Sikur votimet të bëhesin nesër Lulzim?

23 Prill 2018, 18:11Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ja më në fund, edhe Lulzim Basha arriti të bëhej kryetar partie, më në fund ai që deri dje ndjehej inferior ndaj Berishës, madje edhe ndaj Mul Nokës, tani ka pasaportën e kryetarit dhe pashait të Partisë Demokratike. E kishte ëndërruar Lulzimi prej vitesh këtë moment, këtë post, këtë nder dhe këtë magji, që ja fali vetë Doktori me duart e tij.

Ai ka arritur që përmes Doktorit, të nxjerrë jashtë partisë emra dhe figura të njohura, duke përdorur Doktorin, ai arritit të linte jashtë partisë mijëra vota militantësh, duke përdorur Doktorin ai arritit të merrte mbi “vehte” listën e turpit dhe humbjen më të thellë të demokratëve në 27 vjet. Pra Lulzimi nuk na paskësh qenë ashtu siç mendonin të gjithë “një njeri i shtypur nën këmbët e Doktorit”, por paskësh qenë një “politikan” skutash që dinte të punonte mirë me servilët, të korruptuarit, të tallej ndonjëherë edhe me të larguarit duke u afruar atyre “poste” në parti.

Aktualisht Doktori nuk ka më fuqi mbi Lulzimin, pasi ndjehet i mënjanuar nga ai që në 2005, erdhi si “pika e dobët” e Doktorit, dhe që sot po flak jashtë PD veç figurave dhe kontribuesve, edhe vetë dhëndërrin e Doktorit. Përfundimisht në PD ka ndodhur apokalipsi me emrin “Lulzim Basha”, përfundimisht në PD nuk ka mbetur asnjë fije dyshimi se, strukturat , forumet dhe gjithçka lidhet me atë parti do të kalojnë përmes filtrit të hollë të kunatit, servilëve dhe të korruptuarve të cilëve kryetari u ka dosjet e vjedhjeve kur ata ishin me pushtet. Partia Demokratike sot nuk mjund të krahasohet me atë të 27 viteve më parë, as me atë të 17 apo 6 viteve më parë, sepse atje sot nuk kanë mbetur as reliket, dhe as çereku i anëtarësisë dhe militantëve.

Të vetmit që mundohen me sforcime të mbajnë “të lagur” aromën e saj, janë përpërlitjet e dosjexhinjve, milionerëve, dhe “pionierëve” pa parti, që Lulzimi u ka futur dy këmbët në një këpucë, madje Ervini ka nisur nga dje të ecë edhe zbadhur kur shkon në seli. Katandisja si mos më keq e një partie të djathtë, e cila ka qenë në pushtet për një periudhë të gjatë pas rrëzimit të doktaturës, natyrisht nuk mund ti shuajë asaj edhe “ambicjen” për të rimarrë pushtetin. Por si mund të pretendojë PD e pasha Lulzimit pushtet, kur partia e tij sot nuk ka as struktura, as forume, nuk ka as degë të ngritura në 70 per qind të tyre në shkallë vendi, nuk ka edhe numrin e duhur të militantëve, për ta votuar atë.

Si mund të pretendojë pushtet një parti e “djathtë” me koncepte dhe drejtues me mentalitet të majtë, si mund të pretendojë pushtet një parti që shet dhe ble deputetë t1% huaj për të lobuar negativisht për vendin, si mund të pretendojë pushtet një parti që kryeyarin e konverton në “pasha të përjetshëm” edhe kur humb zgjedhjet, edhe kur shkatërron nga themelet atë forcë politike, si mund të pretendojë pushtet një parti që ka në gjirin e saj jo vetëm milionerë dhe zhvatës të parave publike, por edhe spiunë t ish-Sigurimit t Shtetit dhe shëbimeve të tjera inteligjente?

Pavarsisht “konsumimit të pushtetit” dhe afateve normale të mbajtjes së mantateve qeverisëse nga PS, do të thosha se sikur votimet të mbaheshin nesër, Partia Demokratike , partia e lirive dhe demokracive, që u krijua 27 vjet më parë nga vota e kontributi i mbi 90 per qind të shqiptarëve që kishin ëndërr Europën dhe SHBA, nuk do të

merrte më tepër se 20 deputetë. Pra kjo PD, e katandisur në shoqatë, nuk do të arrinte të merrte as 50 per qind të deputetëve që ka sot në Parlament, kuptohet sërish me listën e kryetarit . Shkaqet dhe arsyet janë 1001, dhe dihen nga të gjithë, por më mirë i di ato Lulzim Basha dhe ervinët e tij . Një parti që humbet vlerat dhe shkatërron principet , një parti që kultivon humbjen dhe stimulon mediokritetin politik, natyrisht është e destinuar të shkojë drejt shpërbërjes.

Gjithçka trumbeton Lulzim Basha dhe dosjexhinjtë e tij të vjetër dhe të rinj, me gjoja “rrëzim të qeverijes Rama me protesta popullore” apo teoria mashtruese se “populli është zhytur në varfëri ekstreme” është një teori e vjetëruar e përdorur gabimisht në kohë të reja , që mundohet të mbulojë kartahurën e një partie, që lindi nga nevoja për ndryshim mbi gërrmadhat e diktaturës komuniste, dhe po shkërrmoqet nga këmbëngulja e një njeriu, për të rilindur një diktaturë të re fillimisht brënda partisë tij “djathtiste”.

6 komente në “Sikur votimet të bëhesin nesër Lulzim?”

  1. santiago says:

    Doktor mortja do kete influence mbi Lulash Qurrashin ,deri sa te shkoje ne te Sheqeres

  2. Romi Durres says:

    o njerez. edhe 1 milion here te behen votimet jo neser por edhe pas 10 vitesh, lulashi dhe ervini dhe grida dhe muli nuk fitojne sepse e dine te gjithe se do te sjellin shkaterrimin. ndaj fli i qete shoku rama, ha, pi dhe zhvat sepse PD eshte per lesh.

  3. niki says:

    Partia nuk eshte nje istitucion shtetror . Qe ti ulet rendesia ketij personazhi e ka ne dore vetem popullli : te mos e votoj me PD-ne, keshtu edhe Basha zhduket nga jeta e shqiptarit.

  4. Bill Samatra says:

    sikur neser votimet thua ???
    luli merr 15 vota, ervini nga dushari korces merr 9 vota, klevisi nga mokra merr 5 vota dhe mul noka merr 2 vota. kjo eshte PD e sotme dhe e neserme. parti qe qelbet era kembesh dhe asgje tjeter.

  5. alma tirane says:

    po mire o njeri, pse nxjerr vetem bajga nga goja per te nderuarin Mero Baze dhe gazetarin e nderuar Artur Ajazin, qe deri dje i ka sherbuer PD ashtu sic qindra e mijera te tjere. pse o ti qe fshihesh pas gjuhes tende shpellare kerkon te ofendosh njerezit e medias, dili perballe dhe pastaj do te shikosh se sa te vlen lekura.

  6. Shqiponja says:

    Sikur votimet te behen neser , Lyli do mari roc nocin e gjate ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje