruget e denoncimit?
    Apo keni menduar se populli duhet t’i rrefeje keto denoncime ne teqene e baba Aliut ne malin Tomorr,se ju qeveritaret jeni te zene me tenderat,koncesionet,shetitjet neper bote dhe talljet ne facebook i quani si komunikim me popullin?
    Gallate kriminale!

  5. Antikomunisti says:

    O luka luka, qe ha qofte ke daja Rama.
    Aq shkolle sa kam bere une si duket nuk i ke vite pjekurie ti, se duket qe nga menyra sesi flet ne ajer.
    Punen sa per dijeni e kam gjetur gjithnje vete, e pagen sot ne muaj e kam aq sa e ke ti ne vit, fale punes dhe profesionalizmit tim.
    Une tregoj realitetin e pse nuk merr vesh ti cbehet eshte puna jote, po jam shume i lumtur qe jam larg vemjeve si puna jote, e bej jeten time ashtu sic e kam ndertuar me sakrifica e me mund ne qytetin me te mire ne Gjermani, si profesionist i inxhinierise, e qe ta dish ti po po me shkollen shteterore te Tiranes.
    Po se naltemadhenia e tij, koqja Edi Rama na tregon perralla te shtirura, punesimi e suksesesh false.
    Nuk jam nga ato qe mashtrohen kollaj si puna jote, jam kritik aty ku duhet e jap vleresim ku e meriton.
    Tani ik lepij ndonje cope nga tepsia se ate ditke tbesh me mire mesa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje